59% e grave nė Britani tė Madhe kanė deklaruar se do tė kėrkonin shkurorėzim.
Në fakt, madje 59% e grave në Britani të Madhe kanë deklaruar se do të kërkonin shkurorëzim, po të ishin në gjendje ta përballonin atë financiarisht.
Hulumtimi gjithashtu ka dëshmuar se, madje gjysma e meshkujve mendojnë se në martesën e tyre nuk ka dashuri. Madje një nga pesë personat e anketuar, kanë deklaruar se iu vjen keq pse nuk janë në martesë me dikë tjetër.
Për shkak të rezultateve shkatërruese, ekspertët për lidhje martesore ua tërheqin vëmendjen çifteve që të tentojnë ta evitojnë rutinën, e njëkohësisht me të edhe rrezikun nga traumat e shkurorëzimit.
Kompania avokuese, e cila ka anketuar 2.000 njerëz, ka zbuluar se, madje 12% e çifteve që do të mbeteshin në lidhje të palumtur, vetëm për hir të jetës së qetë. Madje 30% e tyre kanë thënë se qëndrojnë në lidhje të mjerë, sepse nuk donë të kalojnë nëpër ndryshime të mëdha në jetë.
Për shkak të fëmijëve, 37% e tyre qëndrojnë në bashkëshortësi. Çiftet në fakt, qëndrojnë njëri pranë tjetrit sepse e kuptojnë se çfarë do të mund të humbnin pas shkurorëzimit. 42% kanë frikë se do të mbesin pa shtëpi në rast se shkurorëzohen. Një e treta beson se do të mbesin pa asgjë nëse shkurorëzohen.
Kompania avokuese ka vendosur të kryejë këtë hulumtim pas numrit të madh të kërkesave për shkurorëzime, të cilat i kanë marrë gjatë javës së parë të këtij viti.
Hiç më pak se 56% e të anketuarve kanë pranuar se, nuk janë tërësisht të kënaqur në martesë, e më shumë se gjysma e tyre kanë menduar seriozisht për shkurorëzim.
Çiftet bashkëshortore shpejt bien në rutinë. Lidhjet në mënyrë të paevitueshme ndryshojnë me kohën, mirëpo çiftet të cilët flasin për problemet e tyre, kur ndjejnë se ato po bëhen të pranueshme, kanë shumë më shumë gjasa të mbesin bashkë, ka thënë zëdhënësi i një agjencie për këshillim martesor.