E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Jeta nis edhe tridhjetė vjeē
Jeta nis edhe tridhjetė vjeē
Jeta  nis edhe tridhjetė vjeē
Duket si ai kufiri qė ndan si me magji tė qenit vajzė apo grua. Sepse pikėrisht nė kėtė moshė trupi fillon tė ndryshojė

Duket si ai kufiri që ndan si me magji të qenit vajzë apo grua. Sepse pikërisht në këtë moshë trupi fillon të ndryshojë. Por koha mund të ndalet fare mirë: mjafton të ndiqni disa rregulla dhe të përshtatni një tjetër stil jetese. Dhe ndoshta përvjetori i të tridhjetave nuk është dhe aq tragjik

Koha kalon për të gjitha, por jo në të njëjtën mënyrë. Mosha e të tridhjetave është shumë e vështirë për t’u përballuar për pjesën më të madhe të vajzave.

Jo vetëm stili i jetës është shumë ndryshe nga ai me të cilin ishim mësuar kur ishim më të reja (tashmë duhet llogaritur puna, familja, fëmijët, detyrimet, angazhimet, përgjegjësia, ushqyerja jo korrekte...), por edhe trupi ynë nis të ndryshojë: metabolizmi ngadalësohet e nisim të vëmë ca kile më shumë.

Disa e marrin lehtë, disa nuk duan ta pranojnë. Ne i drejtohemi kësaj kategorie të dytë vajzash dhe propozojmë një varg këshillash praktike për të përballuar shenjat e para që na bëjnë të kuptojmë se koha kalon, dhe për ne. Po kush e ka thënë që pas të tridhjetave duhet ta lësh veten pas dore? Nga ne sigurisht nuk e keni dëgjuar.

Në të kundërt ju propozojmë këto këshilla:

1) Regjistrohuni në palestër. Stërvituni rregullisht (3-4 herë në javë po të jetë e mundur) e përpiquni të kombinoni stërvitjen aerobike (hapa, vrap, biçikletë) me atë me pesha. Pas të tridhjetave masa muskulore priret të zvogëlohet edhe më, ndërkohë që ulet dhe nevoja për kalori.

Praktikisht, duke vazhduar të hamë si gjithmonë, rritet progresivisht sasia e yndyrnave të depozituara sepse (por jo vetëm për këtë) teorikisht kemi më pak nevojë për energji. Duke u stërvitur me pesha ruajmë masën muskulore veçse e bëjmë më të fortë. Stërvitja aerobike ndihmon për të shkrirë depozitat duke i djegur si burim energjie dhe e mban më aktiv metabolizmin.


2) Pini shumë ujë. Hidratimi, dhe pse shumë nuk e dinë, e ul metabolizmin. Pini gjithmonë shumë ujë, të paktën dhjetë gota në ditë, përgjatë gjithë ditës edhe për të mbështetur shkrirjen e toksinave e për ta mbajtur trupin tuaj të hidratuar gjithmonë. Eliminoni absolutisht pijet e ëmbla dhe ato me gaz.

3) Hani pak dhe shpesh. Në vend që të fryheni duke ngrënë dy ose tri herë në ditë, përpiquni t’i shpërndani vaktet në pesë-gjashtë orë të ditës, duke mos ngrënë kurrë deri në pikën sa të ndjeheni të ngopura. Kur trupi nuk ushqehet për pak kohë, priret të “vërë mënjanë” sepse i trembet “kohërave të vështira”, por në rast se vaktet janë të shpeshta, trupi qëndron gjithmonë aktiv dhe i detyruar të djegë më shumë kalori (edhe tretja ka nevojat e saj për energji!).

4) Përpiquni të pini gjithmonë qumësht të skremuar ose të hani djathëra pa shumë yndyrë. Qumështi e djathi janë burime shumë të mira të kalciumit, shumë i rëndësishëm, sidomos pas të tridhjetave, por edhe burime të rrezikshme të yndyrnave shtazore po të mos bëhet kujdes.

5) Përdorni suplemente si vitamina, minerale, antioksidues. Ushqyerja jonë moderne ka shumë mungesa në to.

6) Mos e teproni me konsumin e alkoolit. Shmangni sa më shumë të jetë e mundur birrën. Është e mirë, por të shëndosh shumë…

7) Po të tymosni duhan, do bënit mirë të mendonit që ta lini e sa më shpejt. Ai ndikon në plakjen e lëkurës, zverdhjen e dhëmbëve...për të mos folur për tumorin në mushkëri…

Kaq ishte. Rregulla të thjeshta jete që, po të zbatohen të gjitha, do t’ju ndihmojnë të maturoheni të shëndetshme dhe në formë.

E mos dëgjoni miket tuaja që nga zilia ose diçka tjetër, do përpiqen t’ju mbushin mendjen që koha kalon dhe është e kotë të kundërshtosh.
Lërini në rrugën e tyre. Do takoheni pas disa muajsh në plazh.


Publikuar: 24.06.2008 04:51:55
Lexuar: 120 herė
Fjalėt kyēe: Jeta, nis, 30vjeē,
  


Lajmet e fundit
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit
Si tė veprohet kundėr reumės? Si tė veprohet kundėr reumės?
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell



Lajmet te ngajshme
Organizoni kohėn Organizoni kohėn
Kush shkon nė shtrat herėt, ka rezultate mė tė mira nė shkollė Kush shkon nė shtrat herėt, ka rezultate mė tė mira nė shkollė
Martesė apo bashkėjetesė?! Martesė apo bashkėjetesė?!
Nė gjumė, problemet zgjidhen mė mirė Nė gjumė, problemet zgjidhen mė mirė
9 zgjidhje pėr problemet nė martesė 9 zgjidhje pėr problemet nė martesė
Rolet e nėnės dhe babait! Rolet e nėnės dhe babait!
Rregulla pėr edukimin e fėmijėve Rregulla pėr edukimin e fėmijėve
E qeshura tė zgjat jetėn E qeshura tė zgjat jetėn
Meshkujt dhe femrat: Nuk flasin njėlloj Meshkujt dhe femrat: Nuk flasin njėlloj
10 sjelljet qė vrasin pasionin 10 sjelljet qė vrasin pasionin
Google Yahoo MSN