Qė prej vitit 1891, qėkur Automobiles Peugeot ėshtė themeluar nė Sochaux, qytetin e lindjes sė familjes Peugeot, janė komercializuar mbi 160 modele dhe 34 familje tė modeleve, prej atij 201 deri nė 308.
Sot automjetet e prodhuesit francez Peugeot punohen në 24 fabrika të shtrira në mbarë botën. Gjatë viteve, Peugeout është rritur në brendin e njohur ndërkombëtar dhe botëror, që sot për markën Peugeot një nga prioritetet do të ishte prania e saj në tregjet si ato të Kinës, Rusisë dhe Brazilit.
Inovacioni gjithmonë ka qenë një nga prioritetet për Peugeot, prandaj mund të falënderohet për motorin e parë me katër cilindra Type 39 nga viti 1902, si dhe me integrimin e filtrave të grimcave, të cilët deri më sot janë integruar në mbi 1.8 milionë automjete.
Gjithmonë në anën e natyrës, Peugeot edhe në të ardhmen do të jap kontributin e vet për ruajtjen e mjedisit duke sjellë gjeneratën e re të sistemeve të automjeteve hibride Stop & Start.
Që prej vitit 2001, Peugeot ka shitur mbi 1.100.000 automjete të cilat emetojnë më pak se 120 gramë të CO2 për kilometër.