Kombėtarja austriake ka fituar thellėsisht kundėr fqinjėve gjermanė nė njė ndeshje emocionante, po veēse, shumė pak njerėzore. Rezultati mes skuadrave doli 10 me 0.Po flasim pėr Euroby, kampionatin e skuadrave tė robotėve, qė luajnė futboll nė Zyrih, pėr tė zėnė njė vend nė finalen e 22 qershorit. Disa skuadra universitare shkencore po zhvillojnė njė kampionat futbolli mes tyre, pėr tė fituar trofeun nė Linz.
Do të jetë një telekamer e instaluar në fushë që do të shpërndajë 60 imazhe në sekondë në sfidën e madhe. Por gjithsesi pas robotëve do të jenë njerëzit.
Një koordinator do ti drejtojë përmes kompjuterit, ndërsa një "trajner" do të organizojë lojtarët e vegjël në fushë. I pari kampionat ndërkombëtar mes robotëve në futboll u zhvillua në vitin 1995.
Por ideja finale është të përballet inteligjenca humane, kundër asaj artificiale, e cila është provuar më parë në shah dhe tani do shpërngulet edhe në fushën e futbollit, mes robotëve dhe futbollistëve të vërtetë.
Sipas Rolf Pheifer, profesor i inteligjencës artificiale në Universitetin e Zyrihut, robotët e tij do të jenë gati të ndeshen me kampionët e futbollit brenda vitit 2050, por ka të tjerë më optimistë, që thonë se dita e madhe është shumë më afër.
Momentalisht lojtarët artificialë janë ende mbrapa në raport me njeriun, por sipas Peter Kopacek, profesor në Universitetin Teknik të Vjenës, tashmë janë thuajse gati për tu ndeshur me një kombëtare jo shumë të fortë. Ndërsa për tu ndeshur me një skuadër si Brazili duhet të pritet viti 2025.