E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Ju rrėfej krimin komunist brenda familjes
Ju rrėfej krimin komunist brenda familjes
Ju rrėfej krimin komunist brenda familjes
Lindi nė Vlorė, mė 1924. Petrit Velaj rrjedh nga njė familje atdhetare me origjinė nga Kanina. Pasi pėrfundoi Shkollėn Tregtare nė Vlorė, vazhdoi studimet nė Itali, por nuk arriti t i mbarojė pėr shkak tė fillimit tė luftės. Vendos tė kthehet nė Shqipėri dhe aktivizohet nė Lėvizjen antifashiste, me krahun nacionalist tė Ballit Kombėtar, gjė e cila do t i kushtonte shtrenjtė.

Pas mbarimit të luftës, Petriti kalon një kalvar të gjatë vuajtjesh, 37 vjet në burgjet e diktaturës dhe më pas vazhdon jetën në internim për 5 vjetë të tjera, pra, deri atëherë kur u hoq masa e përgjithëshme e internimeve, në vitin 1990. Gjatë viteve 90 ka botuar librat: “Një dritare burgu” dhe “Nga prangat në demokraci”. Prej librit të parë, që përmbledh kujtimet autobiografike, kemi shkëputur dhe pjesën e mëposhtme.
JETË BURGU
Viti 1945. Makina ndali para derës së burgut të Vlorës. Zbrita. E pashë qiellin e Vlorës me ca re të bardha që kishin dalë mbi Karaburun dhe shtyheshin për nga malet e Shashicës, drejt fshatit tim të dashur Kaninës…Në Degën e Brendshme më pritën me arrogancë Hito Çakua, kryetari dhe Qatip Dervishi, nënkryetari. Më izoluan te dhoma në hyrje të burgut të vjetër, përballë Bashkisë. Të nesërmen, edhe pse isha i izoluar dhe i dërrmuar, më thirrën në hetuesi. Para meje u shfaq portreti i Namik Cakranit. Ky njeri kishte për grua, çupën e hallës sime. Gjatë luftës kisha dëgjuar se Namik Cakranin e kishin zënë forcat e Ballit Kombëtar që komandoheshin nga i vëllai i tij, Kujtim Cakrani. Kujtimi e vuri me shpatulla për muri te shtëpia, në Cakran dhe i kishte thënë:
- Je i dënuar me vdekje!
Aty ndërhyri menjëherë babai i tyre, Bektash Cakrani, dhe i tha:
- Mos, biri im Kujtim, se është evlati ynë!
Kujtimi ishte kthyer nga i ati dhe i kishte thënë:
- Unë nuk kisha ndërmend ta vrisja, por po nuk e vramë ne, ky do të të hajë kokën ty, baba.
Kjo skenë m u kujtua kur isha përballë tij në bankën e hetuesisë. Namik Cakrani dënoi babanë e tij me vdekje dhe tani më kishte mua përpara…
Drejtor i burgut të Vlorës ka qenë Muço Maska. Një burrë i leshtë dhe injorant. Ishte me plot kuptimin e fjalës zemërzi. Ky njeri na u pështiros, pasi e shihnim me sytë tanë si i plaçkiste të burgosurit që pushkatoheshin, u merrte unazat dhe orët e xhepit. Kështu ndodhi edhe me orën e florinjtë të xhepit të Hamdi Çepratit. Pasi e mori sahatin e Hamdiut, kur e pushkatuan, e tregonte në oborrin e burgut. E nxirrte dhe e shikonte në sytë tanë. Neve na vinte keq, se në burg ishte edhe babai i Hamdiut, Hair Çeprati si dhe vëllai i tij, Seiti që një ditë më tha:
- Sa herë që Muçua nxjerr sahatin e vëllait, mua më duket sikur luan me zemrën e Hamdiut…
Kryetar i gjyqit tim ishte Qemal Klosi. Në kohën që vëllai i tij varej në litar në Rubik si sabotator, Qemali dënonte nacionalistët vlonjatë me vdekje. Ai ishte një mallkim nga Zoti për ne shqiptarët. Komunizmi mbolli vëllavrasjen brenda familjes./gazeta-ballkan




Publikuar: 24.06.2008 06:10:10
Lexuar: 161 herė
Fjalėt kyēe: Rrėfej, krimin, komunist, familjes,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Tragjedia e Tivarit Tragjedia e Tivarit
Si ia vodhi konsullit francez letrat pėr qeverinė e tij Si ia vodhi konsullit francez letrat pėr qeverinė e tij
Shpifjet; Akuzat e rreme kundėr shqiptarėve Shpifjet; Akuzat e rreme kundėr shqiptarėve
Si ndryshoi Kina pas vdekjes se Maos dhe prishja me Shqiperine Si ndryshoi Kina pas vdekjes se Maos dhe prishja me Shqiperine
"Piktori ynė Kombėtar"
Degėt e Punėve tė Brendshme shfrytėzuan arkivat e inkuizicionit pėr torturat Degėt e Punėve tė Brendshme shfrytėzuan arkivat e inkuizicionit pėr torturat
Dėshmitė e rekrutėve shqiptarė: “Sigurimi e dinte kur do tė zbarkonim” Dėshmitė e rekrutėve shqiptarė: “Sigurimi e dinte kur do tė zbarkonim”
Adem Jashari simbol i kombit Adem Jashari simbol i kombit
Shqiptarėt mbėshtetėn plotėsisht forcat Aleate nė Luftėn I Botėrore Shqiptarėt mbėshtetėn plotėsisht forcat Aleate nė Luftėn I Botėrore
Gorbaēovi analizon fraksionet: Gorbaēovi analizon fraksionet: "Si dėshtoi teoria e Trockit"
Google Yahoo MSN