E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Pak sharm Japonie
Pak sharm Japonie
Pak sharm Japonie
Nė Japoni merkatoja e erosit ėshtė njė boom i vėrtetė, edhe pse njė martesė nė katėr ngelet “e bardhė”.

Shenjë kjo që tregon se sharmi femëror është i lidhur intimisht me trasgresionin: një mesazh që stilistët e kanë transformuar në një trend ekzotik

Kimono revolution

Nga veshje aristokrate për rastet zyrtare, kimonoja është kthyer në një kod të rafinuar dhe intrigues all day long. Alessandro Dell’Acqua zgjedh stampa lulesh për një fustan tub, që nxjerr në pah belin dhe dekoltenë. Nën shenjën e shfaqjes me rezerva, zbulohet arti i joshjes.

Dantella sensuale. Ermanno Scervino

Kimono apo këmishë nate? Qytet apo boudoir? Kufijtë humbasin në veshjet e Ermanno Scervino-s, që zgjedh dantellat dhe kontrastet për të interpretuar në formë bashkëkohore detajet ekstreme të Lindjes. Mëngët kornizojnë figurën, nga lartësia e nallaneve vëmendja bie mbi këmbët. Figura e femrës hapet si një erashkë, e ndërgjegjshme për sharmin e saj.

Veshje si telajo. Issey Miyake

Gjithmonë i kujdesshëm për të sjellë stilin oriental mes modës e aksesorëve, fragrancave dhe dizajnit, Issey Miyake pikturon geishat dhe peizazhet japoneze në krijimet e tij, me respekt të madh për simbolet dhe kulturën. Qepje dhe valëzime, asimetri dhe linja ndërpriten nga qëndisje me pamje natyre dhe prekje ngjyrash të forta, si e kuqja, e gjelbra, e verdha.

stil
stil


Dark Lady. Lanvin

Propozim mini për fustanin total-black nga Lanvin: koleksioni i Alber Elbaz vesh geishën me stilin e viteve ’80. Drita të fiksuara mbi shpatulla dhe mbi qafë, për një look të vendosur, që zbutet nga coha delikate mëndafshi, në lartësinë e belit. Për ta përforcuar pastaj sigurinë, me sandale të errëta, të larta, tërheqëse, teatrale.



Alexander McQueen. Obi psikedelik

Obi, rripi tradicional japonez, që shkohet rreth belit dhe pastaj lidhet fjongo pas shpinës, është shenja e fortë, në versionin psikedelik, e veshjes së Alexander McQueen. Një ndërthurje mes të zezës dhe rozës tronditëse që duket nën veshje. Për një look pak punk, me ca nuanca viktoriane, por me doza të forta rock.

Butësia e formave. Sonia Rykiel

Funde të fryrë dhe femërorë, linja të bollshme të sistemuara vetëm nga një rrip i hollë shifoni. Veshje të frymëzuara në liri, ku theksi japonez depërton në atë shije tërësisht franceze në lojën dyfishe me feminitetin.



Kontraste Martin Grant

Akademia e Arteve të Bukura në Paris ka lënë tek stilisti australian një deklaratë dashurie për artin: Martin Grant zgjedh tonalitetet natyrale për veshjet e tij tub dhe nënvizon linjat me kontraste befasuese. Për këtë verë sugjeron krehje geishash, ndërmjet të tashmes dhe të ardhmes. Gjeometritë rigoroze të kimonosë, që në trup kthehet në skulpturë, janë elementët që joshin më shumë.



Detaje të mëndafshta. 6267
Qëndisma historike për koleksionet e Roberto Rimondi-t e Tommaso Aquilano-s, stilistët e 6267: nga frymëzimet ruse tek kujtimet japoneze, hapi është i shkurtër, mëndafshi është protagonist. Linjat janë të buta, ngjyrat në kontrast. Shpatulla dhe qafa shohin nga tradita orientale, për një look elegant dhe të kujdesshëm ndaj detajeve.


Publikuar: 23.06.2008 02:15:50
Lexuar: 159 herė
Fjalėt kyēe: Sharm, japonie, kimono, dantella,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Si tė lėsh pėrshtypje tė mirė! Si tė lėsh pėrshtypje tė mirė!
Rrathėt e pėrkryer Rrathėt e pėrkryer
Moda verore, meshkujt elegantė Moda verore, meshkujt elegantė
Tė jetosh nėn xhins Tė jetosh nėn xhins
Debakel i markes se modes Coca-Cola Debakel i markes se modes Coca-Cola
Make up-i i pranverės Make up-i i pranverės
Kur zeroja tė shpall fitues Kur zeroja tė shpall fitues
Si tė parandaloni lėkurėn e thatė? Si tė parandaloni lėkurėn e thatė?
Xhaketa e lėkurės, e pėrshtatshme pėr stilin rebel vjeshtor Xhaketa e lėkurės, e pėrshtatshme pėr stilin rebel vjeshtor
Tendencė pranverore Tendencė pranverore
Google Yahoo MSN