Sllovakia qė nga 1 janari i 2009-sė do tė jetė vendi i 17-tė qė pranon euron.
Parlamenti Evropian më 579 vota pro dhe 17 vota kundër i tha po Bratislavës për hyrjen në Eurozonë, por thekoi së vëmendja duhet të qëndrojë tek përqindja ë inflacionit që rrezikon të kalojë në të ardhmen parametrat e Mastrchtit.
Gjatë seancës së këtij parlamenti u hodhën poshtë qëndrimet ekstreme të dy europarlamentarëve gjermanë për mospranimin e Sllovakisë në Eurozonë.
Sipas eurostatistikave inflacioni në Sllovaki gjatë muajit maj ka qenë 2.6 për qind.