E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Me ngjyra kombėtare
Me ngjyra kombėtare
Me ngjyra kombėtare
Mbrėmja e kostumeve tradicionale nė Vietnam, klasifikon nė garėn mes vajzave qė konkurrojnė pėr kurorėn e Miss Universe, veshjen shqiptare. Edhe kostumi i Kosovės tek dhjetė mė tė mirėt

Kostumet tradicionale shqiptare e kosovare korrin sukses në skenën e misseve në Vietnam. Mbrëmjen e 22 qershorit, konkurueset në Miss Universe prezantuan kostumet kombëtare. Plot 81 konkurrente shpalosën përpara publikut larminë e ngjyrave dhe kombinime unike. Ishte edhe një garë mes kulturave dhe trashëgimive kulturore prej së cilës dolën dhjetë kostumet më të mira. Dhjetëshen e prin vajza nga Shqipëria, Matilda Meçini, 19-vjeçarja nga Shkodra, e cila përveç paraqitjes së egër (se ç’ka ajo vajzë që i mban vetullat gjithnjë të ngrysura) ra në sy për veshjen interesante. Ajo u paraqit në këtë garë kostumesh me një fustan kuq e zi, si flamuri kombëtar. Vajza bionde, e cila ca muaj më parë u shfaq nëpër kopertina revistash e veshur dhe e trukuar si Merylin Monroe, ka veshur një fustan të zi elegant, të shoqëruar nga një pelerinë e kuqe me shqiponjën dykrenare të stamposur në shpinë. Jaka e ngritur i jep një hije mbretërore fustanit. Paraqitja me ngjyrat kombëtare duket se është preferencë e fotografit Fadil Berisha, i cili përzgjedh edhe vajzën përfaqësuese në Miss Universe. (Prej tri vitesh është fotografi i njohur që ka ekskluzivitetin e përzgjedhjes së vajzës që përfaqëson Shqipërinë dhe Kosovën në konkursin më të madh të bukurisë në botë, të drejtë që disa vite më parë e kishte Miss Albania e Vera Grabockës). Nuk është hera e parë që konkurrentja shqiptare paraqitet me veshje të ngjashme. Më 2006, Eralda Hitaj u paraqit me një kostum tradicional të veriut, jo atë femëror, por mashkullor. Me tirqe, brez e qeleshe, ndërsa prej jelekut tradicional, pas shpine i dalin ca krahë të zinj shqiponje. Ndërsa vitin që shkoi, Sadina Alla ishte veshur po me një fustan kuq e zi.

Duket se këtë herë veshja ka qenë më e gjetur, përderisa është përzgjedhur nga juria si një nga dhjetë kostumet tradicionale më të bukura. Lista e dhjetë më të mirave ka vijuar me Miss Kolumbinë, Taliana Vargas, që veshi një kostum gjithë ngjyra e pendë, për të vijuar me kostumin sportiv të Miss Republika Domenikane, Marianne Cruz, e cila paraqitet si një lojtare bejsbolli, madje nuk mungonte edhe shkopi tradicional, veçse në vend të atleteve kishte këpucë të kuqe me taka të larta dhe veshja është gjithë temina.

Miss India, Simran Kaur Mundi, ka hyrë gjithashtu në dhjetëshe me kostumin e saj plot ngjyra të ndezura e vello. Një paraqitje tepër elegante dhe e mbështetur në tabanin kombëtar është ajo e Miss Kosovës, Zana Krasniqit, 19-vjeçare që nuk hyri lehtë mes konkurrenteve të Miss Universe 2008. Ajo ka veshur një nga kostumet më të bukura popullore shqiptare, të qëndisur në ar.

Miss Meksika, Elisa Najera përcolli për publikun kulturën e qytetërimit antik, Maja. Tempuj dhe pendë gjithë shkëlqim. Miss Afrika e Jugut, Tansey Coetzee është bërë njësh me natyrën me kostumin e saj të gjelbër e pendët e palloit, ngjitur në fundin e fustanit. Një fustan plot ngjyra, ornamente e xhingla përcolli Miss Peruja, Karol Castillo, një tjetër finaliste. Miss Venezuela, Dayana Mendoza hyri në dhjetëshe me një fustan ngjyrë zjarri, me pëndë, gurë e kristale. Ndërsa Miss Vietnam, Nguyễn Thùy Lam paraqitet me një fustan tradicional vendës me mëngë të gjata deri në tokë. Një riprodhim i veshjes së mbretëreshës Nam Phuong të Dinastisë Nguyen.


Publikuar: 25.06.2008 00:54:19
Lexuar: 176 herė
Fjalėt kyēe: Ngjyra, kombėtare, tradicionale, Vietnam,
  


Lajmet e fundit
Beteja pėr imazh Beteja pėr imazh
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit



Lajmet te ngajshme
Festivali Ndėrkombėtar- Jare shkodrane nė Greqi Festivali Ndėrkombėtar- Jare shkodrane nė Greqi
Kufiri mes shpresės dhe zhgėnjimit Kufiri mes shpresės dhe zhgėnjimit
Sot fillojnė “Ditėt e kulturės shqiptare” Sot fillojnė “Ditėt e kulturės shqiptare”
“Mashtruesit” nė Kino Studio “Mashtruesit” nė Kino Studio
Poeteka hapet sot nė Durrės Poeteka hapet sot nė Durrės
Perlat nėn ujė Perlat nėn ujė
Zbulohen artefakte tė reja arkeologjike Zbulohen artefakte tė reja arkeologjike
Publikohen emrat e 2073 dėshmorėve tė kombit Publikohen emrat e 2073 dėshmorėve tė kombit
I quajnė punė kalamajsh I quajnė punė kalamajsh
Vazhdon Java Europiane nė Tiranė Vazhdon Java Europiane nė Tiranė
Google Yahoo MSN