E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Si u grabitėn dhe dėnuan tė mėdhenjtė e Ēamėrisė nga shovinistėt grek
Si u grabitėn dhe dėnuan tė mėdhenjtė e Ēamėrisė nga shovinistėt grek
Si u grabitėn dhe dėnuan tė mėdhenjtė e Ēamėrisė nga shovinistėt grek
Tensioni diplomatik mes Athinės dhe Tiranės ka vazhduar gjatė gjithė kohės qė Mithat Frashėri ishte ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė shtetin Grek. Nė njė informacion tė vazhdueshėm mes Mit hat Frashėrit dhe Ministrisė sė Jashtme, qeveria shqiptare u vu nė dijeni regullisht pėr kushtet e rėnda nė tė cilėn ndodheshin tė burgosurit shqiptarė nė Greqi.

Në një telegram Mit hat Frashëri shkruan se nga ana e autoriteteve greke janë të dënuar disa figura të njohura të popullsisë çame. Por mendimi i ministrit Fuqiplotë ishte se që të nesërmen e Luftës Ballkanike politika helnike u shfaq hapur për të përndjekur dhe përzënë elementët myslimanë shqiptarë nga Epiri dhe Maqedonia. Po sipas tij për ortodoksër Greqia kishte tendencë të plotë që t i cilësonte ata si grekër, meqënëse, sipas mentalitetit helen, një ortodoks nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një grek.Një nga çështjet me të cilën u përball kryediplomati shqiptar i Athinës, Mithat Frashëri, ishte ajo e pajisjes së shqiptarëve që jetonin në shtetin fqinj me certefikata kombëtare, gjë që padyshim deri në ato momente ishte penguar rregullisht nga qarqet greke. Por Mithat Frashëri i ka relatuar me urgjencë Tiranës zyrtare për ta njohur me një faktë të ri që bëhet i ditur nga qarqet e qeverisë greke, e pikërisht me termi “origjinë albanaise”, ku qeveria greke kërkon të njohi si shqiptarë vetëm ata që kanë lindur në Shqipëri.
Refuzimi për të njohur nënshtetësisë shqiptare
Mithat Frashëri është tepër i bindur kur në një nga letrat e tij dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë thekson: “Që kur se kam ardhurë si ministrë i Shqipërisë këtu në Athinë, jam bindur që qeverija greke ka dhe ndjek dy qëllime: Së pari, të përzërë nga Greqija gjithë shqiptarët sa janë, duke u grabitur pasurinë. Së dyti, passi të shpëtoj nga kjo barrë, të siguroj helenizmën dhe aneksionin e Korçës dhe të Gjirokastrës. Gjithë punët, veprimetë, aktetë e autoritetëvet greke prierin drejt këtij qëllimi,ukë shoh as më të paktin përjashtim. Të përzënët me dru të 30.000 shqiptarëvet të Kostur dhe Fllorinës; refuzimi i të njohurit të nënshtetësisë shqiptare; sjellja sistematike kundrë Çamëvet tërë këto janë fakte të kthiellta”.
Zgjerohet aktiviteti i komitetetve të Vorioepirit
Tendencat e atyre që pretendonin të ashtëquajturin “vorioepir”, e kishin filluar aktivitetin e tyre fill pas Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që në vitet kur Mithat Frashëri shërbente si Ministër Fuqiplotë, aktiviteti i tyre ishte rritur ndjeshëm. Për këtë qëllim Mithat Frashëri relaton: “Kam lajme si sillogët Vorioipiriotë (këtu në Athinë, në Selanik, në Janinë, dhe gjetkë) kanë një aktivitet të math, me kolaborim të ngushtë me Qeverinë Greke. Nga ana tjatrë ingjerenca e Greqisë në çështje të ortodhoksëvet të Shqipërisë, dhe aktiviteti i komitetëvet të quajturë Vorioipiriotë, janë tepër bërtitëse”.
Shtypi ndërkombëtar tërheq vëmendjen
Duke iu referuar shtypit të huaj perendimor, Mithat Frashëri njofton Tiranën zyrtare për rrezikun që i kanoset jugut të Shqipërisë. “Është mjaft të këndojë njeriu shtypin grek, të hedhë një sy mbi botimet e tyre zyrtare në gjuhë të huaj, të vërejë aktivitetin e zhvilluarë në Kongreset, në Konferencat dhe sidomos në S.d.N për të kuptuarë se qysh Greqija ndjek qëllime në Jugë të Shqipërisë”.
Autoritetetet greke lejojnë grabitjen e pasurive
Tiranë, 8 shtator 1925, inistri Fuqiplotë në Athinë jep një informacion për ministrinë e Punëve të Brendëshme ku thuhet: “Zotit Ministrit të P. të Mbrendshme. Prapë kundra dekllaratësë që bëri Delegati Grek në Lausanne Z.Caclamanos, në janar 1922, u përzunë me pahir dhe me dru:
*Të tërë Shqiptarët e Prevezës.
*Të tërë Shqiptarët e Janinës.
*Një pjes e madhe e shqiptarëvet të Konicesë.
*Të tërë shqiptarët e Pargësë.
*Një shumicë shqiptarësh të vetë Çamërisë”.
Refugjatët grek në shtëpitë e shqiptarëve
Por grekët nuk ndalen vetëm me përzënien e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. Në këto banesa strehoen ata që Mithat Frashëri i emërton si “refugjatë grekë”. Duke u ndalur në këtë pikë, Ministri Fuqiplotë relaton për zyrtarët e Tiranës.
*Shqiptarët mysliman në Epir ose në Maqedhoni s kanë të drejtë as të shesin as të japin me qera as të marrin të hollat e pasunivet të tyne.
*As nji shtëpi s ka mbetur e lire: tekdo kanë kallur me pahir refugjatë, duke hedhurë rrugavet të zotërit e shtëpivet.
Shumë shtëpi rrijnë të zbrazura, dhe prapë refugjatët grek qeverija i instalon në shtëpit të shqiptarëvet.
*Refugjatët me lejen e autoritetevet, grabisin pasuninë, kopshtet, ullinjtë, fiqtë, vneshtët dhe drithët e Shqiptarëvet.
Drejtësia greke e mbyllur për shqiptarët
Duke iu referuar shtatorit të vitit 1925. Mithat Frashëri shkruan se: “Pasuni e grabiturë gjer më sot me llogarinë më të poshtme arin vleftën 2.700.000 napolona ari”. Po sipas relacionit tij “Dyert e drejtësis janë të mbyllura për Shqiptarët, dhe ta rrahurët, të grabitunët, të burgosurët, janë buka e përditëshme për ta. Kjo situatë tragjike është dëftyerë edhe në raportat e Z.Carl Bratli, që udhëtoj në Çamëri, nga ana e Shoqënisë së Kombevet. Qëllimi i këtyne sjelljeve është që të shtrëngohenë Shqiptarët të ikinë nga Greqija, dhe të grabitet e doravisht pasuni e tyre”.
(vijon nesër)


REKOMANDIMET
Çduhet të bënte Shqipëria për të ndaluar genocidin
Gjatë një relacioni për inistrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, dërguar nga Athina më 17 qershor 1925, Ministri Fuqiplotë mithat Frashëri shkruan: “Kam rekomanduar të bëjmë dhe ne atë që po na bën Greqija për elementin Shqiptar-mysliman, domethënë:
1-Të ndalojmë grekofonët prej votimit legjislatif;
2-Ti ndalojmë së bleri dhe së shituri pasununë të pa tundurë;
3-Të mos lihet një grekofon të dalë jashtë Shqipërisë;
4-Të shkruhetë pasuni e tundëshme e grekofonvet si bagëti; kafshë, drithë;
5-Të shkruhen shtëpitë e tyre;
6-Të rekizisionohenë shtëpit e tyre dhe të instalohenë brënda në këto shtëpi refugjatë çamër që kanë ikur nga keqbërjet e autoritetet lokale greke”.



Publikuar: 24.06.2008 06:47:22
Lexuar: 159 herė
Fjalėt kyēe: Grabitėn, dėnuan, mdhenjtė, Ēamėrisė,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Historia e Afganistanit Historia e Afganistanit
Shqiptarėt pasardhės tė ilirėve Shqiptarėt pasardhės tė ilirėve
Amnisti pas burgut, por pa skivaninė e shkrimtarit Amnisti pas burgut, por pa skivaninė e shkrimtarit
"The New York Times": "Politika qė ndoqi Ramiz Alia president"
Historia e Britanisė sė Madhe Historia e Britanisė sė Madhe
Spartak Ngjela: Skandalet qė pashė me dosjet Spartak Ngjela: Skandalet qė pashė me dosjet
Historia e bankave tė Zvicrės. Si u kthye nė depozita tė thesareve e botės Historia e bankave tė Zvicrės. Si u kthye nė depozita tė thesareve e botės
Grekėt tradhtojnė amerikanėt pėr Bashkimin Sovjetik Grekėt tradhtojnė amerikanėt pėr Bashkimin Sovjetik
Shkelqimi dhe renia e Shkelqimi dhe renia e "oxhaqeve"
Si ia vodhi konsullit francez letrat pėr qeverinė e tij Si ia vodhi konsullit francez letrat pėr qeverinė e tij
Google Yahoo MSN