Pasi qė numri i kompjuterėve nė pėrdorim nė botė ka kaluar njė miliardėshin, njė kompani amerikane ka vlerėsuar se gjatė gjashtė viteve tė ardhshme numri i kompjuterėve personalė nė botė do tė dyfishohet, duke shkuar nė 2 miliardė.
Kompania amerikane Gartner, Inc., me bazë në Stamford, Connecticut, ka publikuar të hënën rezultatet e një ankete të cilat thonë se, numri i kompjuterëve në përdorim në mbarë botën është duke u rritur rreth 12% në vit.
Kompania nuk ka llogaritur numrin e kompjuterëve të shitur çdo vit, por numrin e atyre që ata besojnë se janë aktualisht në përdorim.