Mbrojtėsi i ri i Juventusit, Olf Mellberg, nuk mund tė presė deri nė fillimin e sezonit tė ri, pėr tė nisur aventurėn e re me Zonjėn e Vjetėr.
Mezi po pres të filloj me Juventusin. Do të jem në Torino pas tri javësh për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri. Kam folur me Ranierin në fund të sezonit të kaluar dhe mezi pres të takohem me të.
Jam shumë i lumtur që do të më jepet mundësia të luaj me Del Pieron, si edhe me të gjithë bashkëlojtarët e mi të ri. Kjo është një skuadër e klasit botëror, ka thënë suedezi për Sky Sport Italia.