E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Edicioni i 29-tė i “Vera e Shkupit”
Edicioni i 29-tė i “Vera e Shkupit”
Edicioni i 29-tė i “Vera e Shkupit”
Edicioni i 29-tė i manifestimit kulturor tė qytetit "Vera e Shkupit" do tė jetė i freskėt dhe nė program do tė ketė vepra artistike pėr shijen e secilit.

Do të hapet të shtunën me ekspozitën kushtuar artit bashkëkohor figurativ të Maqedonisë, më pas do të vijojë muzika filmike në interpretimin e orkestrës simfonike dhe koncerti i muzikës së rrokut. Nga ky festival ndërkombëtar thonë se do të ofrojnë një program të pasur gjatë 40 ditëve të ardhshme:

Nikola Georgiev, drejtor i Drejtorisë së Kulturës dhe Artit të qytetit të Shkupit tha se, “më së shumti do të kemi muzikë, por edhe një numër të madh të ekspozitave dhe shfaqjeve teatrore. Ajo që duhet të përmendet janë katër premierat. Dimensioni ndërkombëtar edhe këtë vit është përfaqësuar dhe konfirmuar përmes 19 programeve me mysafirë nga SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Australia dhe vendet ballkanike".

Në sheshin "Makedonija" të shtunën në orën 22 muzikantët më të mirë maqedonas të orkestrës simfonike do të ekzekutojnë muzikë të filmave të njohur të Holivudit sikurse janë: "Titaniku", "Piratët e Karaibeve", "Gladiatori" dhe filmave të njohur francezë dhe italianë.

"Ky është një program shumë i bukur i muzikës filmike, diç që është e njohur, e diç jo nga filmat e produksionit evropian, por edhe muzikë e filmave të njohur të Holivudit që askënd nuk do ta lënë indiferent", u shpreh Ivan Iliq, dirigjent i orkestrës simfonike "Fejms".

Të dielën, po ashtu në këtë shesh do të shfaqet opera "Kavelaria Rustikana" e Pjetro Maskanjit. Për fillimin e korrikut është paralajmëruar festivali 'Bluz dhe Soul', kurse në parkun argëtues do të hapet kinemaja. Çarshia e Vjetër, Kalaja e Shkupit, bregu i lumit të Vardarit, sheshi dhe muzetë janë lokacionet e zgjedhura ku qytetarët do të të shijojnë artin. Programi i festivalit "Vera e Shkupit" do të zgjat deri më 31 korrik.





Publikuar: 20.06.2008 00:48:38
Lexuar: 89 herė
Fjalėt kyēe: Manifestimit, kulturor, qytetit, program,
  


Lajmet e fundit
Beteja pėr imazh Beteja pėr imazh
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit



Lajmet te ngajshme
Kufijtė e artit dhe realiteti Kufijtė e artit dhe realiteti
Paskaljeviē gjurmon tė martuarit Paskaljeviē gjurmon tė martuarit
Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes” Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes”
Zbulohen artefakte tė reja arkeologjike Zbulohen artefakte tė reja arkeologjike
Mė tė mirėt e albanologjisė Mė tė mirėt e albanologjisė
Antropologji me qira Antropologji me qira
Pėr hirin e njė violine Pėr hirin e njė violine
Emile Cohl, legjenda vazhdon Emile Cohl, legjenda vazhdon
Mberrin ne Shqiperi filmi i famshem Mberrin ne Shqiperi filmi i famshem "Gjuetari i balonave"
Muzeu i Kosovės, ekspozitė pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit Muzeu i Kosovės, ekspozitė pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit
Google Yahoo MSN