E enjte, 28.8.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Tre sekretet nga 0 nė 3 vjeē
Tre sekretet nga 0 nė 3 vjeē
Tre  sekretet nga  0 nė 3 vjeē
Trashėgimia, edukimi, kushtet e rritjes..

Trashëgimia, edukimi, kushtet e rritjes.. Këto janë tre elementë shumë të rëndësishëm që ndikojnë fuqimisht në zhvillimin psiko-motor të fëmijëve të tre viteve të para të jetës. Ato janë të parat në morinë e listës së elementëve të cilët ndikojnë në këtë zhvillim.

Skena shqetësuese dhe alarmante, që i çorodit prindërit, siç e shpjegova edhe një javë më parë quhet me të vërtetë "tërbim" (Tantrum). Në këto raste prindërit shtrojnë para nesh dy pyetje:

çfarë është kjo shfaqje, ka të bëjë me karakterin e fëmijës apo është difekt i yni lidhur me të?

A është normal zhvillimi i tij dhe në se jo çfarë duhet të bëjmë ne?

Në themel të jetës së njeriut por edhe të çdo qënieje të gjallë, qëndron një bashkëveprim shumë i fuqishëm mes trashëgimisë dhe ndikimit të mjedisit të jashtëm rrethues.

Ky bashkëveprim është themeli edhe i shfaqjes së kokëfortësisë, tërbimit apo mekjes, por edhe i çdo elementi tjetër që ka të bëjë me zhvillimin psiko-motor të fëmijëvë të tre viteve të para të jetës. Shembëlli i tërbimit është më klasiku dhe më i dallueshmi nga prindërit për të kuptuar rëndësinë e ketij bashkëveprimi.

Ka prindër që vlerësojnë më shumë faktorin genetik(trashëgiminë), ka të tjerë që vlerësojnë më shumë faktorin mjedisor.

Në se mendojnë se veçoritë dhe aftësitë e fëmijës varen vetëm nga trashëgimia, atëhere, ata bëhen fatalistë e të ngurtë, duke lënë pas dore çdo detyrim prindëror për të luftuar e për t'u përpjekur. Shprehja më e përgjithëshme në të tilla raste është: "Ky ishte fati ynë, s'kemi ç'bëjmë, nuk jemi në gjëndje ta ndryshojmë atë".

Në se mendojnë se aftësitë dhe veçoritë e fëmijës varen vetëm nga mjedisi rrethues, atëhere, fillojnë që ta ngarkojnë veten me faj e me një pergjegjësi më të madhe se sa duhet, por, edhe duke nbingarkuar e stresuar gjithashtu fëmijën. Shprehja me e përgjithëshme në këto raste është: "I ka të gjitha kushtet! O do të mësojë o nuk ka derman"

f%EBmij%EB
f%EBmij%EB


Të dy këto qëndrime janë të gabuara, sepse shkenca, por edhe praktika jonë e përditëshne vërtetojnë se: Trashëgimia dhe njedisi, jo vetëm që nuk kundërshtojnë por, ato ndihmojnë dhe plotësojnë njëra tjetrën në realizimin sa më të mirë të zhvillimit psiko-motor të fëmijës.

Është e domosdoshme që të kuptojmë dhe të ngulitim mirë idenë se:

Predispozicioni genetik, pra trashëgimia, është kushti i parë që një fëmijë të lindë por ajo, e vetme, nuk mund të rrisë e të zhvillojë asnjë qënie të gjallë e aq më pak një qënie njerëzore.

Reagimi me kokëfortësiapo me tërbim, në fakt, bën pjesë në sjelljen normale të fëmijëve të vegjël, bile, bile, nuk do të ishte aspak normale në se kjo lloj sjelljeje apo shfaqjeje do të mungonte në moshën 1-2 vjeç.

Masa, se si e sa një fëmijë reagon me kokëfortësi, nuk eshtë e nuk mund të jetë e njëjtë nga njëri tek tjetri:

Ka që reagojnë pa dëshirë ndaj një urdhëri apo ndalimi.

Veprojnë me përtesë e kokën varur, duke shprehur qartë se nuk janë dakort me atë që i është thënë të kryejë. Ka që reagojnë me qejfmbetje e zëmërim të dukshëm.

Veprojnë me vrull, duke turfulluar e duke ecur në mënyrë demonstrative kundërshtuese. Ka edhe të tillë që reagojnë, me tërbim e me mekje.

Si doqoftë numuëri ifëmijëvë që reagojnë kështu eshtë shumë herë më i vogël se sa ai i dy grupeve të para.

Në përgjithësi prindërit e kanë shumë të vështirë të mbajnë një qëndrim të saktë dhe, para tyre, dorëzohen. Bile edhe ata prindër të cilët mund të jenë tepër të aftë.
Sidoqoftë, për qëndrimin e prindërve para rasteve të tilla pediatrit e zhvillimit dhe psikopediatrit rekomandojnë disa këshilla që gjithësesi duhet të mbahen parasysh nga të gjithë prindërit, pamvarësisht se çfarë sheaqjeje paraqit fëmija i tyre.

Së pari duhet ditur se shpeshtësia dhe ashpërsia e shfaqjes së reagimit me kokëfortësi apo e tërbimit dhe e mekjes varet plotësisht dhe vetëm nga prindërit. Është e vërtetë se ata nuk mund ta ndryshojnë karakterin e fëmijës së tyre sepse ai është produkt i trshëgimisë por, me qëndrimet dhe veprimet që do të mbajnë, mund dhe duhet të ndikojnë për të ndryshuar plotësisht sjelljet e tij.

Në se thyhemi përpara fëmijës, dorëzohemi dhe ja realizojmë të gjitha C'ka ai kërkon edhe kur kërkesat janë të dëmshme, atëhere i kemi dhënë një armë shumë të fuqishme me të cilën ai do të fitojë çdo betejë me prindërit dhe në çdo kohë.

Në se prindërit këmbëngulin në qëndrimin e tyre, atëhere fëmija do ta kuptojë qartë se reagimi i tij nuk është e nuk mund të jetë një armë efikase me të cilën mund të fitojë çdo gjë. Ky qëndrim do të bënte që reagimi me kokëfortësi apo krizat e tërbimit të vijnë duke u zbutur në agresivitet dhe në shpeshtësinë e tyre deri sa të mos shfaqen më.

Këtu është e domosdoshme të theksoj se në të tilla raste: PRINDËRIT DUHET TË JENË NË TË NJËJTËN ANË TË BARRIKATËS! Jo njëri të këmbëngulë në mendimin e qëndimin e tij për zbatimin e një porosie apo për ndalimin e një veprimi të fëmijës dhe tjetri, të dalë kundër duke e marrë nëmbrojtje atë.

Kjo është e domosdoshme të theksohet edhe për gjyshërit apo edhe për çdo pjestar tjetër që mund të bashkëjetojë në familje. Kjo domosdoshmëri mbështetet në faktin se ata janë shumë më të predispozuar për ti dalë mbrojtje fëmijës edhe kur nuk duhet.

Fëmijët kanë një aftësi të jashtëzakonëshme intuitive për të dalluar qartë dhe për të shfrytëzuar me mjeshtëri e inteligjencë çdo të Carë, sado e vogël, në bashkëqëndrimin prindëror e familjar Cka, më vonë, mund të rezultojë shumë negative si për familjen ashtu edhe për vetë fëmijën që tashmë do të jetë rritur.

Që një fëmijë të rritet e të zhvillohet mirë si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo mendore dhe e lëvizshmërisë, ai ka nevojë për një sërë kushtesh të domosdoshme mirëqënieje fizik, dashurie e perkushtimi, pa të cilat ai nuk do të mund të mbijetonte.

E, në se do të mund të mbijetonte, do të kishte defiCite të mëdha.

Pas lindjes çdo fëmijë, gjenetikisht, ka një shtysë, një premisë të brëndëshme për t'u zhvilluar. Në periudha të ndryshme të jetës së tij të herëshme, paraqit dëshirë dhe gatishmëri të dukëshme p.sh. për të prekur sende, për të lëvizur, për të folur e tj.

Në këto momente ata duhen vëzhguar mirë e me vëmëndje për të dalluar gatishmërinë e tyre. Kjo gatishmëri duhet parë si: Një detyrë sublime për ta ndihmuar atë që të mësojë e të përparojë. Kujdes! Fëmija nuk duhet të nxitet! Ai nuk ka nevojë për të!

Nxitja e mbi të gjitha nxitja e tepruar nuk ka asgjë të mirë (për fat të keq ne pediatrit jemi dëshmitarë të gjallë për këtë). Mund të na kënaqin e të na ngazëllejnë "Cudirat" e fëmijës por, mbinxitja vetëm se mbingarkon fëmijën, Cka mund të ketë jo pak pasoja nesër, për të ardhmen e tij.

fëmijë
fëmijë


Fëmija zhvillohet vet vetiu, ne mjafton t'i krijojmë e t'i plotësojmë kushtet që kërkon mirëqënia fizike e mendore. C'duhet kuptuar me këtë?

Mirëqënia fizike për të rritur një fëmijë të shëndetshëm kërkon: Ushqim të mirë e të plotë, veshje të përshtatëshme sipas stinës, shëtitje e aktivitete fizike në ajër të pastër e diell, mbrojtje nga sëmundjet e tj.

E kundërta e këtyre, do të bënte të kishim një fëmijë me zhvillim fizik difektoz. çdo fëmijë ka karakteristikat e tij të veCanta per sasinë e ushqimit që do, për veshjen, pirjen, banjat, shëtitjet e tj. Dhe të gjitha këto nuk janë aspak të barabarta nga një fëmijë te tjetri.

Por ato mund të mos jenë të barabarta as me këshillat standarte të cilat mund ti lexojmë në libra a ti shohim në internet. Prandaj, KUJDES! Asnjë teprim!

Mirëqënia mendore ka disa kërkesa të tjera si: Mbrojtje, afërsi trupore, dashuri, përkushtim e tje. Këto elementë janë kyçi i suksesit. Aty ku ato janë prezentë kemi një fëmijë të zhvilluar mirë mëndërisht e me një lëvizshmëri për tu admiruar.

Por në se ato mungojnë si në: Familje me kondita sociale-ekonomike e kulturore të dobta, të divorcuara ku pesha bie mbi njërin prind, më shpesh, tek ne, mbi nënën, ku mbizotëron grindja, sherri, alkooli e tj. është e qartë se do të kemi fëmijë me zhvillim psiko-motor me mangësi tëtheksuara.

Edhe këtu: KUJDES! Asnjë teprim në dashuri e përkushtim sepse do të krijonim premisat per një fëmijë qejfprishur, frikacak, të tërhequr përgjithësisht, por, shpesh edhe agresiv!Natyrishtnuk ka e nuk mund të ketë një masë të përcaktuar se sa duhet të jetë dashuria apo përkushtimi, sikurse ka për ushqimin apo veshjen.

Prindërit e kanë më të vështirë, po ashtu edhe pediatrit e psikopediatrit që të gjejnë masën e duhur. Gjithësesi në se do të jemi vëzhgues të mirë do të vërejmë se: Vetë fëmija, me sjelljen dhe gjëndjen e tij, do të na udhëheqë për të kuptuar se për sadashuri dhe përkushtim aika nevojë.

Thelbi i artit të rritjes së fëmijës do të ishte: çdo "MBI" është po aq i dëmshëm sa edhe çdo "NËN"

A e dini se:

Për zhvillimin normal të trurit të fëmijëve, madje që në barkun e nënës, kanë një ndikim të rëndësishëm: Mënyra dhe lloi i të ushqyerit të nënës, aktiviteti i saj fizik, kulturor e shoqëror, sa dhe si e përjeton ajo shtatzaninë dhe si merret me fëmijën që po përgatit për ta nxjerrë në jetë?

Menyra dhe lloji i të ushqyerit të fëmijës (me gji apo me ushqim artificial)?
Kujdesi për fëmijën nga të rriturit (nëna, babai, dadoja apo fare të huaj)
Kushtet ekonomike-sociale-kulturore?

- Në moshën 0-3 vjeç janë evidentuar ato që shkencëtarët i quajnë "kohët primare", në të cilat fëmija mëson e krijon modelet e tij të mendimit e të veprimit, p.sh. sit ë ngrihet në këmbë, të hajë vetë, të flaës apo të krijojë lidhje me të tjerët, të cilat janë themeli i veprimtarisë në tërë jetën e tyre.

Truri është mjaft i ndryshueshëm. Nuk ka e nuk mund të ketë një kapacitet të fiksuar që në momentin e lindjes.

Vetë truri mund të ndryshojë për arësye të ndryshme, por, ai mund të ndihmohet që të ndryshojë ose të paktën të kompensojë problemet që mund të ketë. Kjo ndihmë mund të jepet me ndërhyrje, deri edhe intensive, dhe në kohën e duhur.



Publikuar: 24.06.2008 04:37:48
Lexuar: 50 herė
Fjalėt kyēe: Tre, sekretet, fėmijėt, 0-3, vjeē,
  


Lajmet e fundit
Aston Martin dizajnon automjetin mė tė shtrenjtė nė botė Aston Martin dizajnon automjetin mė tė shtrenjtė nė botė
Pitt: Duam edhe dy fёmijё tё tjerё Pitt: Duam edhe dy fёmijё tё tjerё
Zana Krasniqi fytyrė e Sherri Hill Zana Krasniqi fytyrė e Sherri Hill



Lajmet te ngajshme
Tė hash nė mes tė natės! Tė hash nė mes tė natės!
Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės
Mos i Thuaj Meshkujve keto 5 Gjera Mos i Thuaj Meshkujve keto 5 Gjera
Marifetet qė pėrdorin femrat pė tė na manipuluar Marifetet qė pėrdorin femrat pė tė na manipuluar
Burreri te kerkosh falje- dy here burreri te falesh Burreri te kerkosh falje- dy here burreri te falesh
Probleme nė ēift, si tė kemi njė Probleme nė ēift, si tė kemi njė "ti" dhe "unė" pėrveē "ne"
Prindėrit e vjetėr-fėmijėt e sėmurė Prindėrit e vjetėr-fėmijėt e sėmurė
Ēfarė tip mashkulli ėshtė pėr mua?! Ēfarė tip mashkulli ėshtė pėr mua?!
Studim mbi gjumin e fėmijėve Studim mbi gjumin e fėmijėve
Jeta  nis edhe tridhjetė vjeē Jeta nis edhe tridhjetė vjeē
Google Yahoo MSN