Seanca e Kuvendi i aksionarėve tė Telekomit tė Maqedonisė-T Home ėshtė ndėrprerė pėr shkak se nė tė nuk ėshtė hapur ēėshtja e ndarjes sė fitimit tė Kompanisė pėr vitin 2007.
Simo Gruevski aksionar ne Telekom thotë se seanca është ndërprerë me kërkesë të kryeministrit, i cili nuk është pajtuar me vlerën e ndarjes së fitimit për vitin 2007, e cila është 20 milionë euro. Ndërsa përfaqësuesi i Qeverisë në Telekom Zoran Trajcevski, thotë se aksionarët para 30 qershorit nuk kanë gjasa ta marrin fitimin e tyre.
"Pronarët dominues nuk i respektojnë ligjet e këtij shteti të vogël. Pikat për fitimin i anuluan pas intervenimit të kryeministri Nikolla Gruevski", tha aksionari Simo Gruevski.
"Me 30 qershor nuk mund të paguhet dividenda sepse paraprakisht duhet të ketë mbledhje të Këshillit të drejtorëve dhe pas 21 dite të mbahet mbledhje me pikë të rendit të ditës pagesë e fitimit", u shpreh përfaqësuesi i qeverisë në Telekom Zoran Trajcevski.
Zëdhënësja e Telekomit të Maqedonisë Verçe Georgievska, thotë se në seancë është miratuar plani vjetor për 2008 ndërsa për fitimin do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme.
"Kuvendi vjetor i Telekomit të Maqedonisë e anuloi diskutimin për pagesën e fitimit për vitin 2007 për shkak të koordinimit të mëtutjeshëm të aksionarëve", nënvizoi Verçe Georgievska përfaqësuese e Telekomit.
Drejtori ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë Nikollaj Bejkers thotë se puna e fitimit është çështje e aksionareve por siguroi se Telekomi i Maqedonisë në vitet e ardhshme do të investoj 10-tra milion euro në teknologji dhe shërbime të reja.