Mbrėmjen e sė hėnės nė Mitrovicė ka filluar manifestimi tradicional Ditėt e Kulturės, i cili do tė zgjasė deri tė premten. Nė hapjen solemne tė kėtij manifestimi nė Qendrėn e Kulturės Rexhep Mitrovica, drejtori i Drejtorisė pėr kulturė, rini dhe sport nė komunėn e Mitrovicės, Adem Zhitopotoku, tha se qėllimi i kėtij aktiviteti ėshtė promovimi i tė arriturave kulturore tė qytetit.
Është një javë e mbushur me aktivitete nga më të ndryshmet në fushën e kulturës. Është një rast i mirë për artdashësit mitrovicas, të cilët janë të lodhur me politikën që ka mbërthyer jetën në këtë qytet, tha Zhitotopoku.
Ai ka shtuar se gjatë këtyre ditëve nxënës, të rinj dhe artistë mitrovicas, por edhe nga qytete të ndryshme të Kosovës do të defilojnë me krijimet e tyre para artdashësve të këtij qyteti.
Në natën e parë të këtij aktiviteti kulturor u shfaq një program artistik nga nxënësit e shkollës së muzikës Tefta Tashko, ndërsa më pas u hap një ekspozitë e historikut të teatrit të qytetit Sandër Prosi, si dhe një ekspozitë me fotografi të artistëve mitrovicas.
Ndërsa dje, në ditën e dytë të këtij aktiviteti, studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës kanë pikturuar disa murale në qendër të qytetit në Mitrovicë, njofton Zyra për informim pranë KK Mitrovicë./RTK