E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Bizneset kosovare tė papėrgjegjshme ndaj shoqėrisė
Bizneset kosovare tė papėrgjegjshme ndaj shoqėrisė
Bizneset kosovare tė papėrgjegjshme ndaj shoqėrisė
Njė raport i UNDP-sė ka konkluduar se bizneset nė Kosovė janė shumė pak tė pėrgjegjshme ndaj shoqėrisė dhe vlerave tė saj, si tė drejtat e njeriut, standardet e punės, mjedisit, antikorrupsionit dhe si rrjedhim nuk i pėrkrahin financiarisht dhe nuk i mbėshtesin kėto vlera.

”Raporti konkludon se vetëm 3 përqind të bizneseve kosovare kanë përfshirë Përgjegjësinë e Korporatave ndaj Shoqërisë në planin e tyre strategjik, 47 përqind janë në përgatitje e sipër, ndërsa 50 përqind nuk e kanë bërë këtë”, thuhet në një komunikatë për media që ka dërguar kjo organizatë.

Sipas saj, kjo iniciativë është ndërmarrë pasi në gjithë botën, gjithnjë e më shumë kompani janë duke përqafuar, përkrahur dhe miratuar një sërë vlerash kyçe në fushat e të drejtave të njeriut, standardeve të punës, mjedisit dhe antikorrupsionit, të cilat iu mundësojnë atyre të punojnë më mirë, të arrijnë rezultate më të mira, dhe të ndihmojnë komunitetin.

“Ky koncept tanimë njihet si Përgjegjësia e Korporatave ndaj Shoqërisë”, saktëson njoftimi.

Tutje aty thuhet se dita ditës përgjegjësia e korporatave është duke u shndërruar në vegël të fuqishme të shoqërive moderne, e drejtuar nga kompanitë në baza vullnetare, duke punuar për të sjellë jo vetëm zhvillim ekonomik por edhe kohezion shoqëror dhe qëndrueshmëri mjedisore.

Për këtë qëllim UNDP ka organizuar edhe një konferencë ku do të marrin pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Frode Mauring, Besim Beqaj, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Venera Hajrullahu, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), dhe Kryetarja e Odës Eknomike Amerikane, Mimoza Kusari.

Të dhënat e prezantuara, që më vonë do të publikohen në një raport.


Publikuar: 19.06.2008 04:25:01
Lexuar: 139 herė
Fjalėt kyēe: Bizneset, kosovare, papėrgjegjshme, shoqėrisė,
  


Lajmet e fundit
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė
Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin? Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin?



Lajmet te ngajshme
Qeveria zhvendoset nė Bruksel Qeveria zhvendoset nė Bruksel
Mund tė rriten kamatat e kredive Mund tė rriten kamatat e kredive
Bursat, rėnie nė katėr anėt e botės Bursat, rėnie nė katėr anėt e botės
OKB: Importet e ushqimeve, kėtė vit 1 triliardė dollarė OKB: Importet e ushqimeve, kėtė vit 1 triliardė dollarė
Rusi-Britani, thellohen mosmarrėveshjet pėr energjinė Rusi-Britani, thellohen mosmarrėveshjet pėr energjinė
Deutsche Telekom synon 15% tė Telekom Serbia Deutsche Telekom synon 15% tė Telekom Serbia
Nė Zagreb sot dhe nesėr mbahet forumi i CEFTA-s Nė Zagreb sot dhe nesėr mbahet forumi i CEFTA-s
Bujqėsia fiton edhe 12 milion euro Bujqėsia fiton edhe 12 milion euro
CableTel shtrejtoi parapagimin mujor CableTel shtrejtoi parapagimin mujor
Kosova e Turqia nėnshkruajnė memorandum pėr mbikėqyrjen e bankave Kosova e Turqia nėnshkruajnė memorandum pėr mbikėqyrjen e bankave
Google Yahoo MSN