E shtunė, 6.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > "Amatorizmi politik, kur trazohet, sjell viktima..."
"Amatorizmi politik, kur trazohet, sjell viktima..."
Politikat qė ndiqen mes qytetėrimeve dhe mes shteteve janė politika interesash reciproke. Nė kėtė fazė tė zhvillimit shoqėror ku ndasitė ideologjike i pėrkasin tė shkuarės, kontradiktat ndėrqytetėrimore do tė jenė ato qė do tė nxisin zhvillimet. Perėndimi sot ka njė ngadhėnjim total nė tė gjitha fushat, si dhe aftėsi tė ndikojė mbi politikat, ekonominė e sigurinė pothuajse nė tė gjithė botėn.

Mirëpo ana tjetër e medaljes është mjaft e ndryshme. Ajo paraqet një qytetërim në rënie. Perëndimi po ballafaqohet me rritjen e ngadaltë të ekonomisë, me papunësinë, me popullsinë që nuk shtohet, rënien e etikës së punës, me shpërbërjen, drogën e krimin. Fuqia ekonomike me shpejtësi të paparë po kalon në qytetërimet e Azisë Lindore.

Amerikës, për të dyfishuar prodhimin për frymë i është dashur rreth 50 vjet, ndërsa Japonia e arriti këtë në 30 vjet, Indonezia në 17 vjet, dhe Kina në 10 vjet.

Udhëheqësit e këtyre vendeve këtë rritje e argumentojnë me virtytet e kulturës konfuciane, që ka në themel disiplinën, përgjegjësinë familjare, kolektivizimin, përmbajtjen nga veset dhe punën e palodhur. Ata shprehen se vlerat aziatike janë universale, ndërsa ato të Europës janë… vetëm europiane. Ndërkohë qytetërimi islamik po merr përditë e më shumë një qëndrim të theksuar antiperëndimor.

Sidoqoftë, epërsia e Perëndimit mbi qytetërimet e tjera do të vazhdojë. Pikërisht edhe politikat që ai sot ndjek, janë në interes të këtij qëllimi.

Shqipëria që në hapat e para të demokracisë, ka qenë konsekuente e politikës së anëtarësimit në Europë, si e vetmja zgjidhje për të ardhmen e shqiptarëve. Këtë bashkim ne e shohim si një bashkim organin që historia na e privoi dhe jo sipas parimit "Të vajtjes pas qerres së më të fortit".

Mirëpo dëshirat duhet të jenë reciproke. Është aftësia e politikës dhe e diplomacisë ajo që bën të përputhen ato. Amatorizmi politik në këtë tranzicion të tejzgjatur, është shkaktari kryesor që Shqipëria nga një vend me pretendime për në Europë, të rreshtohet në listën e vendeve më të varfra të Azisë e Afrikës. "Amatorizmi politik, kur trazohet, sjell viktima...", thotë më në fund të testamentit gjeniu Ajnshtajn. Politika Shqiptare ende vazhdon të vërtetojë këtë aksiomë në kurriz të shqiptarëve.



Publikuar: 23.06.2008 00:58:47
Lexuar: 93 herė
Fjalėt kyēe: Amatorizmi, politik, trazohet, viktima,
  


Lajmet e fundit
Mendes kėrkon psikolog fame Mendes kėrkon psikolog fame
Capello: Presioni ėshtė gjė normale Capello: Presioni ėshtė gjė normale
Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike



Lajmet te ngajshme
UNMIK-u me rol tė ri UNMIK-u me rol tė ri
Fol shqip! Fol shqip!
Klinton, gruaja e pare presidente e Amerikes? Klinton, gruaja e pare presidente e Amerikes?
Karriget antieksploziv tė pushtetit Karriget antieksploziv tė pushtetit
Jemi nė Evropė, tani tė integrohemi nė BE Jemi nė Evropė, tani tė integrohemi nė BE
Urraaaaa! Tė gjithė nė qeveri Urraaaaa! Tė gjithė nė qeveri
Diversiteti fetar tek shqiptarėt si pasuri kombėtare Diversiteti fetar tek shqiptarėt si pasuri kombėtare
Fazė kritike nė ekonominė kineze - Prodhuesit botėrorė po i transferojnė porositė nė vende tė tjera Fazė kritike nė ekonominė kineze - Prodhuesit botėrorė po i transferojnė porositė nė vende tė tjera
Reforma pa reformatorėt Reforma pa reformatorėt
Kontrolli i sėmundjeve Kontrolli i sėmundjeve
Google Yahoo MSN