E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Fillim i verės sė nxehtė (2008) nė Kosovė
Fillim i verės sė nxehtė (2008) nė Kosovė
Fillim i verės sė nxehtė (2008) nė Kosovė
Qershori i kėsaj vere shėnoj paraqitjen e parė tė pavarur tė Kryetarit tė Republikės sė Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit. Edhe pse e rėndėsisė ta quaj historike, kjo ngjarje, sė paku pėr muajin qershor, do tė bie nėn hijen e Kampionatit tė Futbollit 2008.


Më shumë se asnjë sport tjetër, futbolli ka tendencë të fitoj kuptim politik. Rrallë ndonjë sport si ky përcillet nga krerë shtetesh. Kjo ngase aty mund të bëhen pjesë e masës, të barazohen me yjet e sportit në sytë e spektatorit, apo ndoshta edhe atyre u pëlqen ky sport!?

Manifestimet pas ndonjë fitore apo me përfundimin e kampionatit tashmë tubojnë masë më të madhe se asnjë manifestim tjetër tradicional. Turma e pafund e francezëve vërshoj sheshin Champs D’Elisse më shumë se përvjetorët e revolucionit Borgjez Francezë, për shumë vjet.

Një ngjarje kryekëput (sportive) evropiane shënon fillimin e verës 2008 në Kosovë.

Kampionati Evropian në futboll edhe kësaj radhe është prioriteti medial dhe ngjarje kryesore ditore edhe në Kosovë. Me nga “një turrë” birrash, togje, kryesisht burrash hedhin komente, besa edhe skandime për ekipet e preferuara. Animet, jo domosdoshmërish janë të lidhura me kualitetin e futbollit. Ato kanë të bëjnë me preferencat politike ndaj një apo vendi tjetër. Sivjet simpatitë politike janë përqendruar kryesisht tek ekipet futbollistike që përfaqësojnë shtetet që e pranuan pavarësinë e Kosovës, apo me ato vende që njeriun e Kosovës e lidhin sentimentalisht. Dorën në zemër, preferencat sportivo-politike të kosovarëve janë të ndara. Me siguri se sportdashësit serb, jo detyrimisht, anojnë për ekipet kundërshtare me ato të bashkëvendësve shqiptarë. Garat në grupe s’kualifikuan shumë ekipe të preferuara të futbolldashësve kosovar.

Në ndeshjen e fundit çerekfinale Spanjë-Itali, një gjest shumë simpatik kishte vënë në fokus mu në mes të tribunave, përballë Lartmadhërisë së Tij, mbretit të Spanjës Juan Carlos, flamurin e Kosovës, flamurin shqiptar dhe flamurin “tricolori” të Italisë. Është kjo mënyrë sado simbolike aq edhe thelbësore e lobimit. Dosido, në mos vet mbreti, atëherë pjesëtarët e suitës mbretërore do ta kenë vërejtur dhe shkëmbyer ca mendime për çështjen e vendit të cilën Spanja ende nuk po e njeh si shtet. Degazhimet e portierëve së paku i detyruan kamerat e transmetuesve të ndeshjes të regjistrojnë praninë e flamurit të Kosovës. Në mos asgjë tjetër, djelmoshat me vetëdije shtetformuese që po e përcjellin kampionatin në Vjenë dhe Bazel, meritojnë vëmendje të veçantë. Është ky mësim për qeverinë e Kosovës se sa serioz dhe i sofistikuar, por edhe i thjesht, mund të jetë një kontribut sado i vogël për ndërtim opinioni. Tërheqja e vërejtjes së opinionit të gjerë të vendeve që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, luan rol të rëndësishëm për qeveritë e tyre. Ato dhe punojnë, ndërtojnë dhe ndërrojnë politika nga ndikimi i opinionit publik. Nga një fletushkë, apo fletëpalosje me porosi krejt elementare mund të nxiste kërshërinë e tifozëve dhe turistëve në hyrje të stadiumeve. Nuk është vonë, ende.

Futbolldashësve kosovarë ju mbetet të vejnë bast se cilët ekipe do të kualifikohen në finale. Dy të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës (Gjermani - Turqi), dy të cilat nuk e njohin shtetësinë e saj (Spanjë - Rusi), apo do të luajnë në finale një që e pranoj dhe një që nuk e pranoj (Gjermani - Rusi apo Turqi - Spanjë)? Dhe pale cili do të fitoj?

Është kjo mendësia e vegjëlisë që e adhuron futbollin dhe që bënë politikë duke u freskuar me birrë të ftohtë, a me makiato, për të kënaqur nevojën ditore edhe të një vere me vapë. Skandimet Deutschland, Türkie, Viva Espania, Russia, do të zëvendësohen me ato nacionalet me të cilat jemi mësuar për dy dekadat e fundit.



Publikuar: 24.06.2008 06:27:54
Lexuar: 121 herė
Fjalėt kyēe: Fillimi, verės, Kosovė,
  


Lajmet e fundit
Beteja pėr imazh Beteja pėr imazh
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit



Lajmet te ngajshme
Ky (s’)ėshtė realiteti! Ky (s’)ėshtė realiteti!
Ekonomia amerikane nė recesion? Ekonomia amerikane nė recesion?
Perspektiva e kohės, realitet psikologjik apo i imagjinuar Perspektiva e kohės, realitet psikologjik apo i imagjinuar
Marksi nuk vjen mė…. Marksi nuk vjen mė….
Evrope-Rusi, kjo perpjekje e pashprese Evrope-Rusi, kjo perpjekje e pashprese
Mesazhi i presidentit tė Republikės sė Kosovės pėr 12 qershorin, Ditėn e Lirisė Mesazhi i presidentit tė Republikės sė Kosovės pėr 12 qershorin, Ditėn e Lirisė
Fuqia e gruas, e pamatshme Fuqia e gruas, e pamatshme
Gara e vėrtetė nis tani Gara e vėrtetė nis tani
Shitja dhe rrėmbimi i fėmijėve pėr mbijetesė Shitja dhe rrėmbimi i fėmijėve pėr mbijetesė
Fundi i turizmit masiv! Fundi i turizmit masiv!
Google Yahoo MSN