Sipas Viktor Mateshit, pronar i njėrės prej vetėm tri kompanive vendore qė merren me kėtė biznes, Maqedonia po vonon me nxjerrjen e rregullativės ligjore pėr riciklim
Me firmosjen e Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet qytetit të Ohrit, të Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar dhe ambasadës së Italisë, përfundoi Forumi dyditor i biznesit kushtuar riciklimit të shisheve të plastikës dhe të llojeve të tjetra të plastikës. Sipas Viktor Mateshit, pronar i njërës prej vetëm tri kompanive vendore që merren me këtë biznes, Maqedonia po vonon me nxjerrjen e rregullativës ligjore për riciklim, kurse përpunimi i shisheve të plastikës dhe të llojit tjetër të ngjashëm të ambalazhit të plastikës është një biznes i leverdishëm dhe fitimprurës.
Ja, do të tregoj një shembull se për momentin çmimet e grumbullimit për shishet e hedhura të plastikës shkojnë deri në rreth 250 euro për një ton. Kjo është fitimprurëse, por varet se me cilën sasi punohet dhe sa është e organizuar puna. Shpenzimet e transportit duhet që të jenë shumë më efikase dhe të jenë sa më të vogla, tha Viktor Mateski, pronar i ndërmarrjes për riciklimin e plastikës.
Fitim ka, është një punë e leverdishme. Tek ne brenda vitit merren më shumë se gjysmë milionë euro. Për shembull, tek ne shishja që është ricikluar sipas cilësisë evropiane vlen 800 euro për një ton, deklaroi Kortivo Xhan Marko, përfaqësues i prodhuesve italian të plastikës.
Ndërkaq, Ohri është komuna e pestë në Maqedoni ku do të zbatohet projekti për riciklimin e mbeturinave plastike. Autoritetet vendore kanë ndërmend që përmes partneritetit publik të ndërtojnë objektin ku do të kryhet përpunimi i mëtejshëm i plastikës. Në këtë takim u formua edhe Shoqata e parë e kompanive dhe individëve nga vendi të cilët merren me riciklimin.