Sugjerimet dhe rekomandimet e afaristėve nuk i dėgjoi kryeministri Nikolla Gruevski i cili edhe pse i ftuar nuk mori pjesė nė kėtė takim.
Shmangia e burokracive, zhvillimi i infrastrukturës ekonomike, ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10, përforcimi i sektorit financiar dhe shfrytëzimi i subvencioneve të BE-së është qëllimi i Memorandumit të cilën e firmosën odat ekonomike të vendit dhe të huaja të cilat veprojnë në Maqedoni.
"Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është përmirësimi i kushteve të biznesit në Maqedoni, rritja ekonomike, dhe shtimi i numrit të punësimeve", tha presidenti i Shoqatës së biznesit europian në Maqedoni Ginter Ofner.
"Ky memorandum paraqet një zë të përbashkët të komunitetit të biznesit drejt zgjidhjes të problemeve ekonomike të vendit"., deklaroi kryetar i Shoqatës së biznesit britanik në Maqedoni Ray Pauer.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni Ervan Fuere dhe ai francez Bernar Valero memorandumin e cilësuan si iniciativë të mirë për zhvillimin e ekonomisë.
"Integrimi ekonomik me Bashkimin Evropian është përparësi e mirë, funksionimi i ekonomisë tregtare ende po frenohet nga dobësi institucionale. Gjyqësori mbetet qorrsokak, ndërsa trupat rregullatorë dhe agjencitë ndonjëherë janë pak të pavarura apo nuk kanë resurse të mjaftueshme që t'i realizojnë detyrat e tyre. Niveli i sigurisë juridike është i ulët, ndërsa joefikasiteti i administratës e pengon funksionimin normal të administratës publike", tha Fuere.
"Kjo iniciativë është e mirë e cila vërteton se punët në aspektin në Maqedoni kanë filluar të shkojnë mbarë", nënvizoi Valero.
Sipas hartuesve të këtij memorandumi, administrata cilësore me specialistë e jo persona partiakë, reformat në gjyqësorë, rritja e nivelit të investimeve dhe lufta kundër ekonomisë informale duhet të jenë sfidat kryesore të Qeverisë së re. Por sugjerimet dhe rekomandimet e afaristëve nuk i dëgjoi kryeministri Nikolla Gruevski i cili edhe pse i ftuar nuk mori pjesë në këtë takim.