E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Porti i Durrėsit shpėtim pėr Maqedoninė
Porti i Durrėsit shpėtim pėr Maqedoninė
Porti i Durrėsit shpėtim pėr Maqedoninė
Maqedonia kthen sytė nga porti i Durrėsit pėr pėr transportin e mallrave tė vendit nėpėrmjet tė Shqipėrisė drejt shteteve evropiane dhe anasjelltas.

Ai shihet edhe si një alternativë për të zëvendësuar portin e Selanikut, në të cilin shpesh herë kompanitë maqedonase kanë pasur probleme.

"Porti i Durrësit është ndër alternativat më serioze të portit të Selanikut dhe për shkak të afërsisë me Maqedoninë presim që ky port të mos jetë vetëm alternativ por edhe i përhershëm për transportin e mallrave tanë", tha kryetari i shpeditorëve të Maqedonisë Stevica Çareviq.

Drejtori i portit të Durrësit, Eduard Ndreu që ndodhej për një vizitë në Maqedoni së bashku me përfaqësues të dhomave të tregtisë së Shqipërisë, tha se autoritetet kanë investuar mbi 50 milion euro për modernizimin e portit, ndërsa është shtuar lëvizja e kompanive maqedonase.

"Praktikisht ne kemi ardhur ta informojmë biznesin maqedonas për mundësitë e mëdha të cilat i ofron porti i Durrësit. Numri i biznesmenëve maqedonas të cilët e përdorin portin e Durrësit është goxha i madh”, deklaroi drejtor i portit të Durrësit Eduard Ndreu.

Porti i Durrësit numëron një shifër të transportit të mallrave prej 3.8 milion tonë në vit dhe qarkullimin e rreth 1 milion njerëzve. Përfaqësuesit e biznesit nga Shqipëria, gjithashtu promovuan edhe turizmin e vendit.

"Për sa i përket turizmit, unë dua t'u them se deti shqiptar është edhe det i Maqedonisë. Këtë vit janë bërë investime të larta në infrastrukturë duke u zgjeruar dhe u bërë një rrugë të kategorisë së parë në gjithë bregdetin", nënvizoi kryetari i dhomave tregtare të Shqipërisë Ilir Zhilla.

Ai tha se numri i turistëve në Shqipëri në vitin 2007 në krahasim me vitin 2006 është rritur për 30 %, ndërsa këtë vit pret që numri i turistëve në bregdetin shqiptar të rritet për 50 % në krahasim me 2007-ën.



Publikuar: 25.06.2008 00:04:41
Lexuar: 135 herė
Fjalėt kyēe: Porti, Durrėsit, shpėtim, Maqedoninė,
  


Lajmet e fundit
Beteja pėr imazh Beteja pėr imazh
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit



Lajmet te ngajshme
Taksistėt tė pakėnaqur nga vendimi i Bashkisė sė Shkupit Taksistėt tė pakėnaqur nga vendimi i Bashkisė sė Shkupit
Shmangni dollarin sado tė jetė kosto Shmangni dollarin sado tė jetė kosto
Sllovenia zvogėlon rrogat e administratės publike Sllovenia zvogėlon rrogat e administratės publike
SHBA, plan tė gjerė pėr tė shpėtuar patundshmėritė SHBA, plan tė gjerė pėr tė shpėtuar patundshmėritė
Amerikanėt paguajnė borxhet e Kosovės Amerikanėt paguajnė borxhet e Kosovės
Konsumatoret te pakėnaqur pėr ēmimet e fruta-perimeve Konsumatoret te pakėnaqur pėr ēmimet e fruta-perimeve
Nga 1 janari fillon shtylla e tretė pensionale Nga 1 janari fillon shtylla e tretė pensionale
Rritet eksporti i mallrave Rritet eksporti i mallrave
Maqedonia nuk guxon ta nėnēmojė krizėn financiare botėrore Maqedonia nuk guxon ta nėnēmojė krizėn financiare botėrore
COSMOFON ofron shėrbime 3G COSMOFON ofron shėrbime 3G
Google Yahoo MSN