Institucioni financiar austriak, grupimi Hipo Alpe-Adria hapi ekspoziturėn e re nė Tetovė, pėrballė Shtėpisė sė ARM-sė.
Hapja e ekspoziturës në Tetovë, si pjesë e strategjisë për disperzimn gjeografik të shërbimeve të Hipo Lizing, është vetëm fillimi i depërtimit me sukses në tregjet jashtë Shkupit. Sipas përfaqësuesve të kompanisë prania e grupacionit në Maqedoni solli në treg mënyra të reja dhe bashkëkohëse të financimit, që e përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe ndikojnë jashtëzakonisht volitshëm ndaj klimës financiare në vend.
Grupacioni është i pozicionuar me sukses me rrjetin e zhvilluar në rajonin e Alpeve-Adriatikut, duke filluar nga Gjermania, Austria, Italia dhe Sllovenia, pastaj duke i përfshirë Kroacinë, Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bullgarinë, e deri në Ukrainë. Në tregun e Maqedonisë, grupacioni është i pranishëm prej muajit shkurt të vitit 2007, kur filloi me punë Hipo Aple-Adria-Lizing në Shkup. Aplikimi i mënyrave moderne me orientim evropo-perëndimor të financimit e vënë në lëvizje ekonominë zhvillimin e shpejtë dhe stabil të çdo klienti individualisht, pavarësisht se a bëhet fjalë për firmë ose për person fizik.