E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Si t’i mbijetosh fundit tė njė lidhjeje
Si t’i mbijetosh fundit tė njė lidhjeje
Si t’i mbijetosh fundit tė njė lidhjeje
Pėrfundimi i njė lidhjeje tė rėndėsishme dashurie ėshtė njė ndėr eksperiencat mė traumatike tė qenieve njerėzore dhe, tė paktėn njė herė nė jetė, thuajse tė gjithė kemi vuajtur prej saj. Nė shumicėn e rasteve vėshtirė se mund tė mėsohemi me mungesėn e personit tė dashur.

Na duket fundi i gjithçkaje. Me përfundimin e një lidhjeje, ditët dhe javët duken të zymta dhe dhimbja penetron në çdo qelizë tonën.

Në ditët në vazhdim ne mendojmë vetëm për personin që kemi dashur dhe investuar për të. Në çdo vend na kujtohet fytyra, zëri, momentet e bukura të kaluara.

Në përpjekje për t’u larguar nga gjërat, mund të bëjmë një udhëtim në një vend, të cilin na kujtohet ta kemi vizituar me dashurinë tonë.

Ballafaqimi me dyshimet tuaja

Më pas, vijnë dyshimet “vrasëse”. Nëse ndarja erdhi pas një vendimi të gjatë dhe të dhimbshëm nga ana juaj, ndoshta “do të rikujtoni” bisedat dhe do të rimendoheni, edhe pse mund të jetë vonë.

“Ndoshta vendimi juaj ishte shumë i nxituar? Ndoshta fajtore ishte krenaria juaj? Ndoshta një bisedë e hapur dhe e sinqertë do t’u kishte dhënë zgjidhje gjërave, etj., etj. Ekzistojnë me mijëra “ndoshta, sikur, në qoftë se”.

Nëse ishte personi tjetër ai që e mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes, në vend të dhimbjes, ju ndjeni mëshirë për veten. “Ndoshta ishte një keqkuptim? Ndoshta mund të ishin sqaruar gjërat? Ndoshta dëgjoi diçka që nuk ishte e vërtetë?”

Dhe, nëse jeni ju që keni bërë diçka që ka shkaktuar ndarjen, atëherë dhimbja më e madhe është për ju, sepse ndiheni fajtor. Këtu vijnë shumë në ndihmë miqtë më të mirë, të cilët jua mbushin mendjen se jeni shumë më mirë edhe pa të.

Përballja me dhimbjen

Në përballje me dhimbjen e ndarjes, ndoshta do të keni parasysh ata “beqarët e lëkundur” që duken se i marrin gjërat shumë lehtë në një lidhje. Ndoshta mund të jetë si një ngushëllim që ju jeni kaq me fat, për të pasur mundësinë të ndjeni bashkë dashurinë dhe dhimbjen e ndarjes.

Psikologët thonë se në vend të dobësisë dhe të dhimbjes që mund të ndjejmë, kur humbasim dashurinë, ne jemi shumë herë më mirë sesa personat që nuk janë të aftë të krijojnë dhe zhvillojnë lidhje të kuptimta e të “thella”.

Pa mundësinë për të njohur vërtet dashurinë, ata janë të detyruar të mbeten amatorë dhe shikues të eksperiencës më të rëndësishme humane.

Këshilla për të përballuar humbjen

Nuk ekziston thjesht një mënyrë e vetme për të përballuar përfundimin e një lidhjeje. Secili prej nesh është i ndryshëm. Disa mendojnë se shoqëria ndihmon shumë “për të humbur” veten.

Disa nuk dëshirojnë të kenë njerëz përreth. Disa mendojnë menjëherë për një lidhje tjetër. Shumica e atyre që e provojnë këtë të fundit, e kanë të pamundur një lidhje të re, akoma pa e kaluar të mëparshmen.

Megjithatë, ekzistojnë disa këshilla për ta përballuar humbjen. E para, mos kërkoni që menjëherë ta mposhtni dhimbjen. Nëse ju vjen për të qarë, qani. Nëse doni të shqyeni një jastëk, bëjeni. Nëse ndiheni mirë, duke grisur fotografinë e atij personi, dhe më pas ta digjni, atëherë bëjeni.

Pra, gjëja e parë është ta pranoni dhimbjen si normale. Përballojeni atë hapur, por në doza të vogla e të menaxhueshme.

Nëse mendoni se faji ishte i juaji, atëherë mos nguroni ta mbani përgjegjësinë. Ju bëtë një gabim: pranojeni dështimin dhe vendosni të mos e bëni më të njëjtin gabim. Pavarësisht gjithçkaje që mund të ndjeni, ky nuk është fundi i botës.

Mundohuni ta ripërtërini pavarësinë emocionale. Nëse është e mundur, bëni plane me aktivitete që mund t’ju japin kënaqësi dhe që mund të mbushin kohën tuaj. Mundohuni t’i përjashtoni “zhytjet” emocionale, fiksimet pas këngëve të dashurisë apo leximit të letrave të vjetra.

Vlera e “shushatjes"

Shuatja mund t’ju ndihmojë t’i përballoni ndjenjat tuaja në faza të tolerueshme. Një shushatje mund të jetë shoqëria e miqve, një udhëtim i gjatë, projekte për të shpenzuar kohë, etj.

Mbajeni veten të zënë me punë. Aktivitetet fizike, si joga, noti, tenisi janë terapi e mirë. Ndoshta mund t’ju ndihmojnë edhe të flini rehat.Ju nuk keni nevojë për fotografi dhe dhurata përreth, që mund t’jua kujtojnë personin. Merrini të gjitha dhe largojini larg vetes. Ndoshta pas një ose dy vitesh mund t’i rishikoni, të merrni ato që ju duhen, e të tjerat t’i digjni.

Dhe gjithçka kalon

Kujtohuni se, kur koha kalon do të keni perspektiva të reja të ndryshme. Por, për tani, largojini kujtimet. Mos mendoni më për bisedat e kaluara që keni pasur. Bëni një pushim për veten tuaj.

Edhe pse mund të mendoni se nuk do të dashuroni sërish, mundohuni të kujtoni se nuk ekziston vetëm një person ideal në botë për ne. Përgjatë kohës mund të dashuroni sërish.

Dhe herën tjetër mund të jeni person më i përgatitur, më me eksperiencë dhe më i gatshëm për një lidhje të suksesshme.


Publikuar: 24.06.2008 05:05:29
Lexuar: 152 herė
Fjalėt kyēe: Mbijetosh, fundi, lidhjes,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Mendimi pozitiv nė jetė Mendimi pozitiv nė jetė
Kur fėmija nuk do tė shkojė nė shtrat Kur fėmija nuk do tė shkojė nė shtrat
A ekziston gruaja perfekte? A ekziston gruaja perfekte?
Tani bebi ėshtė 4-muajsh Tani bebi ėshtė 4-muajsh
Lėvizjet e fėmijėve 0-12 muaj Lėvizjet e fėmijėve 0-12 muaj
Familja si njė sistem mbėshtetės pėr fėmijėn Familja si njė sistem mbėshtetės pėr fėmijėn
Psikologjia e zhvillimit dhe periudhat e ndryshme tė fėmijėrisė Psikologjia e zhvillimit dhe periudhat e ndryshme tė fėmijėrisė
Ēfarė depresioni tė veshėsh kostumin e plazhit... Ēfarė depresioni tė veshėsh kostumin e plazhit...
Po ti, cila shtėpiake e dėshpėruar je? Po ti, cila shtėpiake e dėshpėruar je?
A mund tė jemi tė lumtur ? A mund tė jemi tė lumtur ?
Google Yahoo MSN