E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet hiq
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet hiq
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet hiq
Shteti i ri i Kosovės ka tė gjitha shanset tė jetė njė ngjarje e mirė dhe e vazhduar sepse ka nė fokus bashkėkohėsinė, dhe afrimin e qytetarėve tė saj me botėn dhe, e gjithė kjo do tė pėrfshijė edhe vlerat lokale. Nė Kosovė njerėzit dėgjojnė muzikė "live", por dėgjojnė edhe ligjėratat "live" tė liderėve, jo pėr tė parė diēka tė re.

Shteti i ri i Kosovës ka të gjitha shanset të jetë një ngjarje e mirë dhe e vazhduar sepse ka në fokus bashkëkohësinë, dhe afrimin e qytetarëve të saj me botën dhe, e gjithë kjo do të përfshijë edhe vlerat lokale. Në Kosovë njerëzit dëgjojnë muzikë "live", por dëgjojnë edhe ligjëratat "live" të liderëve, jo për të parë diçka të re, por ngase janë kuriozë për të dëgjuar ndonjë risi. Kështu që çdo lajm i ri për të mirë po bëhet durim-pritje dhe shpresë se së shpejti pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës do të kurorëzohet pavarësia e njëmendët, në tërë territorin e saj, hë këtu është paksa në zgrips Qeveria.

Është e vërtetë se askush nuk donte të fliste mirë për qeveritë e mëparshme ngase do të binte në nivelin e hajnive të tyre, akoma më keq, në Kosovë përflitej se qytetarët merren me politikë ndërsa ministrat me hajni. Është rritur shpresa që "të mos na ndodhë i njëjti proces" i cili u mbyll sepse eks-ministrat ishin të mangët për të emancipuar idetë. Ata vepronin shumë "under the table" dhe mendonin pak. Tash si duket synohet të mbahet i hapur debati për zyrtarët, por edhe audiencën. Sa për atë le të shpresojmë që propaganda të veprojë më me inteligjencë se deri më tash.

Shëtitjet e shpeshta nga njëri vend në tjetrin (me imazhe të plazheve ekzotike me gjasë nuk po përsëriten), por është një kujdes paksa i tepruar që për çdo tabelë të vendosur nëpër rrugë të gjendet aty kryeministri, apo zyrtarë të tjerë, ata po kujdesen që shpesh të jenë në TV, në bibliotekë, dhe aty t'i kenë të ekspozuara veprat e tyre, për t'i studiuar apo komentuar. Është ky një shtrembërim i keq i pushtetit se atyre nuk u duhet aq shumë të ekspozohen se kanë shumë punë të tjera më të rëndësishme, ata duhet të kuptojnë se nuk janë "pop star", fundja teleshikuesit përcjellin kanalet e jashtme televizive dhe shumë pak aty takojnë fytyrat publike, ngase qytetarëve u takon të flasin për ta. Në këtë kuptim, ringjallja e kujtimeve është një sfidë për ata që kanë në duar financat dhe shanset për ta mos lënë në harresë tëra premtimet, që duhet të mbeten me plotë kuptim.

Nuk është e vetmja risi Kushtetuta dhe hyrja në fuqi e saj më 15 qershor, është më tepër debati i vërshuar në faqet e gazetave për kombin e ri, atë kosovar. Nuk e di si polli kështu ky marifet që është bërë objekt studimi i shumë intelektualëve lokalë, sigurisht që kjo fazë eksperimentale do të kalojë me kohë. Edhe Jugosllavia përpiqej vazhdimisht të ndërtoj kombin e ri jugosllav, por fatkeqësisht ata që e pranuan edhe pësuan më së keqi, boshnjakët, kjo mbase ata nuk e kishin të qartë domethënien e identitetit. Të tëra luftërat që shpërthyen në Jugosllavi, ishin të ngacmuara dhe të egërsuara mu për shkak të identitetit dhe të dallimeve kulturore, për atë edhe plasi lufta ngase kombi më i madh përpiqej t'i mbajë nën sundim të tjerët.

Ish-Jugosllavia u zhyt në luftëra dhe u përmbys në pështjellim duke garuar për deklarim të sovranitetit, çrregullimet (rrëmuja) rreth kufijve të pa rregulluar dhe beteja të përgjakshme për të dëshmuar kush sundon mbi çka. Serbia pretendonte të rriste territorin duke shfrytëzuar rezervat federale dhe APJ-në për qëllime ekspansioniste. Koncepti serb për kombin dhe shtetin kishte domethënie jo vetëm kolonialiste por shumë më tepër, asgjësim i potencialit njerëzor shkatërrim i pasurisë së paluajtshme të joserbëve, që kishte karakteristikat e një politike fashiste dhe të gjenocidit, që kishte si qëllim aty ku ka serb është shtet serb. Kjo politikë shfarosëse e kasapit të Ballkanit Millosheviqit (një monstrum që vdiq trupërisht, në dhomën e burgut në Hagë) u dënua dhe ndëshkua nga komuniteti ndërkombëtar, duke e detyruar Serbinë që të kapitullojë. Realisht fusha e re e konfliktit territorial është shuar pas pranimit të realitetit të ri të Kosovës së pavarur

Pas shpalljes së pavarësisë janë bë shumë të theksuara polarizimet shqiptar-kosovar, dhe atë pa asnjë përpjekje për të kuptuar se pavarësia ishte produkt i angazhimit dhe përpjekjeve të gjithë shqiptarëve të cilët jetonin së bashku në ish-Jugosllavi, dhe procesi i pavarësimit ndodhi pas shpërbërjes së kësaj krijese artificiale. Nuk ia vlen aq shumë të hapet një debat i tillë shumë ngacmues, Pajtohem me atë se ka ndodhur një gjë e madhe pas luftës, është i pranueshëm edhe fakti se vendi ndodhet përpara ngjarjeve të mëdha, të jetësimit të shtetit, por nuk ka ndryshuar gjë me kombin, as me identitetin kombëtar, edhe përkundër tendencave të ashpërsuara për ç'orientim kombëtarë. Po ashtu pa asnjë dyshim politika ka nevojë për një atmosferë të re, tjetër nga ajo që ka qenë deri më tash, për një ndryshim të madh të mentaliteteve të fosilizuara nga koha, për përpjekje të përbashkëta integruese drejt BE-së dhe NATO-s. Por përtej llafeve të bukura për shtetin, me shumë të drejtë, njerëzit mund të pyesin: A do të kemi pas kësaj më shumë drejtësi, punë, ujë, drita e mirëqenie materiale dhe më pak korrupsion, apo pozita do të vërtitë ftesën për t'i kërkuar popullit, në emër të interesave më të lart të shtetit, rikonfirmimin e pushtetit të vet, edhe po që se nuk ka përmbushur gjë nga premtimet e dhëna. Deri këtu në rregull, sepse partiakëve dhe militantëve iu pëlqejnë fjalët bukur të folura ose të shkruara, por më vonë do të bëhen bajate.

Nuk ka ndodhur ende që ndonjë komb tjetër të qes në treg vlerat e veta kulturore dhe gjuhësore, dhe të riformësohet si një komb i ri. është ky një keqkuptim në moskuptimin e dallimit komb dhe shtet, ngase kjo më tepër ka elemente të reformave paternaliste në politikë. Kombet dhe shtetet në dukje janë të ngjashme, por nuk janë, dhe veçantia është shumë më tepër se akademike thjeshtë shtetet qeverisin territorin pa kufizime. Ato kanë ligjet, tatimet, monedhën, shërbimet postare, policinë dhe si zakonisht armatën. Ato bëjnë luftërat, negociojnë marrëveshjet, fusin njerëzit në burgje dhe rregullojnë jetën në mënyra të ndryshme. Ato kanë të drejtën e sovranitetit brenda territorit, një formë ekskluzive e juridiksionit. Kombet si kontrast janë grupe njerëzish që deklarojnë lidhje të përbashkëta si gjuha, kultura dhe identiteti historik.

Benedict Andersen i quan "imagined communities" komunitete të imagjinuara disa grupe që pretendojnë për tu bërë kombe kanë shtetin e vet. Të tjerët duan shtetin por nuk e kanë si psh. tibetianët, çeçenët, palestinezët... Disa nuk duan shtetin amë por pretendojnë dhe kënaqen me autonomi. Sioux-it janë komb brenda dhe jashtë kufijve të SHBA-së, katalanasit brenda Spanjës, dhe skocezët brenda Britanisë. Të gjitha këto kombe kanë territorin e veçantë, të drejtat, ligjet dhe kulturën por jo shtetësinë.

Disa "kombe të imagjinuara" janë më të mëdha se sa kufijtë e shteteve, ngase janë të shtrirë në disa shtete. Kombi arab përfshihet në më shumë se dhjetëra shtete, kurse kombi kurd shtrihet në sipërfaqe të mëdha toke në katër shtete. Mund të jenë diferenca të theksuara lidhur me legjitimitetin e shteteve dhe kombeve, brenda dhe jashtë territorit. Kombet mund të jenë komunitete të imagjinuara "imaniged communities”, por nuk janë të imagjinuara në mënyrë të njëjtë, nga të gjithë. Shumica e njerëzve supozojnë që kombet shtet janë të fiksuara dhe të përhershme, të formuara gjatë proceseve evolutive në pjesën më të madhe të globit. Por aktualisht janë në fluks konstant, ndërsa kufijtë e shteteve janë ndërruar zakonisht me luftëra, negociata, me arbitrazhe por edhe duke shitur territorin me para (Rusia shiti Alaskën SHBA-së, psh.).

Veçantia e Kosovës është se Kosova kishte legjitimitetin e brendshëm të pranuar ndërkombëtarisht, ngase ajo kishte territorin dhe kufijtë politikë, ndërsa shqiptarët si shumicë dominante kishin të drejtën e vetos kushtetuese, gjatë shpërbërjes "paqësore" të ish-Jugosllavisë, dhe kufijtë e saj detyrimisht ishin edhe kufij të jashtëm, ngase lufta legjitimojë të drejtën e shqiptarëve për shtetësi si shumicë dominante shtetformuese dhe të njohjes diplomatike "Diplomatic Recognition" të institucioneve demokratike të Kosovës dhe shtetit të Kosovës.

telegrafi.com


Publikuar: 20.06.2008 02:03:01
Lexuar: 94 herė
Fjalėt kyēe: Zjarrit, fryve, ndizet, Kosove,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Gjashtė pikat dhe Republika Neutrale e EULEX-it Gjashtė pikat dhe Republika Neutrale e EULEX-it
Konkurrueshmėria dhe qeverisja Konkurrueshmėria dhe qeverisja
Marksi nuk vjen mė…. Marksi nuk vjen mė….
Serbia, aty ky ishte Serbia, aty ky ishte
Njė shtet nė mjegull Njė shtet nė mjegull
Kriza e hipotekave ne SHBA, si po e perkeqeson ekonomine evropiane Kriza e hipotekave ne SHBA, si po e perkeqeson ekonomine evropiane
Kriza e drithėrave dhe Energjia Kriza e drithėrave dhe Energjia
Qasje e re ndaj politikės ushqimore Qasje e re ndaj politikės ushqimore
Duke qenė Evropa nė Kosovė, shpejtohet rruga e hyrjes sė Kosovės nė Evropė Duke qenė Evropa nė Kosovė, shpejtohet rruga e hyrjes sė Kosovės nė Evropė
Mali i Zi ngurron nė hapjen e tregut tė pronės sė paluajtėshme Mali i Zi ngurron nė hapjen e tregut tė pronės sė paluajtėshme
Google Yahoo MSN