Trajneri i ri i Interit, portugezi Jose Mourinho, ėshtė kthyer nga pushimi i tij para kohe, ndėrsa mediat kėtė e arsyetojnė si pėrpjekje e trajnerit pėr ta realizuar nė mėnyrė vetjake transferimin e Lampard.
Mourinho është një adhurues i madh i Lampard dhe dëshiron që ta ketë atë në radhët e veta edhe në Giuseppe Meazza. E ardhmja e mesfushorit anglez në Chelsea nuk duket e ndritur, pasi që ka dy vite që mesfushori refuzon të nënshkruajë kontratë të re.
Spekulohet se arsyet për një sjellje të tillë të tij, janë se Lampard dëshiron të luajë në ndonjë vend të huaj, ashtu që Mourinho tash personalisht do të përpiqet ta bindë se ai duhet të transferohet në radhët e Interit.
Sipas The Sun, Mourinho mbrëmë ka arritur në Milano, pesë ditë para kohës së paraparë. Ai thuhet se e ka bërë këtë pasi që personalisht dëshiron të kontribuoje në transferimin e Lampard.
Jose këto ditë pritet të fluturojë në Londër, dhe të prezantojë një ofertë të përmirësuar tek Chelsea, si dhe të takohet vetë me Lampard.