Plazhet janė tė pastra nė Shqipėri dhe pothuajse bosh. Dete tė pastra, dhoma me pamje tej dritareve, madje njė qytet i humbur pėr tu zbuluar. Sa kohė duhet qė grupi tė arrijė nė Shqipėri? Kurrė stė shkonte ndėrmend tė shkoje nė Shqipėri, sidomos pas leximit tė pėrshkrimeve apokaliptike tė Paul Thereoux nė lidhje me njė udhėtim nė Vlorė, te "Kolonat e Herkulit"?
Plazhet janë të pastra në Shqipëri dhe pothuajse bosh. Dete të pastra, dhoma me pamje tej dritareve, madje një qytet i humbur për tu zbuluar. Sa kohë duhet që grupi të arrijë në Shqipëri? Kurrë stë shkonte ndërmend të shkoje në Shqipëri, sidomos pas leximit të përshkrimeve apokaliptike të Paul Thereoux në lidhje me një udhëtim në Vlorë, te "Kolonat e Herkulit"? Kisha ardhur me idenë për një javë me diell në Korfuz. Por Korfuzi se si mu duk, pa lidhje, kështu që pas dy ditësh bëra pagesën në hotel dhe tërhoqa valixhen deri në port. Kur arrita, në dritaren e zyrës së parë, vura re tabelën "Bileta për në Shqipëri" dhe meqenëse burri aty brenda, në tryezën e tij të punës, dukej i sjellshëm, kureshtja më shtyu të futem. Kur është trageti tjetër? "Për pak minuta, në orën nëntë". "Hë, a mund të kthehem përsëri?" "Ka tre tragete në ditë". "Sa zgjat udhëtimi?" "25 minuta". Pak a shumë i dhashë drejtim; sidomos për faktin se bileta e kthimit kushtonte vetëm 25.
Ja kështu, kalova rripin e ngushtë të ujit deri në Sarandë, shoqëruar nga shqiptarë të thinjur dhe të lodhur. Kisha dijeni për një qytet romak "të humbur" pranë Sarandës, por çdija për qytetin? A do kishte hotele, ujë të rrjedhshëm, dritë elektrike, një meny që ta merrja vesh? Shqetësimet e mia fluturuan sapo trageti u ankorua në një gji të mrekullueshëm. Qyteti i Sarandës shtrihej si një hark i madh rreth njërit prej limaneve më të mëdhenj natyrorë të detit Jon. Padyshim që regjimi komunist i Enver Hoxhës dikur i kishte mbushur këto ujëra blu plot me llumra, por si një efekt anësor i deindustrializimit të vrazhdë të fillimviteve 90 shfaqet këtu mungesa e ndotjes. Një shëtitje e gjatë ndanë gjirit të thoshte se nuk kishte shenja rrymash, ndaj notova pa çarë kokën dhe pa shumë njerëz përqark; të rinjtë e qytetit qëndruan atje nën kolonat, duke vështruar ata pak të huaj që notonin me shprehje të menduar dhe enigmatike. Ishte e lehtë të gjeje dhoma, nga ku mund të shijoje hapësirat blu.
Vitet e fundit, një bum ndërtimesh ka përfshirë Shqipërinë, sepse popullsia po i zbraz fshatrat për të kapur qytetin, ndërkohë që një numër i madh njerëzish të mërguar në Greqi, Itali dhe Britani kthehen dhe i derdhin kursimet e tyre në vendlindje; i kthejnë më mirë në beton, sepse bankave nuk mund tju besosh shumë. Dhe ja rezultati: hoteli ndjek hotelin pas hotelit dhe pjesa më e madhe e tyre me emra të pabesueshëm, emra qytetesh amerikane si (Çikago apo Nju Jork); destinacione shpirtërore si (Paradise, Parajsë) deri tek emrat e personazheve historikë.
Unë zgjodha atë me emrin e vajzës së Musolinit, Eda, për pamjen e tij nga deti, ku për kënaqësinë time, mu dha një dhomë dyshe, xham i pastër, me ballkon që varej mbi det dhe e gjithë kjo as për gjysmën e çmimit të dhomës së zymtë të hotelit në Korfuz, nga ku shihja vetëm kontejnerët. Përveç shumë hoteleve dhe restoranteve që shërbenin ushqim të freskët me mish, supë, pasta apo midhje, këto të fundit prej liqenit me ujë të pastër aty pranë, qyteti i Sarandës të ofron vetëm pak vende historike që të thithin vizitorët, sikurse janë rrënojat e sinagogave të shekullit IV.
Kështu, të nesërmen, mora njërën prej taksive që prisnin në radhë dhe u nisa për në jug të Butrintit, rreth 12 milje larg, një udhëtim që kushton 10 euro vetëm për vajtje. Duke lënë pas ndërtesat gjysmë të ndërtuara prej betoni, mu shfaq përpara një pamje malesh të zhveshur, bashkuar me liqene dhe bar të gjelbër, një peizazh i rrallë, që sikur më sillte ndërmend qiellin. Atje ku toka puqej me detin, shtrihet qyteti i humbur i Butrintit, një qytet i madh në kohët greke e romake, të cilin Virgjili e përmend në "Eneidën" e tij, por që pak nga pak u zhyt në harresë, pasi fiset sllave pushtuan Ballkanin në shekullin VI.
I menaxhuar nga shteti, me ndihmën e fondacionit "Butrinti" të Londrës, kushtet dhe tabelat e tij shfaqin një kontrast të fortë në krahasim me shumë site të tjera arkeologjike që unë kam parë në Ballkan, të braktisura që nga rënia e komunizmit, duke pasuruar gjuetarë të tyre dhe hajdutë. Një restorant-hotel ftues, gjendet në hyrje të tij, një vend i mrekullueshëm për të pushuar pas një shëtitjeje të gjatë, përmes hapësirave dhe kishave të rrënuara, ku mund të shërbehet një pjatë me supë peshku, fileto pule dhe birra "Tirana". U largova nga Shqipëria me dëshirën për tu kthyer përsëri, sigurisht me një standard për pushime të suksesshme.
Nuk munda të vizitoja qytetin e lashtë të Gjirokastrës, një orë me makinë nga Saranda, ndërkohë që më hante dëshira të qëndroja në Livia, të ecja me këmbë nga aty deri atje te fshatrat që shfaqeshin në vijën e horizontit, shpërndarë në majë të kodrave, disa të besimit ortodoks grek, e disa myslimanë. Arsyeja tjetër pse dua të kthehem përsëri është se shqiptarët janë tepër entuziastë ndaj të huajve. Pas shumë vitesh izolimi ata i kanë hapur katër kanatash, apo më saktë i kanë shpërthyer dyert e tyre dhe po hedhin hapa të sigurt përpara.
Me pamjet e saj të ndryshueshme, me vendet e pazbuluara dhe të magjishme, trevat jugore të Shqipërisë, me siguri, do të bëhen edhe më të njohura në të ardhmen, ndërkohë që lajmi i mirë për të po përhapet. Mbase ai do të bëhet po aq i shfrytëzuar nga turizmi masiv sa edhe Korfuzi. Por kjo ditë është larg. Ende kemi kohë.
telegrafi.com