Sa pėr fillim dy pėrjetime nga dy persona. Kėto janė mendimet dhe ndjenjat e dy njerėzve qė kanė pėrjetuar incidente traumatike.
Personi A: Ndjehem tmerrshëm, shumë i shqetësuar dhe i nevrikosur. Nuk kam qenë kështu përpara. Aksidenti me veturë ka ndodh para 6 muajve por unë ende nuk ndjehem i sigurt në veturë, ndjehem shumë i frikësuar dhe mundohem ti shmangem udhëtimeve kur është e mundshme. Më paraftyrohet aksidenti dhe nuk më hiqet nga mendja edhe gjatë gjumit, natën ëndrrat janë të këqija me skena nga aksidenti duke ndodhur prapë edhe prapë ... jam i rraskapitur nga kjo ....
Personi B: Mënyra se si mendoj për jetën time më është ndryshuar, vetëm mendoj pse na ndodhi neve? Ndjehem shumë fajtore kur mendoj se kam mundur të bëjë më shumë për të ia shpëtuar jeten e shoqes që ka Pvdekur. E rijetoj përvojën çdo herë, mendoj gjithmonë vetëm ta kisha bërë këtë, vetëm ta kisha bërë atë.... Ndjehem shumë e plogësht dhe në depresion dhe shpesh ... nuk mund të qetësohem dhe frigohem, kam mundur të vdes...., nuk mund të mendoj për të ardhmen..., ndjehem e paftë... Nëse ju keni vuajtur nga ndonjë përvojë traumatike ju mund të keni ndjenja të njejta. Kjo fletushkë është shkruar nga psikologët për qëllim që të ju ndihmojë ti kuptoni këto reagime dhe ju ofron disa sygjerime praktike për të ju ndihmuar ti përballoni ndjenjat.
Çka është incident traumatik?[b]
Incident traumatik mund të jetë çdo gjë që është jashtë nga ngjarjet ditore dhe është shumë shqetësuese për dikend. Shumë gjëra mund të kenë këtë efekt. Mund të jetë nga zjarri, aksidenti, vjedhjes në shtëpi apo sulm personal, sulmit, të jeni dëshmitar të ndonjë rasti tragjik si vdekja e dikujt. Mund të jetë rast i madh si fatëkeqësisë së madhe që përfshin disa njerëz apo ngjarje personale që ju përfshin juve, shokët/shoqet apo anëtarët e familjes.

stresi
[b]Si reagojnë njerëzit pasë incidentit traumatik?
Këto në vijim janë disa nga reagimet që ju mund ti përjetoni pas ndonjë ngjarje tragjike. Në përgjithësi reagimet e njerëzve bëjnë pjesë në tri grupe:
Përsëritja e përjetimit të tragjedisë në mendje.
Shmangia e gjërave që janë të lidhura me tragjedi.
Ndjeheni më shumë të tendosur, të nevrikosur apo më shumë vigjilent se zakonisht.
Jeni në depresion, qani.
Mund të ju ndihmojë të shikoni se a i përjetoni këto simptome.
Ti shmangeni gjërave që janë të lidhura me tragjedi
Mundoheni ti shmangeni ndjenjave, mendimeve dhe bisedave rreth tragjedisë.
Shmangeni aktiviteteve, vendeve apo njerëzve që ju përkujtojnë tragjedinë.
Nuk jeni në gjendje të mbani në mend gjërat rreth tragjedisë.
Humbni interesimin për jetë, ndjeheni të ftohtë nga të tjerët apo nuk ndjenheni si përpara tragjedisë.
Ndjeni që nuk do të keni të ardhme normale ju duket që jetoni në kohë të huazuar.
Ndjeheni më shumë të tendosur dhe të nevrikosur se zakonisht
Ndjeni zemërim apo nevrikim
Nuk mund të koncentroheni
Keni vështërsi të fleni
Ndjeheni shumë vigjilent tërë kohën dhe trembeni shumë lehtë.
Reagimet nga stresi post traumatik mund të na ndikojnë në katër mënyra të ndryshme:
Si ndjehemi
Mënyrën si mendojmë
Mënyra se si trupi jonë funksionon
Mënyra se si sillemi
Ju mund të kuptoni se si ndjeheni nëse i nënvizoni simptomet e shënuara, simptomet që i përjetoni rregullisht:
Çka bëni?
Endeni poshtë e naltë
I shmangeni gjërave që ju kujtojnë ngjarjen
Nuk mund të uleni dhe relaksoheni
I shmangeni njerëzve
Nuk dëshironi të jeni vetëm
Jeni të nevrikosur
I prishni marrëdhëniet
Pini alkohol apo duhan më shumë
Vareni nga të tjerët shumë
Si mund ti ndihmojë vetëvetes?
Është me rëndësi të kuptoni se reagimet që i përjetoni janë shumë të zakonshme pas ndonjë tragjedie, reagimet nuk janë shenja të dobësisë apo të marrëzisë. Sygjerimet në vijim mund të ju ndihmojnë që të ia filloni ti përballoni reagimet e post traumës. Gjërat që i përshkruajmë mund të ju ndihmojnë:
Kuptoni tragjedinë
Të merreni me paraftyrimet dhe ëndrrat e këqija nga tragjedia
Tejkaloni presionin, neveritjen dhe zemërimin
Tejkaloni shmangjen
Tejkaloni mërzitjen
Mundohuni të kaloni disa minuta për ti menduar mënyrat që ju mund të kuptoni se nëpër çka keni kaluar. Mundohuni ti shkruani disa ideja si:
Njerëzit bisedojnë për tragjedi për të kuptuar se çka ka ndodhur
Njerëz me tëcilët mund të bisedoni.
Gjëra që mund të bëni vetëvetiu p.sh. të shkruani përvojat tuaja

stress
Provoni këto mënyra:
Shkruani hollësirat e paraftyrimeve dhe ëndrrave të këqija që i përjetoni.
Gjeni kohë gjatë ditës për të menduar se çka ka ndodhur. Kjo duhet të bëhet në ambient të qetë dhe të sigurt.
Mendoni për gjëra pozitive për situatën që jeni tani: për shembull, Unë kam mbijetur këtë dhe ende jam këtu, Unë kam shoqe/shokë të mirë që më përkrahin, Unë tani mund të ia filloj të planifikoj të ardhmërinë.
Tejkalimi i presionit, neveritjes dhe zemërimit
Eshtë e dobishme nëse punoni me grupin e muskujve në vijim:
Gishtat i shtrëngoni dhe pastaj i relaksoni.
Duart lakoni bërrylat dhe shtrengoni duart. E njdeni tensionin në duar posaqërish mbi bërryla. Mos harroni, e bëni këtë vetëm për disa sekonda dhe pasatj relaksohuni.
Qafa e mbani qafën drejt dhe shkoni prej një ane në anën tjetër ngadalë. E ndjeni si tensioni barrtet. Pastaj e sjellni kokën përpara në pozitë të rehatshme.
Fytyra Janë disa muskuj në fytyrë por ju mendoni për ballin dhe nofullën. Fillimisht i ulni vetullat teposhtë. E relaksoni ballin. Ju poashtu mund të i ngritni vetullat dhe relaksohuni. Tani e shtrëngoni nofullën pastaj relaksohuni.
Gjoksi Merrni frymë thellë, mbajeni për disa sekonda dhe relaksohuni. Pastaj merrni frymë normal.
Barku shtrëngoni muskujt e barkut sa më shumë që keni mundësi dhe relaksohuni.
Prapanica e shtrëngoni prapanicën dhe relaksohuni.
Këmbët i shtrini këmbët dhe i lakoni këmbët nga fytyra juaj. I përfundoni ushtrimet duke i lëvizur gishtat e këmbëve.