E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Ēmimi i shėrbimeve tė taksive mbetet i njėjtė
Ēmimi i shėrbimeve tė taksive mbetet i njėjtė
Ēmimi i shėrbimeve tė taksive mbetet i njėjtė
Me gjithė rritjen e ēmimit tė naftės grupi i shoferėve tė taksive tė Shkupit paralajmėroi se gjatė verės ēmimi i shėrbimeve mbetet i njėjtė.

Kryetari i grupit të taksistëve të Shkupit, Sasho Rajçanovski deklaroi se mbi 1 400 taksistë në Shkup këtë vendim e morën pas paralajmërimeve të rrejshme se shërbimet e taksive do të rriten prej 40 deri 70%.

"Për shkak të uljes drastike të punës tonë pas paralajmërimeve bombastike se shërbimet e taksive në Shkup do të rriten dhe pas informatave se ndërmarrja publike transportuese dhe ajo e transportuesve privatë gjatë verës nuk do t'i rrisin çmimin e biletave, për shkak se standardi i qytetarëve është i ulët dhe për shkak të përqindjes së lartë të taksistëve që përdorin derivate ekologjike vendosëm që të mos kërkojmë rritjen e çmimit të shërbimeve tona”, tha kryetar i grupacionit të taksi vozitësve të Shkupit Sasho Rajçanovski.

Taksistët e Shkupit kërkojnë nga kompanitë e naftës që në pikat e karburanteve të shesin metan, çmimi i të cilit është 20 denarë për litër.

"Momentalisht një makinë që përdor benzinë në 100 km shpenzon 10 litra benzin, nëse përdor dizell shpenzon 7 litra. Ndërsa nëse punon me gaz i cili kushton 37 denarë për litër shpenzon 11.5 litra, por nëse makina punon me metan shpenzon 6.25 kilogram metan, çmimi i të cilit është 20 denarë”, deklaroi ai.

Grupi i shoferëve të taksive njoftoi deklaroi se momentalisht taksistat të cilët punojnë me benzinë kanë humbje të mëdha, ndërsa fitim kanë vetëm ata që punojnë me gaz.



Publikuar: 20.06.2008 00:01:46
Lexuar: 61 herė
Fjalėt kyēe: Ēmimi, shėrbimeve, taksive, njejtė,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Maqedoni: Nuk ka treg pėr operatorin e katėrt mobil Maqedoni: Nuk ka treg pėr operatorin e katėrt mobil
OKB: Kriza do kushtojė 20 milionė vende pune OKB: Kriza do kushtojė 20 milionė vende pune
Lejohet shfrytėzimi i rezervave tė naftės Lejohet shfrytėzimi i rezervave tė naftės
Rindėrtimi kushton 100 miliardė euro Rindėrtimi kushton 100 miliardė euro
Ēmimi i naftės shėnoi rritjen e radhės Ēmimi i naftės shėnoi rritjen e radhės
Japan Tobacco, zyrtarizoi hyrjen e saj nė Maqedoni Japan Tobacco, zyrtarizoi hyrjen e saj nė Maqedoni
Rusi, bie prodhimi industrial Rusi, bie prodhimi industrial
Hapen laboratorė pėr kontrollin e qumėshtit Hapen laboratorė pėr kontrollin e qumėshtit
Gruevski fton biznesmenėt nė Maqedoni Gruevski fton biznesmenėt nė Maqedoni
Inflacion rekord nė BE Inflacion rekord nė BE
Google Yahoo MSN