Roza-nuancat e saja plot shkėlqim.
Protagoniste e të gjitha sfilatave të pranverës, roza rikthehet fuqishëm në të gjitha nuancat e saj të ëmbla e plot shkëlqim. Për make up-in dhe jo vetëm.
Në ditët e ngrohta duhet të bëni vetëm një gjë: të hapni kutitë e grimit, furçat dhe buzëkuqët e të bëni një truk të lehtë, fare të lehtë. Sigurisht, ky mision është i pamundur që të realizohet me nuanca gri, ose blu, ose vishnjë.
Ndaj specialistët e make up-it këshillojnë një dhe vetëm një ngjyrë për trukun e pranverës: rozë.