Kryetarja e organizatės joqeveritare Transparencė Zero Tolerancė, Sllagjana Taseva tha se pushteti duhet tė kėrkojė modele tjera pėr ndėrtimin e Hec-it Ēebren dhe Galishte.
Në kohën kur Maqedonia ka analiza të vjetra dhjetë-vjeçare për gjendjen e potencialit hidroenergjetik në vend, ekspertët dhe organizatat joqeveritare i propozojnë Qeverisë të jetë e kujdesshme gjatë ndërtimit të kapaciteteve të reja në Maqedoni.
Kryetarja e organizatës joqeveritare Transparencë Zero Tolerancë, Sllagjana Taseva tha se pushteti duhet të kërkojë modele tjera për ndërtimin e Hec-it Çebren dhe Galishte.
"Shpallja e tenderit dhe fillimi i procedurës për zgjedhjen e kompanisë më të mirë për ndërtimin e hidrocentraleve çebren dhe Galishte, Qeveria paraprakisht duhej t'i merte parasysh të gjitha aspektet. Ne jemi për investime të huaja në sektorin energjetik, përmirësim e situatës së energjisë elektrike por në mënyrë që të mos rrezikohen sektorët tjerë", tha Taseva.
Ish - drejtori i MEPSO- s Atanasko Tunevski thotë se modeli i ndërtimit të dy objekteve energjetike do të shkaktojë pasoja negative për Maqedoninë pasi sipas tij shteti do të investonte shumë fonde për ndërtimin e kompanisë që do të menaxhojë 2 hidrocentralet.
"Maqedonia me dy ofertat e Hec Çebren dhe Galishte me tepër humb se sa fiton. Ne ne një mënyrë në kompaninë e re RVE si shtet hymë me 100 milion euro dhe HEC Tikvesh si objekt ka vlerë prej 200 milion euro që është shumë i rëndësishëm për situatën energjetike në vend, u shpreh ish - drejtori i MEPSO s Atanasko Tunevski.
Sipas tij, dhënia e hidrocentraleve në koncesion për 50 vite dhe formimi i kompanisë së përbashkët me partner të jashtëm është negative për shtetin, pasi do të jetë proces i vështirë marrja e fitimit nga kompania e huaj. Aktualisht me probleme të tilla ballafaqohet kompania Telekomi i Maqedonisë.