E martė, 30.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Atė qė tė qėllon me gur, mos e qėllo me bukė
Atė qė tė qėllon me gur, mos e qėllo me bukė
Atė qė tė qėllon me gur, mos e qėllo me bukė
Shpresa nė sytė e shqiptarėve tė Kosovės tė drejtuar nga zyrat e ndėrtesės shumėkatėshe tė OKB-sė janė shpresa dhe zhgėnjimi i shumė popujve nė botė

edhe pse u krijua realiteti i ri i krijimit të shtetit të Kosovës, dhe pranimi i saj ndërkombëtarë nuk është rikonfirmuar fuqishëm mbështetja eksplicite për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, duke hedhur poshtë çdo pretendim të qeverisë serbe për implikim të drejtpërdrejtë në rrëzimin e rendit kushtetues të Kosovës, e cila po realizon e papenguar modelin me standarde të dyfishta, në njërën anë duke penguar funksionimin kushtetues të institucioneve të Kosovës, duke sforcuar lidhjet e serbëve lokal gjithnjë e më fuqishëm me ato të Serbisë, gjithashtu duke ua pamundësuar të njëjtën gjë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke i shtrënguar dhe izoluar ata padrejtësisht, në anën tjetër. Nuk zgjidhet problemi nëse rritet presioni ndërkombëtar në institucionet kosovare për dëgjueshmëri të mëtejme, ndërsa tolerohen deri në pakufi obstruksionet e qeverisë serbe.

Rëndësia e hyrjes në fuqi të Kushtetutës ka mbetur akoma e mangët, meqenëse kushtimisht nuk ka ndryshuar esencialisht asgjë në krahasim me kohën parakushtetuese, kjo rrezikon bankrotimin politik të institucioneve demokratike të cilat janë të detyruara të zbatojnë në praktikë rendin kushtetues. E gjithë kjo duket e parealizueshme, meqë serbët vendor nuk pranojnë institucionet legjitime të Kosovës, bile nuk pranojnë as bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve të tyre brenda institucioneve të zgjedhura nga vota e popullit. Është pikëpyetje e madhe si do të shtrijë ndikimin pushteti qendror, më vonë, në komunat serbe, të cilat do të kenë të drejtën e ndërtimit të infrastrukturës gjyqësore-të "entitetit" (?) serbë, policinë etnike.. (të cilat janë institucionet themelore të shtrirjes së pushtetit territorial-jo kulturor), ngaqë realizimi i të drejtës për arsim dhe shëndetësi nuk është edhe aq i rëndësishëm, meqë edhe ashtu do të bëhen korrigjime në sistemin arsimor dhe atë të shëndetësisë, duke balancuar shërbimet në sektorin publik dhe atë privat. Sigurisht që do të rritet edhe autonomia e institucioneve arsimore dhe shëndetësore, dhe do të vendoset një kontroll më i madh i qytetarëve mbi këto institucione-jo i partive politike, ngaqë bordet e shkollave duhet të zgjidhen drejtpërdrejtë nga qytetarët përmes votës së lirë, jo të imponohet zgjidhja e tyre nga ministritë, por nga ato duhet të bëhet kontrolli në zbatimin e ligjshmërisë, apo aplikimi i ndonjë modeli të përafërt që do të ketë shtrirje në tërë Kosovën, jo vetëm në "enklavat" serbe që do të zyrtarizohen ligjësisht si komuna, produkt i marrëveshjes. Meqë nuk po zyrtarizohet fare vullneti politik i popullit, në tërë territorin e Kosovës, përkundrazi po nëpërkëmbet, edhe gëzimi i hyrjes në fuqi të kushtetutës po del disi i mangët, duke ngritur dozën e skepticizmit për përshpejtimin e pakujdesshëm të zbatimit të marrëveshjes Ahtisaari të inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës, gjë që po krijon hamendje të reja duke lënë të hapura dilemat e krijuara, pas fuqizimit kushtetues dhe njëkohësisht po zbehin seriozitetin institucional dhe atë konstitucional. Si të shpjegohet ndryshe përmbajtja e re e funksionalitetit të pushtetit qendror, kur po vazhdohet të përkrahet puna e mëtejme UNMIK-ut, pa pëlqimin paraprak të parlamentit të Kosovës dhe po shtyhet legalizimi i misionit të EULEX-it, për më vonë. Hamendjet e tilla po ngufasin të ardhmen e shqiptarëve në Kosovë, duke lënë hapësirë për dyshim eventual për përpjekjet e fshehta të krijimit të një situatë të re në terren "real politic" model i Kisingjerit për zgjidhjen e konflikteve, që detyrimisht e vën palën shqiptare para aktit të kryer, kantonizimin e Kosovës, apo krijimin e ndonjë modeli të ngjashëm, ku faktikisht pengohet SHPK-ja dhe dogana të kryejnë detyrimet ligjore në tërë territorin, pa dhënien e pëlqimit paraprak të institucioneve lokale serbe, që veçse kanë filluar të konstituohen në bazë të rezultateve zgjedhore për pushtet lokal që i mbajti Serbia e papenguar në Kosovë. Deri më tash, pas fazës së konsolidimit konstitucional, nuk është shpalosur ndonjë plan konkret nga qeveria dhe nuk ka ndonjë gatishmëri serioze për gjetjen e formulës adekuate që do të plotësonte kërkesat ligjore të qytetarëve. Është i çuditshëm ky përbaltim i vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës, kur asgjë nuk ka ndryshuar në agjendën e Këshillit të Sigurimit, nuk ka ndryshuar formalisht ende rezoluta 1244, por tash përkundrazi po bëhet pengesë e sistemit unifikues ligjor, dhe ndarjes faktike në dy misione atij të UNMIK-ut në komunat serbe që pranohet heshtazi pa kundërshti nga përfaqësuesit legjitim dhe popullata lokale, e cila është magjepsur me premtimet vazhdimisht të përfolura se do të zbatohet kushtetuta në tërë territorin e Kosovës, dhe përfshirjes së EULEX-it, më vonë, jashtë vijave ndarëse të komunave serbe. Qeveria akoma nuk u ka shpjeguar qytetarëve si do të realizoj obligimin kushtetues në tërë territorin e Kosovës, kur praktikisht duket se tash për tash është i parealizueshëm..

Prandaj mund të plotësohet konstatimi se me Kosovën duhet të qeverisin qytetarët e saj përmes institucioneve demokratike të zgjedhura nga vota e popullit, vullnet i cili duhet të zbatohet patjetër në bazë të Kushtetutës së re, e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor, e votuar nga parlamenti legjitim dhe e pranuar ndërkombëtarisht, duke sanksionuar edhe të drejtat e minoriteteve përmes procesit të decentralizimit, që do të fitojë në përmbajtje vetëm atëherë kur serbët vendor të kuptojnë se nuk ka zgjidhje tjetër, përveç realizmit të kërkesave të tyre optimale në harmoni me ligjet e Kosovës dhe, vetëm atëherë duhet të gëzojnë benefitet e decentralizimit, assesi ndryshe, si dhe ato të avancimit ekonomik të komunave që plotësojnë standardet e multietnicitetit në zonat me popullatë të përzier.


Publikuar: 23.06.2008 23:46:57
Lexuar: 55 herė
Fjalėt kyēe: Shqiptarėve, Kosovė, OKB,
  


Lajmet e fundit
Si tė fitoni Green Card amerikane Si tė fitoni Green Card amerikane
Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind
Sė shpejti video  e Britneyt? Sė shpejti video e Britneyt?



Lajmet te ngajshme
Kim MEHMETI: Macet e sotme, luanėt e tė nesėrmes Kim MEHMETI: Macet e sotme, luanėt e tė nesėrmes
Shqiperia e dytė Shqiperia e dytė
Dėshtimi i njohjeve tė “pritura” dhe islami shqiptar Dėshtimi i njohjeve tė “pritura” dhe islami shqiptar
A ia vlen me te investosh ne Evropen Lindore? A ia vlen me te investosh ne Evropen Lindore?
E para pėrpjekje e pakundėrshtueshme pėr shkombėtarizim tė shqiptarėve nė Kosovė E para pėrpjekje e pakundėrshtueshme pėr shkombėtarizim tė shqiptarėve nė Kosovė
Kriza e hipotekave ne SHBA, si po e perkeqeson ekonomine evropiane Kriza e hipotekave ne SHBA, si po e perkeqeson ekonomine evropiane
130 vjet kriza financiare 130 vjet kriza financiare
"Bosnia light" dhe "Ahtisaari plus"
Shqipėria turistike, vetėm me 36 hotele tė licencuar Shqipėria turistike, vetėm me 36 hotele tė licencuar
Jeta thuajse e ėmbėl nė kafenenė e frontit... Jeta thuajse e ėmbėl nė kafenenė e frontit...
Google Yahoo MSN