E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ēmimi i cigareve do tė rritet
Ēmimi i cigareve do tė rritet
Ēmimi i cigareve do tė rritet
Rritja e akcizės sė duhanit nga 17 euro sa ėshtė tani pėr kilogram, nė 20 ose 22 euro, konsiderohet si opsion serioz pėr ngritjen e tė hyrave tė Administratės Tatimore tė Kosovės (ATK).

Madje një opsion i tillë konsiderohet mjaft i qëlluar edhe për të kompensuar zvogëlimin e humbjeve nga ulja e Tatimit në të Hyrat e Korporatave nga 20% sa është tani në 15% apo 10% siç ka propozuar komuniteti i biznesit.

Të gjitha këto propozime MEF-ja ka ofruar misionit të FMN-së, në mënyrë që ti marrë dhe rekomandimet e tyre.

"Misioni pajtohet që një rritje e vogël është e realizueshme, por sugjeron që në këtë periudhë mos jetë më e madhe se 20 euro për kilogram dhe që konsiderohet rritje prej 30%, krahasuar me akcizën që aplikohet tani. Ndërsa sa i përket rritjes prej 22 eurosh për kilogram konsiderojmë se mund të jetë shumë e ashpër dhe të kërcënojë përmbushjen", ka vlerësuar misioni i FMN-së në raportin e tyre konfidencial.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i kompanisë “Austria Tabaco”, e cila prodhon cigaret “Memphis”, Besim Govori, kritikoi rritjen e akcizës së cigareve. Sipas tij, gabim është të mendohet se buxheti mund të mbushet nga rritja e akcizës në cigare, sepse qytetarët e Kosovës nuk janë duhanpirës të mëdhenj ashtu siq paraqiten.
“Po i paraqesin shqiptarët sikur të ishin turq apo kinezë. Vetëm 23% e qytetarëve pinë cigare dhe për këtë ekzistojnë shumë shënime. Rritja e çmimit të akcizës do të ketë shumë pak ndikim në zvogëlimin e numrit të duhanxhinjve në Kosovë”,tha Besim Govori, përfaqësues i “Austria Tabaco”
Sipas tij, rritja e akcizës nga 170 euro për një paketë apo 10 kilogram cigare në 220 euro, do të rrisë për së paku 12 cent çmimin e paketave me pakicë në treg.


Publikuar: 23.06.2008 00:17:03
Lexuar: 99 herė
Fjalėt kyēe: Ēmimi, cigareve, rritet,
  


Lajmet e fundit
Beteja pėr imazh Beteja pėr imazh
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit



Lajmet te ngajshme
Shmangni dollarin sado tė jetė kosto Shmangni dollarin sado tė jetė kosto
Euro nė rėnie, bota nė recession Euro nė rėnie, bota nė recession
Shqipėria kėrkon tė bėhet prodhues i madh i energjisė sė erės Shqipėria kėrkon tė bėhet prodhues i madh i energjisė sė erės
EVN-ja paralajmėron avancim tė cilėsisė sė shėrbimeve EVN-ja paralajmėron avancim tė cilėsisė sė shėrbimeve
Qeveria nė Mal tė Zi do tė shpėtojė Prva Bank Qeveria nė Mal tė Zi do tė shpėtojė Prva Bank
Rėnie dramatike e eksporteve japoneze Rėnie dramatike e eksporteve japoneze
SHBA: Arrihet marrėveshje pėr ndihmėn financiare SHBA: Arrihet marrėveshje pėr ndihmėn financiare
Bujqit kėrkojnė rikthimin e kooperativave Bujqit kėrkojnė rikthimin e kooperativave
Ēmimi i cigareve do tė rritet Ēmimi i cigareve do tė rritet
Gazi, edhe i lirė edhe i mirė Gazi, edhe i lirė edhe i mirė
Google Yahoo MSN