E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Bashkimi kombėtar, mundėsi e imponuar
Bashkimi kombėtar, mundėsi e imponuar
Bashkimi kombėtar, mundėsi e imponuar
Prej 15 qershorit 2008, me hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės dhe me ndarjen funksionale tė saj, Kosova paraqet kėrcėnim serioz pėr zhvillimin dhe pėr stabilitetin e Shqipėrisė. Cilado ose ēfarėdo qė tė jenė kapacitetet ballafaquese tė Shqipėrisė, ajo duhet tė jetė e vetėdijshme pėr klimėn e tillė si dhe pėr gatishmėrinė e njė pjesė goxha tė mirė tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr njė ri-organizim tė vazhdueshėm tė Kosovės dhe Shqipėrisė.

Nëse deri dje Shqipëria ka ofruar vetëm zgjidhje deklarative për Kosovën, sot ajo duhet të jetë praktike në ofrimin e zgjidhjes. Në situatën aktuale karshi Kosovës, Shqipëria nuk ka shans, p.sh, të ketë lehtësira për marrjen e vizave nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE), e pse jo, edhe heqjen e tyre. Tjetër, rruga Durrës – Prishtinë duhet të shihet më shumë se një gjest kombëtar-patriotik dhe më shumë se vetëm një prerje shiriti në kohën e zgjedhjeve.

Në këtë kontekst, janë disa gjëra që duhet trajtuar. Zhvillimi kulturor në Shqipëri ka marr hovë të madh, kur krahasohet me Kosovën. Organizimi i, p.sh, koncerteve të muzikës rok përmes vizitave nga grupe të ndryshme ndërkombëtare, organizimi i panaireve të modës, organizimi i Miss-ave me karakter botëror, etj, janë disa nga majat kulturore të botës sot.. Ndërsa Kosova, sa i përket zhvillimit kulturor, mbetet në nivelin e mësimit të abetares. Në politikë, dallimet janë edhe më të thella. Derisa në Shqipëri çdo detaj politik diskutohet deri në përbërjen e saj më të imët, në Kosovë politika trajtohet si “integrim në institucionet ndërkombëtare” duke i varfëruar kosovarët çdo ditë e më tepër.

Këto dallime kulturore dhe politike kanë krijuar një hendek ndasish mes Shqipërisë dhe Kosovës. E pata thënë një herë: aq shumë dallojnë Kosovarët mes vete saqë e vetmja gjë që i bënë bashkë është gjuha. Nëse dikush nga ndërkombëtarët merr guximin dhe e ndërron edhe këtë gjuhë shqipe që përdoret në Kosovë atëherë kosovarët do të ndahen në disa etni, me karakteristika, doke, tradita e zakone të dallueshme mes vete, që në fund japin rezultat të organizimit politik.

Veç tjerash, me Pakon e Ahtisarit dhe zyrtarisht me Letrën e Ban Ki Munit (Shefit të OKB-së), Kosova është e ndarë. Flamuri, Himni, Kushtetuta e Kosovës, dihet, janë rezultat i krijimit të një identiteti të ri politik dhe etik në Kosovë. Praktikisht, ato janë të vlefshme vetëm për një etni (atë kosovare) andaj i dedikohen vetëm një pjesë të territorit të Kosovës. Ndërkohë, zbatimi i këtyre simboleve të kosovarëve (sidomos Kushtetutës) mbetet vetëm në mënyrë deklarative. Korrupsioni është shumë i gjerë dhe i thellë në Kosovë.

Pra, ndarja funksionale e Kosovës krijon mundësi legjitime të bashkimit me Shqipërinë. Nëse kjo bashkëngjitje nuk kryhet në formë e mënyrë të organizuar, Shqipëria do të përjetoj kthim në të kaluarën. Në një të kaluar që ishte përplot turbullira e trazira. Shqipëria, dihet, nuk ka llogari të kthehet në situatë të tillë. Sidomos duke pasur parasysh investimet që i ka bërë që nga atëherë. Kthimin në një situatë të tillë do ta parapëlqenin shtetet fqinje dhe disa më të largëta sepse në këtë mënyrë këto shtete do të dilnin përpara me zhvillim.

Sido që të jetë, edhe nëse nuk do të ndodhë bashkimi, Tirana duhet të sillet dhe veproj karshi Kosovës, tek e fundit, sikurse Beogradi. Tirana nuk ka nevojë të marr pëlqimin e politikanëve të korruptuar të Prishtinës për një sjellje të tillë. Tirana nuk do të duhej të sillej vetëm në formë deklarative karshi Kosovës ose edhe të ja kthej shpinën Kosovës ose edhe të bëhet injorante sepse do t’i plas sherri në shtëpi/telegrafi



Publikuar: 23.06.2008 05:24:43
Lexuar: 111 herė
Fjalėt kyēe: Bashkimi, kombėtar, mundėsi, imponuar,
  


Lajmet e fundit
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės



Lajmet te ngajshme
Betimi i Hipokratit apo Hipokritit? Betimi i Hipokratit apo Hipokritit?
Prifti i Luftės Prifti i Luftės
Monark apo qytetar? Monark apo qytetar?
Fundi i alibisė... Fundi i alibisė...
Te korrat e urise Te korrat e urise
Sa tė besueshme janė anketat? Sa tė besueshme janė anketat?
Ekonomia, fundvit problematik Ekonomia, fundvit problematik
Keqkuptuesit e Kadaresė Keqkuptuesit e Kadaresė
Maqedonia nė garė me Kubėn, Iranin dhe Korenė Veriore Maqedonia nė garė me Kubėn, Iranin dhe Korenė Veriore
Ē’po ndodh me historinė moderne? Ē’po ndodh me historinė moderne?
Google Yahoo MSN