E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Shpenzimet publike, keqmenaxhim
Shpenzimet publike, keqmenaxhim
Shpenzimet publike, keqmenaxhim
Sektorė tė veēantė tė ekonomisė, shfaqin luhatje tė ndjeshme. Shqetėsuese ėshtė situata me ritmet e rritjes sė prodhimit bujqėsor, ku jeton mė shumė se gjysma e popullsisė sė vendit dhe ku ndodhet edhe pjesa dėrrmuese e tė varfėrve.Problem i mprehtė dhe kėrcėnim pėr stabilitetin makroekonomik e atė fiskal mbetet situata nė sektorin e energjisė elektrike.

Sektorë të veçantë të ekonomisë, shfaqin luhatje të ndjeshme. Shqetësuese është situata me ritmet e rritjes së prodhimit bujqësor, ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë së vendit dhe ku ndodhet edhe pjesa dërrmuese e të varfërve. Problem i mprehtë dhe kërcënim për stabilitetin makroekonomik e atë fiskal mbetet situata në sektorin e energjisë elektrike, ndërkohë që KESH duket se nuk po ia del dot t’i përgjigjet asaj. Mangësia kryesore lidhet me energjinë e papaguar. Me ecurinë aktuale të kësaj korporate, humbja indirekte e financave publike do të shkojë në rreth 1.4 për qind të PBB-së. Kjo është më shumë se gjysma e shpenzimeve publike për Shëndetësinë dhe thekson nevojën urgjente për masa korrigjuese.

Mbështetur në parashikimet afatshkurtra, rezulton se inflacioni do të vazhdojë të luhatet në nivelet aktuale edhe gjatë muajve në vazhdim, duke ruajtur nivelin mesatar prej 4%.

Duke qenë se disa rreziqe fiskale mbeten, si kosto e lartë e rrugës Rrëshen-Kalimash, mungesa e vlerësimeve të sakta të vlerës totale të projektit, situata aspak e favorshme financiare e KESH-it, kostot suplementare për të përballuar situatën e post Gërdecit, në këtë rast i rekomandojmë Ministrisë së Financave të mendojë seriozisht për të mbajtur fonde të mjaftueshme kontigjence.

Bie në sy, realizimi i ulët i pagesës së papunësisë 82%, si dhe mosvënia në funksionim e skemës së trajtimit të të përndjekurve politikë dhe e kompensimit të energjisë elektrike për familjet në nevojë. Fondi i parashikuar për financimin e këtyre dy skemave është totalisht i papërdorur si 4 mujor, respektivisht 500 dhe 350 milionë lekë. Ka ministri dhe institucione të cilat e kanë konsumuar brenda 4-mujorit, planin vjetor të konsumit të energjisë elektrike, gjë që sinjalizon për borxhe të reja edhe të institucioneve publike ndaj KESH.

I papërdorur është edhe fondi për “Mbështetjen e shoqërisë civile”, i planifikuar në këtë buxhet 150 milionë lekë. Akoma nuk është ndërmarrë asnjë hap për hartimin e kuadrit ligjor për mënyrën e përdorimit të tij, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 8, të ligjit “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008”.

Analiza sektoriale evidenton probleme të mprehta në realizimin e shpenzimeve dhe veçanërisht të investimeve. Me këtë ritëm realizimi vihet në pikëpyetje plotësimi i objektivave të buxhetit të vitit 2008 që lidhej me dyfishimin e tyre, si dhe niveli i menaxhimit të shpenzimeve publike, nëse do të “lejohet” të përsëritet tendenca e vitit të kaluar, që vetëm në muajin dhjetor u financuan gati 50 % e planit vjetor të investimeve.

Ministritë e marra në analizë konfirmojnë një shkallë të ulët të realizimit të investimeve, e më konkretisht:

Ministria e Shëndetësisë 2.2% të planit vjetor / Ministria e Arsimit 6.3% të planit vjetor / Ministria e Transportit dhe Punëve Publike 8.3% të planit vjetor. Analiza e detajuar për ministritë e marra tregon se për shumë nga politikat, ministritë ose mbajnë rezerva të cilat i tejkalojnë nivelet e 25-30% ose nuk i kanë të qarta ecuritë e tyre me objekte. Fondet e padetajuara, apo edhe të ngrira, janë rreth 2.7 miliardë lekë vetëm për Ministrinë e Transportit, 450 milionë lekë për Ministrinë e Arsimit, rreth 190 milionë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë etj.

Vërejmë se gjatë 4-mujorit të parë të vitit, ka patur shumë kërkesa nga ministritë sektoriale për ndryshimin e planit fillestar si dhe deviacione jo të vogla në raport me planin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave në Kuvend, mbi bazën e të cilit ky i fundit miratoi edhe programin financiar të vitit 2008. Vetëm Ministria e Transportit dhe Punëve Publike, ka paraqitur 17 shkresa për ndryshime fondesh, të cilat përmbajnë mbi 340 rialokime në objekte të ndryshme. Kërkesat për ndryshime janë të hershme, që në ditët e para të shkurtit, dhe të shpeshta, disa herë edhe në harkun e dy apo tre ditëve.

Duke analizuar në mënyrë të hollësishme të dhënat si më sipër, vërejmë se:

1. Planifikimi i programit të investimeve veçanërisht për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nuk ka qenë i mbështetur dhe realist. Programi i investimeve nuk është mbështetur në projekte të dizenjuara mirë. Për këtë dëshmojnë deviacionet dhe rialokimet e fondeve, krahasuar me projektin fillestar për të cilën është shprehur Kuvendi.

2. Ka një lloj pasigurie në realizimin e projeksioneve makroekonomike, e veçanërisht të të ardhurave fiskale që reflektohet në ngrirjen e fondeve në disa projekte të rëndësishme të infrastrukturës, megjithëse është e rëndësishme të theksojmë faktin se çfarëdo që të jenë arsyet që shtynë MF për ngrirje fondesh, kjo praktikë bie ndesh me legjislacionin tonë dhe me standardet ndërkombëtare.

3. Rialokimet e programit të investimeve, që në 4-mujorin e parë të vitit kryesisht drejtohen në favor të segmentit rrugor Kalimash-Rrëshen, por në “dëm” të projekteve të tjera të rëndësishme si Qafë Plloçë- Korçë, Rruga Trans-Ballkanike etj. Nga ana tjetër, rialokimi i fondeve për segmentin rrugor Durrës-Kukës, me gjithë rëndësinë strategjike që ka kjo vepër, thellon “hendekun“ dhe disproporcionet që janë vënë re që në planifikimin e programit të investimeve dhe që ishin objekt i raportit të parë.

4. Rialokimet e fundit në favor të segmentit rrugor Kukës-Durrës rikonfirmojnë gjetjen e raportit që ende nuk ka një vlerë të plotë të kësaj vepre dhe se vazhdohet të punohet mbi baza të një “planifikimi afatshkurtër, javor dhe mujor, dhe jo me projekt të plota e afatgjatë.

Të gjitha çka u trajtuan më sipër, evidencojnë një problem i cili duhet të trajtohet me shqetësim dhe seriozitet: ne jemi larg standardeve të kërkuara për një manaxhim të mirë të shpenzimeve publike. Përvoja dhe standardet më të mira vlerësojnë jo thjesht mbledhjen e të ardhurave, por mënyrën e shpenzimit të tyre.

Artikulli është pjesë nga një raport përmbledhës i projektit "Monitorimi i buxhetit 2008". Autorët e raportit janë ekonomistët Adriana Berberi, Gjergj Teneqexhiu, Selim Belortaja, Eduart Prodani, Olta Milova, Arieta Abazi. Ky monitorim i buxhetit u financua nga Fondacioni "Soros".

shekulli.com.al


Publikuar: 19.06.2008 02:14:25
Lexuar: 127 herė
Fjalėt kyēe: Sherbimet, publike, keqmenaxhim, sektoret,
  


Lajmet e fundit
"Makstill", humbje tė mėdha pėr shkak tė mungesės sė gazit
Qeni shpėton pronaren nga shembja e kulmit Qeni shpėton pronaren nga shembja e kulmit
Barca ofertė pėr Fabregas dhe Van Persie Barca ofertė pėr Fabregas dhe Van Persie



Lajmet te ngajshme
Qė tė mposhtim krimin… Qė tė mposhtim krimin…
Kallauzi i pavaresise se Kosoves Kallauzi i pavaresise se Kosoves
Njė vendim strategjik pėr Shqipėrinė Njė vendim strategjik pėr Shqipėrinė
Kriza e rinisė Kriza e rinisė
Kadare: Pse fituan shqiptarėt Kadare: Pse fituan shqiptarėt
Kim MEHMETI: Macet e sotme, luanėt e tė nesėrmes Kim MEHMETI: Macet e sotme, luanėt e tė nesėrmes
Reforma zgjedhore, si domosdoshmėri Reforma zgjedhore, si domosdoshmėri
Si mund tё reanimohet mjekёsia e Kosovės? Si mund tё reanimohet mjekёsia e Kosovės?
Dyrrenmati dhe dhuna e tė rinjve (Ftesė pėr debat) Dyrrenmati dhe dhuna e tė rinjve (Ftesė pėr debat)
A ėshtė moderne shoqėria pa moral? A ėshtė moderne shoqėria pa moral?
Google Yahoo MSN