Takimi plenar i prillit tė vitit 1985 tė Komitetit Qendror tė Bashkimit tė Republikave tė Bashkimit Sovjetik ishte njė pikė referimi nė zhvillimin e idesė leniniste pėrgjatė kėsaj linje. Koncepti i ri i politikės sė jashtme ishte paraqitur nė detaje nė Kongresin e 27-tė.
Siç e dini, ky koncept rrodhi nga ideja se të gjitha kontradiktat thelbësore të botës së sotme, për të gjitha diferencimet radikale mes vendeve që përfshihen në to, të bëhen për ndërlidhje, ndërvarësi të plotë. Në shkaqet për këtë përfshirje të lidhjeve ekonomike botërore, fushës gjithëpërfshirëse të revolucionit shkencor dhe teknologjik, një rol të ri thelbësor luajtën mas-media, burimet tokësore të shtetit, rreziku i përbashkët mjedisor dhe përpjekja për zgjidhjen e problemeve sociale të zhvillimit të botës, të cilat na interesojnë të gjithëve.
Rreziku bërthamor
Megjithatë, arsyeja kryesore është problemi i mbijetesës njerëzore. Tani ky problem është edhe tek ne, për shkak të zhvillimit të armëve bërthamore dhe rrezikut të përdorimit të tyre në të ardhmen, çështja që varet më shumë mbijetesa e racës njerëzore.
Duke vepruar bashkërisht me shtete të tjera të komunitetit socialist, ne kemi ndërmarrë disa nisma të rëndësishme në Kombet e Bashkuara, duke përfshirë një projekt për reduktimin e sistemit gjithëpërfshirës ndërkombëtar të sigurisë dhe paqes.
Shtetet e Traktatit të Varshavës ua kanë adresuar të gjitha vendeve europiane dhe NATO-s një propozim për reduktimin e forcave dhe armatimeve deri në një nivel të arsyeshëm. Ne kemi sugjeruar përqasjen e doktrinave ushtarake të dy aleancave, në mënyrë që ti kthejmë ato vetëm mbrojtëse. Ne kemi parashtruar një plan konkret për asgjësimin dhe eliminimin e armëve kimike dhe jemi duke punuar në mënyrë rigoroze në këtë drejtim. Ne i kemi avancuar propozimet rreth përpilimit të metodave efektive për verifikimin e reduktimeve të armëve, duke përfshirë inspektimin në vend.
Ne jemi shprehur publikisht në mënyrë të vendosur për forcimin e prestigjit të Kombeve të Bashkuara; përdorimin e plotë dhe të efektshëm të pushtetit në akordim me të dhe agjencitë e saj nga komuniteti ndërkombëtar.
Ne jemi duke bërë më të mirën tonë që ti krijojmë mundësinë Kombeve të Bashkuara, si një mekanizëm universal, të diskutojë dhe sigurojë në mënyrë kompetente një kontroll kolektiv për një balancim interesash të të gjitha vendeve dhe të kryejë funksionet e saj paqebërëse në mënyrë efektive.
Takimi i tetorit të vitit 1986 në Reykjavik listohet mes ngjarjeve të cilat kanë ndodhur qëkur u futën çështjet ndërkombëtare në një fazë të re, e cila meriton të theksohet në këtë rast dhe që do të shënohet në histori. Takimi i Reykjavik-ut i dha një shtytje të veçantë mendimit të ri politik, i dha mundësi atij të fitojë terren në diversitetin social dhe drejtimet politike, dhe i bëri kontaktet politike të nivelit ndërkombëtar më frytdhënëse.
Mendimi i ri, me orientimin e tij për vlerat humane universale dhe theksimin te sinqeriteti e qëllimi i përbashkët, është duke qëndruar në krye të skenës ndërkombëtare, duke shkatërruar stereotipat antisovjetike dhe duke shpërndarë mosbesimin ndaj veprimeve dhe nismave tona.
Superfuqitë në bisedime
Është e vërtetë se standardi për kontrollin e fushës së veprimit të qenies njerëzore do të duhet të arrihet që të sigurohet mbijetesa e tij, megjithëse për arritjen e tij deri tani është bërë shumë, shumë pak. Por, një fillim është bërë; dhe shenjat e para të ndryshimit janë të qarta. Kjo është konfirmuar përmes elementeve të tjera. Përmes mirëkuptimit ne po arrijmë me Shtetet e Bashkuara në përfundimin e një marrëveshjeje për raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.
Përfundimi i kësaj marrëveshjeje është shumë i rëndësishëm në vetvete. Për herë të parë kjo do të eliminojë në tërësi armët bërthamore; do të jetë hapi i parë i prekshëm i flakjes tutje të arsenalit nuklear dhe do të tregojë se në fakt kjo është e realizueshme. Për të përparuar në këtë drejtim pa cenuar interesat e palëve. Me sa duket, ky do të jetë një sukses madhor në mënyrën e re të të menduarit; një rezultat i gatishmërisë tonë për të arritur në zgjidhjet e përbashkëta të pranueshme; megjithëse po ruajmë në mënyrë strikte parimin e barazisë në siguri.
Megjithatë, çështja që lidhet me këtë marrëveshje, më së shumti, mbeti e mënjanuar në takimin tim të dytë me presidentin e Shteteve të Bashkuara në Reykjavik. Në këtë periudhë kritike bota pret që Samiti i Tretë dhe i Katërt mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, do të sjellin më tepër se thjesht një informacion zyrtar të vendimeve të pranuara një vit më parë dhe më tepër se thjesht deklarimin për vazhdimin e diskutimit. Rritja e rrezikut që armët mund të bëhen gjithnjë e më të perfeksionuara, deri në atë pikë sa ato të dalin jashtë kontrollit, është duke na nxitur për të mos humbur më kohë. Kjo është ajo pse ne do të punojmë pa reshtur në këto takime, për bisedime të qarta, për rezultate konkrete në reduktimin e armatimeve ofensive strategjike dhe mbajtjen e armëve larg hapësirës, - çelësi ky për largimin e rrezikut bërthamor.
Shekulli XXI
Na kanë mbetur pak më tepër se 13 vjet përpara se të nisë shekulli XXI. Në vitin 2017 populli sovjetik dhe i gjithë njerëzimi përparimtar do të shënojë 100-vjetorin e Revolucionit të madh të Tetorit. Ku do të ketë ecur bota kur të jetë shënuar 100-vjetori i Revolucionit tonë? Çfarë do të ketë arritur socializmi? Në çfarë shkalle maturie do të ketë arritur komuniteti botëror i shteteve dhe popujve?
Neve nuk na lejohet të kënaqemi me hamendësime. Por le të kujtomë se themelet e së ardhmes ndodhen tek e sotmja. Është detyrë e jona të mbrojmë qytetërimin tonë të paimitueshëm dhe jetën në tokë; të ndihmojmë të fitojë arsyeja përtej marrëzisë nukleare dhe të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e lirë dhe të gjithanshëm të individit dhe të njerëzimit në tërësi.
Ne jemi të vetëdijshëm se ka një mundësi për të ecur përpara. Ne e imagjinojmë atë: Nuk është e lehtë për ta siguruar. Por kjo nuk na frikëson. Përkundrazi, kjo na frymëzon, duke na dhënë një qëllim fisnik dhe njerëzor për jetë jonë dhe duke e ushqyer atë me një domethënie të thellë. Në tetorin e vitit 1917 ne u ndamë me Botën e Vjetër, duke e përjashtuar atë njëherë e përgjithmonë Ne jemi duke ecur në drejtim të një Bote të Re; të Botës së Komunizmit, ne nuk do ta ndërrojmë kurrë këtë rrugë.
Materiali është shpërndarë nga agjencia ruse "TASS" në anglisht, me rastin e përvjetorit të Revolucionit të Kuq
Shkrimi është botuar në "The New York Times" më 3 nëntor 1987
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka