Mė shumė sesa pėr njė sezon tė ri.
Tendenca për të gjitha shijet: rozë romantike e femërore, e kuqe glamour dhe chic ose fluoreshente, trendy dhe zbavitëse. Dhe duart do të jenë më të bukura
Romantike me rozë
Për kë?
Për fillestaret e manikyrit, femrat romantike, admirueset e elegancës së matur, fanset e lakuriqësisë së duarve ose për ato që... janë gjithmonë me nxitim...
Nuancat 2008
Rozë pastel, rozë bon-bon, rozë e sheqerosur, rozë fluoreshente
Ke 5 minuta?
Apliko smaltin rozë me dy ose tre veprime. Vendos një shtresë smalti mbi thonj (2 minuta), prit 1 minutë, pastaj vendos shtresën e dytë (2 minuta). Por kujdes: në fund lëre të thahet plotësisht, për të mos e hedhur gjithë punën në erë.
Ke 10 minuta?
Vendos një bazë transparente për të mbrojtur thonjtë dhe që manikyri të zgjasë më shumë (1 minutë). Lëre të thahet për 1 minutë dhe më pas vendos dy shtresat e tjera të smaltit (5 minuta). Lëre të thahet për një minutë dhe më pas përfundo duke vendosur sipër një shtresë fiksuesi (2 minuta).
Ke 15 minuta?
Fillo operacionin french manicure! Vendos bazën (1 minutë) pastaj lëre të thahet për 1 minutë. Pastaj vendos linjën e hollë me smalt të bardhë, duke ndjekur mirë format natyrale të thoit (5 minuta). Lëre të thahet për një minutë dhe vendos dy shtresa smalti nga lart poshtë (5 minuta). Lëri të thahen për 1 minutë dhe përfundo duke aplikuar fiksues (2 minuta).
Këshilla
Nëse nuk ke kohë për të bërë french manicure, thjesht mund të ngjyrosësh ekstremitetet e thoit me një laps të bardhë.
Për cilat raste?
Në çdo rast! Chic dhe e rafinuar, ngjyra rozë u jep duarve një ton elegance të matur dhe natyrale.
Glamour në të kuqe
Sensual dhe tendencë, smalti i kuq mishëron bukurinë absolute. Atëherë nxirr thonjtë jashtë dhe bëhu e parezistueshme!
Për kë?
Për femme fatale, femrat e dashuruara, të djallëzuarat, modernet dhe mbi të gjitha për ato që dinë të jenë të duruara.
Nuancat 2008

stil
Qershi, e kuqe korali, kumbull, mjedër, e kuqe e errët
Koha: 10 minuta
Metoda
Vendos mbi thonj një bazë forcuese. Lërë të thahet për një minutë dhe më pas vendos shtresën e parë të smaltit të kuq, duke filluar nga qendra e thoit, duke kaluar pastaj nga e djathta në të majtë e duke lënë një hapësirë rreth 1 mm mes smaltit dhe lëkurës. Lëre të thahet për një minutë dhe më pas përsërite operacionin. Përfundoje duke vendosur një shtresë fiksuesi. Apliko gjithmonë duke filluar nga poshtë lart.
Këshillë
Smalti i kuq thahet lehtësisht. Sekreti është që ta vendosësh mbi thonj para se të fillosh të shohësh një film ose të lexosh një libër.
Kujdes!
Është një operacion delikat. Ulu në një vend komod që të aplikosh manikyrin pastër dhe mbaj gjithmonë gati një pambuk të lyer me aceton.
Për cilat raste?
Për një mbrëmje speciale, një takim romantik. Kombinuar me një fustan të kuq ose buzëkuq të po së njëjtës nuancë.
Fashion flesh
Për kë?
Për femrat që nuk u shpëtojnë tendencat, për natyrat alegro, për femrat e vendosura... me pak fjalë për të gjitha ato që dinë të guxojnë!
Nuancat 2008
E verdhë, e gjelbër, violë, blu, portokalli
Koha: 10 minuta
Metoda
Mënyra për të aplikuar një smalt fluoreshent është e njëjtë me atë të smaltit të kuq: zbulo të gjitha etapat për manikyrin perfekt.
Kujdes
Ky lloj smalti shkon me thonj të shkurtër në formë katrore. Efekti nuk do të jetë shumë elegant me thonj të gjatë.
Për cilat raste?
Stampat grafike dhe ngjyrat flesh janë protagoniste të modës dhe make up-it. Atëherë, për një stil tendencë, kombino thonjtë me look-un tënd.