Trajneri i Rusisė, Guus Hiddink, ka njoftuar se ai ėshtė i ngazėllyer qė i ėshtė dhėnė mundėsia tė ndeshet me kombėtaren e tij pas sigurimit tė ēerekfinales sė Kampionatit Evropian.
Është një ditë e veçantë për mua. I njoh mirë lojtarët, e njoh trajnerin dhe pjesën më të madhe të stafit drejtues, me të cilët kam punuar shtatë vite. Edhe ne luajmë si ata, futboll të bukur, prandaj besoj se do të jetë një ndeshje mbresëlënëse.
Jam shumë krenar me skuadrën dhe me progresin të cilin e kemi arritur gjatë ndeshjeve dhe në stërvitje. Kundër Suedisë luajtëm shumë mirë.
E vetmja kritikë që do ta thosha është se nuk i kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i kemi krijuar. Duhej ti kishim fituar shumë më herët. Megjithatë, pavarësisht nga kjo skuadra ka bërë një përparim të madh, ka thënë Hiddink.