Pėrfaqėsuesi i kombėtares franceze, Samir Nasri, ka bėrė tė ditur se transferimi i tij tek Arsenali tashmė ėshtė arritur, nėnshkruar zyrtarisht dhe kompletuar.
Mesfushori sulmues ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kalim tek Arsenali gjatë gjashtë javëve të fundit, por pavarësisht lidhjeve të vazhdueshme dhe raporteve se marrëveshja është realizuar, klubi londinez ende nuk e ka konfirmuar atë zyrtarisht.
Sidoqoftë, Nasri ka bërë të qartë situatën në ueb-sajtin e tij personal, duke zbuluar se gjithçka tashmë është finalizuar, para ndeshjeve para-sezonale që zhvillohen në korrik.
Dëshirojmë të ju informojmë lajmin se Samir Nasri nuk do të jetë lojtar i Olympique Marseille gjatë sezonit të ardhshëm. Po ashtu dëshirojmë të ju informojmë se ai ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me klubin nga Londra, Arsenalin, thuhet në faqen zyrtare të lojtarit.
Supozohet se transferimi i francezit i ka kushtuar klubit londinez 20 milionë euro.