Tuberkulozi eshte nje nga semundjet ngjitese me te vjetra, qe eshte pershkruar per here te pare ne shekullin e 3te para eres sone,nga nje mjek kinez.Gjerat kane ndryshuar shume ne vitet e fundit dhe sot njohim hollesira per shkakun e semundjes, menyren e trasmetimit dhe mjekimin e saj.
Pamvarsisht nga fakti qe kane kaluar kaq shekuj nga zbulimi i tuberkulozit, semundja vazhdon te ekzistoj edhe sot. Shume femije semuren sot nga tuberkulozi.
Kjo flete e shkruar ka per qellim tju njoftoj per tema qe kane te bejne me tuberkulozin e femijve. Mes ketyre rreshtave do mundohemi me fjale te thjeshta tju shpjegojme per shkakun e tuberkulozit,per menyren e transmetimit, per rendesine e semundjes, per diagnozen, mjekimin, per suksesin e nderhyrjes mjekesore etj.
Cfare eshte tuberkulozi?
uberkulozi eshte semundje ngjitese dhe eshte kaqee lashte sa dhe njeriu. Mund te demtoje te gjitha organet e njeriut dhe eshte shkaktare per numrin me te madh te vdekjeve vjetore midis semundjeve ngjitese. Cdo vit ne gjith boten vdesin 3-4000000 popull nga te cilet 500.000 jane femije. Me perparimin qe ka bere shkenca ne mjekesi, tuberkulozi pas 1985 paraqitet me shume kercenuese ne gjithe boten. Zona me probleme serioze te tuberkulozit eshte Afrika, Azia, dhe Amerika e Jugut, vendet e B.S dhe te Evropes Lindore,ku bejme pjese edhe ne. Percjellja e tuberkulozit ne vendet e zhvilluara behet me ane te emigranteve,te cilet ishin te semure ose te infektuar ne vendet e tyre dhe shfaqen semundjen ne vendet qe shkuan dhe qe punojne. Kushtet e keqija te jetes, puna e ashper, dieta jo e pershtatshme dhe stresi qe u shfaq nga braktisja e atdheut dhe mundimi per tu pershtatur ne vendin e ri, perbejne faktoret qe ndikojne ne zhvillimin e tuberkulozit ne njeriun e rritur.
Shkaku dhe transmetimi i tuberkulozit
uberkulozi eshte nje semundje e trasheguar, por shkaktohet nga nje mikrob qe quhet mykobakteri i tuberkulozit, ose ndryshe bacili Koch. Eshte nje mikrob qe shumezohet shume ngadale, prandaj edhe semundja nuk shfaqet menjehere mbas infektimit sic ndodh me mikrobe te tjera,por shume vone.Jeton per disa ore ne toke ose ne dyshemen e dhomes ose ne orendite, enet e guzhines (pirunje, luge, pjata) por infektimi behet ne rreth 98% te rasteve nga mushkerite, me frymemarje nepermjet sperklave qe nxjerr i semuri i rritur. Infektimi i femijve ndodh gjithmone nga nje i rritur i semure me tuberkuloz, i cili nxjerre shume mikrobe me kolle,teshtitje, kenge, ose me te folur.Dhomat e mbyllura pa diell dhe pa ajrosje te mire jane vende te pershtatshme per te infektuar femijen.
75% e femijve infektohen nga persona te ambjentit familjar, prinder, gjysher, te afermit dhe 25% infektohen nga vizitore te ndryshem.
Femijet qe jane semure me tuberkuloz nuk ngjisin semundjen, per kete arsye nuk kerkohet te merren masa per mbrojtjen e femijve te tjere, me te cilet mund te luajne, te hane, te flene bashke. ¡e raste te rralla ku nje i rritur mund te transmetoj tuberkulozin do terheqi vemendjen e mjekut.
Nga momenti i infektimit deri tek semundja e tuberkulozit
ikrobit behet me proven e lekures mantu, qe behet ne doren e femijes. Kjo prove quhet pozitive n.q.se. ne vendin e injeksionit (gjilperes) mbas 48-72 oresh shfaqet nje pllake e kuqe e forte me madhesi te barabarte ose me te madhe nga 1cm.Semundja mund te shfaqettek femijet gjate muajve qe vijne,ose viteve te ardhshem. Por rreziku qendron gjate gjithe jetes, n.q.se.nuk behet mjekimi parandalues perkates. Femijet qe do infektohen ne moshen me te vogel se 5 vjec dhe vecanerisht ne moshen 12 muajshe ndodhen ne nje rrezik te madh per te shfaqur semundje, bile forma te renda sic eshte minigjiti, shperndarja ne te gjitha organet (tuberkulozi miliar), ose tuberkulozi i kockave, ose i veshkave. Per fat te mire keto forma te tuberkulozit ne Greqi perfaqesojne vetem 6%. Pjesa tjeter 94% i perket mushkerive dhe gjendrave limfatike te mushkerive.
Shenjat kur semundja prek mushkerite mund te jene temperature jo e larte zakonisht, zgjatja e temperatures me shume se nje jave, kolle e lehte, mungese oreksi, lodhje e shpejte dhe renje e lehte ne peshe d.m th.shenja te pergjithshme qe mund te vihen re ne shume semundje. Me shume nga 50% e femijve nuk shfaqin shenja, pervec femijve deri ne 1 vjec qe pothuajse te gjithe semuren. Diagnoza behet me proven e lekures mantu,radiografi e mushkerive dhe me zbulimin e nje te rrituri te semure ne ambientin e femijes.
Kerkimi i te semurit me tuberkuloz qe infektoj femijen
Ky kerkim duhet te behet me pergjegjesi te vecante dhe eshte e domosdoshme per ne ndihma nga prinderit e femijes. Duke pasur parasysh qe: -nje i semure me tuberkuloz mund te transmetoj tuberkulozin 6-8muaj para se te semuret dhe te shfaqe shenja, duhet te kontrollohen te gjithe te rriturit me radiografite e mushkerive dhe moshat me te vogla qe jane ne kontakt me femijen te kontrollohen me Mantu+ radio grafi te mushkerive. Te gjithe femijet e tjere, qe jane ne kontakt me femijen qe eshte infektuar, duhet te bejne Mantoux dhe n.q. se.eshte negative (nuk eshte skuqur) duhet ta perserisin pas 3 muajsh, sepse eshte e mundur te infektohen nga i njejti shkak por me vone. Kerkimi i kurimit perben nje veprim te rendesishem ne luften kunder tuberkulozit dhe ka per qellim te ndaloje transmetimin e sémundjes, te pushoj infektimi i femijes ose femijeve te tjere dhe te ndihmohet i semuri. Pervec personave te ambientit familjar kontrollojme dhe shoket dhe te afermit, qe kane kontakt te ngushte me femijen. Persona me shume te ndjeshem jane te rriturit me probleme ne mushkeri, me probleme ne zemer, me semundje sheqeri (diabet), ata qe jane te operuar ne stomak, ata qe vuajne nga kanceri ose me sida. Per cfaredo lloj shenje duhet te na informoni per tju dhene keshillat e duhura. Mjekimi i menjehershem i te rriturve me tuberkuloz te cone zakonisht ne nderprerjen e transmetimit te semundjes brenda 2-3 javesh.
Vaksina kunder tuberkulozit (BCG)
Efektet anesore te vaksines nuk jane serioze. Mund te shfaqet nje ulcer e vogel (gerryerje, grope) qe vonohet te mbyllet deri ne 6-7 jave. Zmadhimi i gjendrave ne sqetull ose ne qafe ne ate ane qe eshte bere vaksina. Por duhet tju theksojme qe eshte nje vaksine qe nuk ofron mbrojtje te plote si vaksinat e tjera. Nje femije i vaksinuar mund te semuret nga tuberkulozi dhe per kete arsye n.q. se ndodhet nje i rritur me tuberkuloz ne ambjentin tuaj duhet te kontrollohen edhe femijet e vaksinuar.
Mbrojtja e femijes qe erdhi ne kontakt me tuberkulozin
Kjo keshille u jepet femijve qe erdhen ne kontakt me ndonje te semure me tuberkuloz dhe prova e lekures (mantu) eshte negative d. m. th. Nuk eshte skuqur.
Mos u nxitoni te beni menjehere vaksinen e tuberkulozit, sepse femija duhet te rikontrollohet pas 3 muajsh. Ne kete periudhe duhet te japim mjekim parandalues. Perqindja e kesaj mbrojtje eshte rreth 65% dhe eshte e rendesishme per kete femije ta zbatoje rregullisht. Nenkuptohet qe: -femija largohet nga zona e infektuar, per aq kohe sa shihet e nevojshme nga mjeket kurues te te semurit te rritur.