E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Si e analizoi "The New York Times"-i fjalimin e Gorbaēovit: "Ja krimet e komunizmit"
Si e analizoi "The New York Times"-i fjalimin e Gorbaēovit: "Ja krimet e komunizmit"
Si e analizoi
Heqja e detyruar e pronės private dhe shtetėzimi i tokės bujqėsore, posedimi i pajisjeve dhe kafshėve shtėpiake nė nivelet e vogla dhe tė mesme, kaluan nė pronėsinė shtetėrore apo nė ndėrmarrjet me kapital shtetėror, tė cilat u transferuan pėr njė periudhė 3-vjeēare, duke nisur qė nė vitin 1929.

Kolektivizimi:

Heqja e detyruar e pronës private dhe shtetëzimi i tokës bujqësore, posedimi i pajisjeve dhe kafshëve shtëpiake në nivelet e vogla dhe të mesme, kaluan në pronësinë shtetërore apo në ndërmarrjet me kapital shtetëror, të cilat u transferuan për një periudhë 3-vjeçare, duke nisur që në vitin 1929. Në mesin e viteve 1932 dhe 1933, në shumë zona rurale të Bashkimit Sovjetik, veçanërisht Ukraina, u shkatërruan me terror fermat private, viktimat e të cilave janë numëruar në miliona veta nga historiani Robert Conquest. Në fjalën e tij, zoti Gorbaçov e cilësoi kolektivizimin si një "transformim të një rëndësie themelore", ndërsa kritikoi "jashtë mase" mënyrën e zbatimin e tij.

Industrializimi

Nisur nga një përplasje themelore në vitet 1920, ajo solli që Bashkimi Sovjetik të hynte në botën e industrializuar me ngut, me ndërtimin e shpejtë të uzinave të prodhimit të çelikut, makinave, avionëve, kanalizimeve, fermave dhe elektrifikimin e shpejtë të zonave rurale. Por kjo kushtëzoi aplikimin në rritje të metodave të shtetit policor. Ai u rrit duke përfshirë ligjërisht angazhimin e punëtorit te fabrika e tij, rigjallërimin në vitin 1932 të kërkesave për dhënien e pasaportave të brendshme dhe aplikimin në shkallë të gjerë të ndëshkimit me vdekje për vjedhje. Zoti Gorbaçov tha me ton aprovues se industrializimi përmirësoi vendin duke e ngritur nga themeli në një nivel të ri.

Politika e Re Ekonomike:

Politika e Leninit në vitin 1921 solli rigjallërimin e tregtisë private në bujqësi, fabrikat e mesme dhe të pijeve, tregtisë me pakicë dhe shërbimeve. Politika ishte parë nga Lenini si një mjet i përkohshëm për të kapërcyer krizën ekonomike. Në Rusi nismat ishin të njëjta si në Angli dhe njiheshin me emrin e tyre N.E.P. (Politika e Re Ekonomike) dhe ata që përfitonin prej tyre quheshin “nep-menë”. Pas vdekjes së Leninit në vitin 1924, një luftë e egër nisi në parti për Politikën e Re Ekonomike (NEP). Më vonë, në vitet 1920 dhe 1930, Stalini ktheu në mënyrë graduale kontrollin e plotë të shtetit në ekonomi, duke u larguar nga nisma private. Zoti Gorbaçov tha sot se Politika e Re Ekonomike ishte hequr para kohe dhe se kjo periudhë në histori është një udhëzuese e synimeve aktuale për të vendosur "lehtësirat individuale" dhe "parimet e biznesit" në ekonominë sovjetike.

Kongreset XX dhe XXII të Partisë:

Në Kongresin XX të Partisë, të mbajtur në shkurt të vitit 1956, Hrushovi mbajti një fjalim sekret, duke denoncuar krimet e Stalinit. Në Kongresin XXII të Partisë, të mbajtur në tetor të vitit 1961, Stalini ishte denoncuar publikisht dhe ishte urdhëruar zhvendosja e eshtrave të tij nga vendi ku qëndronin, në krah të Leninit. Në tetor 1964, në një takim plenar të Komitetit Qendror të Partisë përjashtohet Hrushovi. Zoti Gorbaçov tha sot se marrja e masës ishte e nevojshme për stilizimin e vendit pas një periudhe menaxhimi të çoroditur të vendit. Në mars dhe shtator 1965, në dy takimet plenare partiake, u aprovuan masat për dhënien e kontrollit më të tepërt të menaxherëve lokalë mbi bujqësinë dhe industrinë. Zoti Gorbaçov tha se këto masa ishin ndërprerë përpara se ato të kishin mundësinë për të prodhuar rezultate.

Pakti Molotov-Ribbentrop:

Një Pakt Mossulmimi ishte firmosur nga ministrat e Jashtëm të Stalinit dhe Hitlerit më 23 gusht të vitit 1939, i cili, në mënyrë sekrete ndau zonat e influencës në Europën Lindore. Zoti Gorbaçov e mbrojti marrëveshjen si një domosdoshmëri, hap pragmatik që siguroi mbijetesën e socializmit sovjetik. Ai e cilësoi atë si marrëveshja e Brest-Litovsk, të cilën Lenini e pranoi në mars të vitit 1918, në fund të luftës me Gjermaninë dhe fitoi kohë për qeverinë e re bolshevike.

Kulti i personalitetit

Eufemizmi u shpik gjatë periudhës së Hrushovit dhe përshkruante shtimin e fuqisë nën sundimin e Stalinit. Në periudhën e Stalinit u instaluan një sërë procesesh gjyqësore ndaj zyrtarëve të lartë të partisë dhe u bë eliminimi spastrues prej radhëve të partisë të mijëra besnikëve të klasës punëtore; - periudhë e njohur si "pastrimi i madh".

Rasti i Leningradit

Pas vdekjes natyrale në vitin 1948 të A. A. Zhdanovit, kryetar i Organizatës së Partisë Komuniste në Leningrad, disa nga mbështetësit e tij më të ngushtë në parti u përzunë dhe më vonë u ekzekutuan, - kjo sipas një fjalimi sekret të mbajtur nga Hrushovi. Hrushovi bëri përgjegjës Lavrenty P. Berian dhe kolegun e tij, V. S. Abakumov, për sajimin e rastit; Abakumov ishte ekzekutuar në vitin 1954 për rolin e tij në këtë rast.

Komploti i doktorëve

Në janar të vitit 1953, nëntë nga doktorët e njohur sovjetikë, ku së paku 6 prej tyre ishin hebrenj, ishte thënë se kanë pranuar të rrëfehen për vdekjen e Zhdanovit dhe kanë komplotuar për vdekjen e zyrtarëve të tjerë të lartë. Shkurt, pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, ishte pranuar se akuzat kanë qenë falsifikuar dhe se rrëfimet ishin marrë përmes torturash. Besohej gjerësisht se nëse Stalini do të ishte gjallë, një fushatë e bujshme antisemite do të kishte nisur.

Nikolai I. Buharin:

Lindi në vitin 1888; ndoshta intelektualisht më brilanti në radhët e bolshevikëve; ishte mbështetësi teorik i fortë i Politikës së Re Ekonomike të Leninit; përkufizoi koncesionin si një ndër lehtësirat e tregut, që nisi në vitin 1921. Buharini dëshironte të modelonte rëndësinë e kolektivizimit dhe industrializimit dhe tregoi shqetësimin në rritje për konsolidimin dhe egërsinë e pushtetit të Stalinit. Ai është dënuar dhe ekzekutuar në vitin 1939, si një spiun dhe tradhtar. Fjalimi i zotit Gorbaçov përfshin referenca të ngrohta për Buharinin, duke treguar hapur mënyrën për rehabilitimin e tij, por përmendi shkurt likuidimin e tij për akuzat si spiun.

Leon Trocki:

Lindi në vitin 1879. Udhëheqës kyç i Revolucionit Bolshevik dhe organizator i Ushtrisë së Kuqe. Ai ishte një ndër besuesit e paepur se Revolucioni sovjetik do të përhapet përtej kufijve të vendit të tij dhe për këtë besonte se do të ketë sukses. Ai doli jashtë skene me vdekjen e Leninit dhe Stalinit. Iku në ekzil në vitin 1929 dhe u vra në Meksikë në vitin 1940. Trocki ka qenë për 68 vjet ndër kryesorët në historinë sovjetike. I tillë mbetet edhe sot. Zoti Gorbaçov e përshkroi trockizmin si një "sulm për të hedhur poshtë të gjithë linjën leniniste".

Sergei M. Kirov:

Lindi në vitin 1886, kryetari popullor i Partisë së Leningradit dhe anëtari i Byrosë Politike të kohës së Stalinit deri në dhjetor të vitit 1934, kur u vra brenda zyrtare qendrore të partisë në Leningrad, ndonëse ruheshin në mënyrë të rreptë. Ai ishte një kundërshtar, i pari, i ekzekutuar nga Stalini në radhët e zyrtarëve të lartë të partisë.

Historianët perëndimorë debatojnë se nëse është e sigurt se kjo u bë nga policia sekrete e Stalinit. Kirov u bë martir dhe fati i tij ishte një pretekst për nisjen e proceseve politike dhe ekzekutimeve, veçanërisht ato të Grigory Y. Zinoviev dhe Lev B. Kamenev. Roli i Kirovit si mbështetës i Leninit dhe martir i socializmit mbetet i pandryshuar.

Grigory Y. Zinoviev:

Lindi në vitin 1883; që në zanafillë kundërshtoi marrjen e pushtetit të bolshevikëve si të parakohshme, por më pas iu bashkua shumicës partiake. Pas vdekjes së Leninit ai u bashkua me Stalinin dhe Lev B. Kamenev në një treshe që drejtonin partinë. Stalini konsolidoi pushtetin e tij personal në vitin 1926 dhe pas një dekade lufte të brendshme mbështetësit e rremë të Stalinit e lidhën vrasjen e Kirovit me Zinovievin. Në vitin 1936, Zinoviev doli në gjyq dhe u akuzua për komplotim me Trockin për vrasjen të udhëheqësve të partisë. Ai u ekzekutua. Zoti Gorbaçov vazhdon ta lidhë atë me Trockin.

Lev B. Kamenev:

Lindi në vitin 1883, dhëndri i Trockit dhe aleat i Zinovievit, mbrojti kolektivizimin e ngadaltë të fermave dhe u bashkua me Zinovievin kundër Stalinit. Ai është përjashtuar nga partia në vitin 1927, u tërhoq dhe iu dhanë disa detyra të vogla zyrtare. Në vitin 1936 ai pati të njëjtin fat me Zinovievin. Ai ende nuk është rehabilituar.

Feliks E. Zherzhinsky:

Lindi në vitin 1877, kryesoi Cheka-n e tmerrshme, policia sekrete e Leninit. Statuja e tij qëndron në sheshin e Moskës dhe mban emrin e tij, aty ku lindi “Cheka” burokratike, Komiteti për Sigurinë e Shtetit, apo KGB-ja, që sot mban zyrat e saj.

Grigory (Sergo) K. Ordzhonikidze:

Lindi në vitin 1886, hero i Ushtrisë së Kuqe në Luftën Civile dhe njëherësh aleat i Stalinit, pasi ishin të dy me të njëjtën kombësi; gjeorgjianë. Ai ndërpreu marrëdhëniet me Stalinin pas disa akuzave si sabotator bashkë me mbështetës të tij politikë. Ishte një kundërshtar i vazhdimit të spastrimeve. Ai vdiq në mënyrë të papritur në vitin 1937, pas disa debateve të hidhura me Stalinin. U thanë të dyja versionet; ajo e vrasjes dhe vetëvrasjes. Ai ka qenë nga ata që herë është pranuar dhe herë jo në historinë e partisë, por që pas vdekjes së Stalinit ai ka qenë ndër personalitetet e rehabilituar. Një qytet i madh industrial gjeorgjian mban emrin e tij.

Jan E. Rudzutak:

Lindi në vitin 1887, një unionist tregtar nga Latvia dhe aleat i Stalinit. Në vitin 1926 ai u zëvendësua nga Zinovievi në drejtimin e Byrosë Politike. Anëtar i Komisionit Qendror për verifikimin e figurave, i krijuar në vitin 1933, për të ruajtur të pastër radhët e partisë nga shmangiet ideologjike. Megjithatë, ai u mënjanua për shfaqje të rezistencës në disa përpjekje të mëparshme ndaj ekzekutimeve politike. Ai ishte akuzuar nga prokurorët e Stalinit për Buharninin dhe në vitin 1938 ishte gjykuar dhe ekzekutuar në mënyrë sekrete. U rehabilitua në vitet 1956 - 1957 në kuadër të rivlerësimeve të bëra nga Hrushovi. Rudzutak ishte theksuar nga zoti Gorbaçov si kontribuues në dështimin e trockizmit.

Nikita S. Hrushov:

Lindi në vitin 1894, pasues i Stalinit si drejtues i Bashkimit Sovjetik pas vdekjes së tij në vitin 1953. Në vitin 1956 ai tronditi botën komuniste me të ashtuquajturin “fjalim sekret” në Kongresin XX të Partisë Komuniste, në të cilin përmendi krimet e Stalinit.
Fjalimi ishte publikuar në Perëndim. Ai vazhdoi sulmet e tij mbi Stalinin në Kongresin XXII të Partisë, në vitin 1961. Akuzohej si njeri emocional dhe i paparashikueshëm. Është hequr nga detyra në vitin 1964 dhe u bë person i padëshirueshëm, madje edhe pas vdekjes së tij, në vitin 1971. Ai është i vetmi udhëheqës sovjetik që nuk u varron në Murin e Kremlinit, pranë Mauzoleumit të Leninit. Sot, zoti Gorbaçov e vlerëson “kurajën” e Hrushovit në denoncimin e Stalinit, por e kritikon menaxhimin tij për qeverisjen dhe partinë.


Publikuar: 19.06.2008 00:16:21
Lexuar: 138 herė
Fjalėt kyēe: Analizoi, Gorbacovi, krimet, komunizmit,
  


Lajmet e fundit
Autobusėt me parulla ateiste mbulojnė Britaninė Autobusėt me parulla ateiste mbulojnė Britaninė
Shqiptarė pėr interes Shqiptarė pėr interes
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7



Lajmet te ngajshme
Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit
Tetova Tetova
Kur Spiro Koleka i raportonte Enver Hoxhės pėr dėnimet me vdekje Kur Spiro Koleka i raportonte Enver Hoxhės pėr dėnimet me vdekje
TOP censura e vdekjes TOP censura e vdekjes
Aeroporti i Aeroporti i "Kronikės nė Gur" rikthehet nė jetė
Pensionet Greke: Per nje grusht eurosh mė shumė Pensionet Greke: Per nje grusht eurosh mė shumė
Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit
Akademiku qė jetoi dhe krijoi nė mėrgim politik, pasi u lirua nga burgu Akademiku qė jetoi dhe krijoi nė mėrgim politik, pasi u lirua nga burgu
Intervistė me nusen e Nexhmie Hoxhės Intervistė me nusen e Nexhmie Hoxhės
Projekti i Sami Frashėrit pėr zhvillimin e Shqipėrisė Projekti i Sami Frashėrit pėr zhvillimin e Shqipėrisė
Google Yahoo MSN