E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Si ta harroni mė lehtė ish- tė dashurin
Si ta harroni mė lehtė ish- tė dashurin
Si ta harroni mė lehtė ish- tė dashurin
Kur ėshtė fjala pėr ndėrprerjen e njė lidhjeje dashurie, qarja e vazhdueshme dhe dėgjimi i kėngėve romantike qe njė kohė tė gjatė janė shndėrruar nė demode. Ankesat e vazhdueshme dhe bisedat pėr ish-tė dashurin nuk ėshtė e vetmja mėnyrė pėr ta harruara atė. Lotėt dhe vajin, zėvendėsoni me ndejat, udhėtimin, kėngėn e preferuar pėr tė vallėzuar... Edhe lidhja me njė mashkull tjetėr preferohet...

Nëse ai mendon se nuk jeni e mirë për të, atëherë mos u dëshpëroni. Shikojeni këtë nga ana e mirë: ai ka humbur dhe jo ju. Ja disa mënyra të bukura të cilat do t’u ndihmojnë ta harroni ish-të dashurin tuaj.

Shkoni në pushim

Shkoni në ndonjë vend të bukur, sa më larg që mundeni. Për një kohë largohuni nga qyteti. Dilni, kënaquni dhe ndjeni si është të jesh përsëri “e lirë”.

Dilni në ndeja

Me dalje nëpër ndeja të ndryshme festojeni ndarjen. Organizoni shoqërim me vajzat tjera. Duke biseduar, duke dëgjuar muzikë dhe duke pirë, do të kuptoni se sa mirë është të jeni vetëm.

Gjuani gjësendet e tij

Paketoni të gjitha CD-të, teshat dhe të gjitha gjërat të cilat ua ka dhuruar dhe gjuani diku. Kur të jeni çliruar nga gjësendet të cilat jua kujtojnë atë, do ta keni më lehtë ta harroni.

Festoni lirinë

Lëshoni ndonjë film,argëtohuni dhe humbuni në fantazi.

gëzimi
gëzimi




Dëgjoni muzikë energjike

Lëshoni ndonjë muzikë me zë të lartë, këndoni dhe bërtisni sa më shumë që mundeni. Edhe pse kjo nuk do t’u pëlqejë fqinjëve tuaj, ju do ta keni shumë më lehtë. Shfrytëzoni këngë të tilla, siç është “I hate you so much right now”, po ashtu pozitivisht do të ndikojnë edhe tekstet e këngëve, si “Hit the road, Jack and don't you come back no more, no more, no more, no more”, apo diçka tjetër që ju pëlqen juve.

Ushtroni

Shkoni në palestra dhe flertoni me ndonjë djalosh të bukur i cili ushtron pranë jush. Shpenzojeni energjinë negative me ushtrime dhe do të ndjeheni më mirë.

Mos iu përgjigjni në telefon

Në asnjë mënyrë nuk duhet ta çelni telefonin deri sa ai thërret. Ende më mirë është që në vend të emrit të tij të shënoni “Idiot”. Ky epitet do të ju përkujtoj se nuk i vlen as të bisedoni me të.

lumturia
lumturia


Ndryshoni stilin

Shkoni në ndonjë sallon bukurie dhe ndryshoni modelin e flokëve tuaja. Blini tesha të reja. Mos bëni ndonjë ndryshim radikal, por paksa shmanguni nga stili i mëparshëm, sigurisht që do të ndjeheni më mirë.

Gjeni të dashur tjetër

Nuk është patjetër të jetë diçka serioze. Një “tip kalimtar” do t’ju shërbejë që ta riktheni vetëbesimin, dhe njëkohësisht do të kaloni një kohë të mirë, do të shoqëroheni dhe do të kënaqeni.

stili i rri
stili i rri


Publikuar: 20.06.2008 01:28:04
Lexuar: 166 herė
Fjalėt kyēe: Harroni, dashurin, ndėrprerjen, qarja,
  


Lajmet e fundit
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit
Si tė veprohet kundėr reumės? Si tė veprohet kundėr reumės?
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell



Lajmet te ngajshme
Gjestet flasin pėr ndjenjat dhe mendimet e meshkujve Gjestet flasin pėr ndjenjat dhe mendimet e meshkujve
Lamtumirė fjalė tė kota Lamtumirė fjalė tė kota
Rregulla tė arta mbi komunikimin nė ēift Rregulla tė arta mbi komunikimin nė ēift
Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė
Kėshilla tė eksperteve pėr tė shmangur stresin Kėshilla tė eksperteve pėr tė shmangur stresin
Tė jemi apo tė mos jemi prind? Tė jemi apo tė mos jemi prind?
Psikodiagnostika Psikodiagnostika
Jeta nė bashkėsi i mbetet sė kaluarės Jeta nė bashkėsi i mbetet sė kaluarės
10 mėnyrat pėr tė qenė e lumtur 10 mėnyrat pėr tė qenė e lumtur
Njih veten, pastaj martohu! Njih veten, pastaj martohu!
Google Yahoo MSN