Evropa Juglindore pa kaluar shumė kohė do tė pėrfshihet nga njė krize e madhe energjitike. Kėtė e ka deklaruar eksperti evropian pėr energjinė Vuk Hamovik sipas tė cilit Ballkani po ballafaqohet me mungesė tė madhe tė energjisė por se nuk shihet ndonjė dėshirė pėr tė investuar nė burime tė reja.
Rezultati i kësaj do të jetë që konsumatorët të ballafaqohen me çmime të larta të energjisë. Studime të bëra kohët e fundit arrijnë në përfundim se rajoni ka nevojë për investime të mëdha në fushën e prodhimit të energjisë në të ardhmen ka thënë ai. Sipas Hamovik, kriza mund të ketë një ndikim të të madh në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni.