Me rastin e lėshimit tė Firefox 2 (rastin e daljes nga beta versioni), ekipi i Microsoft-it i cili ka punuar nė krijimin e stoftverit tjetėr konkurrues, Internet Explorer, i ka uruar konkurrentėt duke iu dėrguar tortė nė zyrat e kompanisė Mozilla
Dalja e versionit më të ri të Firefoxit, 3, i ka nxitur punëtorët e Microsoft-it të vazhdojnë me traditë dhe të dërgojnë sërish tortë.
Al Billings, i punësuar në Mozilla Corporation, ka zbuluar se ekipi i Internet Explorerit, i ka uruar kolegët nga Firefox, duke iu dërguar një tortë me logon e IE, si dhe një urim të shkruar.
Ekipi i Firefox ende e ruan logon e tortës së kaluar në ftohës, ndërsa pranon se torta e këtij viti është edhe më e mirë.
Në mënyrë ironike, Al Billings deri para disa viteve ka punuar për Microsoft, dhe se tortën ia kanë dërguar ish-kolegët e tij.