Nė shumė ēifte bashkėshortore, gjėra tė kėtilla ndodhin jo rrallė. Bashkėshortėt, shpesh ose nuk e kuptojnė njėri tjetrin, ose nuk duan ta kuptojnė apo e kuptojnė gabim. Njėpjesė e bashkėshortėve mendon se tjetri nuk e merr atė seriozisht apo e neglizhon. Tjetri nė shumė raste nuk e kupton kėtė situatė.Ndodh qė disa herė njėri nga bashkėshortėt tė jetė mė i ndjeshėm dhe i prekshėm kundrejt situatave.
Më dhemb shumë koka,- tha gruaja në telefon.
Pi një hapje se të pushon,- ju përgjigj i shoqi.
Kam pirë, por nuk po më kalon. Po më plas nga dhimbja
Pusho pak se stë mbetet gjë, - vazhdoi burri.
Ti më duket se spo më kupton, nuk duroj dot më
Të lutem hajde dhe më ço në spital,- vijoi gruaja.
Si mund të lë punën dhe të vij tani. E kam të pamundur, - ju përgjigj burri me një ton më të ngritur.
Në shumë çifte bashkëshortore, gjëra të këtilla ndodhin jo rrallë. Bashkëshortët, shpesh ose nuk e kuptojnë njëri tjetrin, ose nuk duan ta kuptojnë apo e kuptojnë gabim. Njëpjesë e bashkëshortëve mendon se tjetri nuk e merr atë seriozisht apo e neglizhon. Tjetri në shumë raste nuk e kupton këtë situatë.
Ndodh që disa herë njëri nga bashkëshortët të jetë më i ndjeshëm dhe i prekshëm kundrejt situatave. Nga çdo fjalë që thuhet mund të nxjerrë një kuptim tjetër për tjetër.
Zakonisht, zënkat lindin për shkaqe mjaft të thjeshta. Kur zënka mbaron, ata harrojnë madje se për çfarë u zunë. Bashkëshortët duhet që në marrëdhëniet me mes tyre të mbyllin një sy dhe të shurdhojnë një vesh. Ndërsa për të kuptuar njëri tjetrin, duhet të bëjnë sytë dhe veshët katër. Sepse, probleme të tilla mund të zgjidhen mjaft lehtë përmes rrugës së dialogut. Ata që nuk kuptojnë njëri tjetrin, komentojnë negativisht çdo sjellje të bashkëshortit, duke i hapur kështu rrugë konflikteve familjare.
Për ti dhënë fund mosmarrëveshjeve në çift:
1. Duhet të stimulohet dialogu midis çiftit
2. Bashkëshortët nuk duhet të përpiqen të nxjerrin diçka nga sjelljet e tyre
3. Nevoja për të zgjehdur fjalët gjatë bisedës, që më pas të mos përballesh me situatën e të kërkuarit ndjesë, që në të shumtën e rasteve neglizhohet.
4. Në vend të fajësimit të tjetrit apo të kërkimit të fajita, bashkëshorti duhet të kërkojë rrugët e zgjidhjes së problemit.