Shtrenjtimi i naftės, i diktuar edhe nga kujtimi i lartė nė bursat ndėrkombėtare, ėshtė i paarritshėm pėr xhepat e qytetarėve tė Maqedonisė.
Rritja e shfrenuar e çmimit të naftës ne vend, ka bërë që një pjesë e mirë e qytetarëve të preferojnë mënyra alternative udhëtimi, madje ndonjë prej tyre të mbyll në garazh automjetin e tij. Shtrenjtimi i naftës, i diktuar edhe nga kuotimi i lartë në bursat ndërkombëtare, është i paarritshëm për xhepat e qytetarëve të Maqedonisë.
Rritja e çmimeve tani është bërë trend botëror. Tek neve kjo dukuri do të reflektohet më tepër sepse vetë standardi i qytetarëve është më i ulet. Normalisht, zgjidhja është ecja në këmbë dhe biçikletë. Ndonjëherë patjetër të shfrytëzohet vetura për ndonjë rast urgjent, tha një qytetar.
Në bursën botërore i rrit çmimi i naftës. Te ne problem janë akcizat. Megjithatë më duket se alternativë e vetme mbetet biçikleta, tha një tjetër qytetar.
Me rritjen e çmimeve te derivateve të naftës, gjithsesi është rritur edhe numri i te interesuarve për biçikleta, sidomos edhe gjatë kohës së verës, tha shitësi i biçikletave.
Ndërkohë Komisioni Rregullator i Energjetikës paralajmëroi shtrenjtim tjetër të derivateve të naftës. Nafta është rritur me 0.5 denarë ndërsa benzina me 2 denarë. Me gjithë shtimin e prodhimit të naftës nga Arabia Saudite, edhe në botë nafta është kuotuar në ngjitje, në 138 dollarë për fuçi. Nëse rritja do të vazhdoj, pas dy javësh rritja do të reflektohet edhe në Maqedoni.