E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kujt i dėrgohen mesazhet nga qelia?
Kujt i dėrgohen mesazhet nga qelia?
Kujt i dėrgohen mesazhet nga qelia?
Deputetėt e Parlamentit qė dy ditė mė parė votuan pėr t’i hequr Fatmir Mediut imunitetin, ēfarė bėnė? Pėrmbushėn njė detyrim tė thjeshtė. Qė ka nevojė tė jetė i pėrhershėm nė politikėn tonė. Sa herė pėrflitet rėndshėm figura e njė anėtari tė Kuvendit Shqiptar, ia vlen qė, pėr hir tė besimit tė qytetarėve tek klasa e tyre politike, kėtij anėtari t’i hiqet imuniteti.

Deputetët e Parlamentit që dy ditë më parë votuan për t’i hequr Fatmir Mediut imunitetin, çfarë bënë? Përmbushën një detyrim të thjeshtë. Që ka nevojë të jetë i përhershëm në politikën tonë. Sa herë përflitet rëndshëm figura e një anëtari të Kuvendit Shqiptar, ia vlen që, për hir të besimit të qytetarëve tek klasa e tyre politike, këtij anëtari t’i hiqet imuniteti. Kjo të bëhet një traditë dhe gjendje e zakonshme në Kuvend.

Ndryshe, ideja-nismë e heqjes vullnetare të imunitetit për deputetët tanë ngjan komike. Por kush do ta mbështesë këtë nismë tani? Një grup don kishotësh? Opinioni publik? Këto janë shumë pyetje për një qytetar të thjeshtë.

Çfarë ai kërkon, është të mësohet e vërteta e prapaskenave politike që sollën Gërdecin. Të dënohen ata që shpërdoruan detyrën shtetërore, për një biznes të shëmtuar të shitjes së armëve. Të dalin në detaje, ata që me petkun e qeveritarit ndihmuan në ngritjen e fabrikës së çmontimit në zemër të vendit. Por a do të jetë ish-ministri i Mbrojtjes i vetëm në këtë hetim? Ka politikanë të tjerë të përfshirë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi? Janë këta të përfshirë, ata që u munduan ta zvarrisin në pafundësi hetimin për Gërdecin? Kush janë ata që vetë Mediu thotë se i dërgojnë mesazhe “bosit” të fabrikës së vdekjes në qeli?

Mi të gjitha: A do të jetë e motivuar Prokuroria t’i kërkojë Mediut nëse ai fsheh apo mbron dikë tjetër? Sa do të shkojë kuraja e hetuesve tanë?

Kjo është një pyetje me shumë vlerë sot, për të qetësuar disi ata që ende besojnë në shtetin e së drejtës tek ne. Por ajo vështirë të gjejë përgjigje me klasën politike që kemi në qeverisje. Nuk do të mjaftojnë as edhe ecejaket dhe deklarimet e njeriut perëndimor më të pushtetshëm në Shqipëri, Ambasadorit Amerikan.

Ndoshta deputetët blu votuan kundër Mediut, që diogjeni amerikan t’i japë fund odisesë së tij në kërkim të së vërtetës dhe të kënaqet me "kokën e Mediut". Dritëshkurtësia karakteristike e politikës së Tiranës nuk është çudi që ta ketë menduar edhe kështu.

Por kjo lakuriqësi e sjellë në gjendjen e punëve shqiptare, nuk do të thotë aspak lakuriqësi e së vërtetës për Gërdecin. Edhe ambasadori Uidhërs me siguri e di këtë. Shpresojmë që ndikimi tij dhe presioni i opinionit publik shqiptar t’i japë kurajë Prokurorisë t’i shkojë deri në fund aferës vrasëse.

Sido që fajtorët e tjerë do të përpiqen ta mbysin hetimin për Gërdecin, sido që të shkojë, kujtesa qytetare për këtë tragjedi nuk do të shuhet. Nuk ka "anëtarësim në NATO" që të shuajë një dëshmi kaq shokuese të korrupsionit qeveritar dhe mungesës së sigurisë fizike qytetare në këtë vend!

Gjykimi i Mediut vetëm do të ndihmojë të mbahet përherë e pafjetur ndërgjegjja jonë qytetare për Gërdecin. Kjo ndërgjegje sot është e ndryshme. Ajo do t’i ndihmojë shqiptarët të mos harrojnë aq shpejt e lehtë, sikurse ndodhi me vitin 1997, me puçin e shtetit 1998, apo me shumë tragjedi të tjera të vendit.



Publikuar: 19.06.2008 02:08:27
Lexuar: 82 herė
Fjalėt kyēe: Kujt, dergohen, mesazhe, qelia,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Guxim pėr tė shpresuar Guxim pėr tė shpresuar
Si tė reagojmė? Si tė reagojmė?
Rreziku nga ngecja ne njohje Rreziku nga ngecja ne njohje
Kriza dhe rritja e ekonomisė evropiane Kriza dhe rritja e ekonomisė evropiane
Vota shqiptare pėr Obaman Vota shqiptare pėr Obaman
A eshte Kosova Serbi?! A eshte Kosova Serbi?!
Nė skenė, kur sipari tė bjerė Nė skenė, kur sipari tė bjerė
Qeveria disiplinon Universitetin e Prishtinės Qeveria disiplinon Universitetin e Prishtinės
Hegemon ad portas Hegemon ad portas
Historia nė Ballkan, asnjėherė e thjeshtė Historia nė Ballkan, asnjėherė e thjeshtė
Google Yahoo MSN