E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Shkencė > Njė satelit meteorologjik kinez i brezit tė ri
Njė satelit meteorologjik kinez i brezit tė ri
Njė satelit meteorologjik kinez i brezit tė ri
Para disa ditėsh Kina lėshoi me sukses njė satelit meteorologjik tė brezit tė ri, qė quhet "Sateliti Feng-yun Tre numėr 01".

Dhe që do t'u ofrojë Kinës dhe vendeve të tjera të botës shërbim meteorologjik të cilësisë edhe më të lartë. Në rubrikën e sotme "Shkenca, arsimi dhe shëndetësia" do të flasim për rolin që do të luajë ky satelit.

Siç kërkohet në projekt, ky satelit do të rrotullohet rreth Tokës nëpër vijën e Gjatësisë dhe do të bëjë një xhiro rreth Polit Jugor dhe Polit Verior brenda 102 minutash. Zoti Yang Gjyn, drejtori i Qendrës Kombëtare Kineze të Meteorologjisë Satelitore, thotë se, në krahasim me satelitët meteorologjikë të të njëjtit lloj të lëshuar më parë, sateliti "Feng-yun Tre numër 01" ka pasur përparim të madh nga ana e funksioneve dhe sigurisë.

"Më parë, në vrojtimin me satelit, fotografonim kryesisht figura optike që pasqyrojnë informacionet e sipërfaqshme dhe që nuk mund të tregojnë strukturën e brendshme të tajfunit. Kurse ky satelit i brezit të ri do të luajë një rol shumë më të mirë për përmirësimin e sinoptikës dhe ngritjen e saktësisë së parashikimit të motit në vendin tonë."

Eksperimentimi dhe prodhimi i satelitëve meteorologjikë në Kinë filloi qysh në vitet '70 të shekullit të 20-të. Deri tani, Kina ka lëshuar me sukses 9 satelitë të tillë, duke u bërë një nga vendet e pakta të botës që zotërojnë njëkohësisht satelitë meteorologjikë të orbitës polare dhe satelitë meteorologjikë statikë.

Duke e shpjeguar këtë, zonja Dong Çaohua, specialiste e Qendrës Kombëtare Kineze të Meteorologjisë Satelitore, thotë se, sipas ndryshimit të lëvizjes së tyre në orbitë, satelitët meteorologjikë ndahen në dy lloje, ata të orbitës polare dhe ata statikë. Me funksionimin e tyre në bashkëpunim, mund të ngrihet shumë niveli i vrojtimeve meteorologjike.

"Gjatë funksionimit të tij, sateliti meteorologjik i orbitës polare rrotullohet në orbitën e Polit Jugor dhe Polit Verior, domethënë nëpër vijën e Gjatësisë.

Ky lloj sateliti ka një të mirë se mund të bëjë vrojtim global, duke funksionuar si një stacion i lëvizshëm kozmik. Ndërsa sateliti meteorologjik statik funksionon si një stacion vrojtimi i fiksuar, duke vrojtuar në sferën e një rajoni që është sa një e katërta ose një e treta e sipërfaqes së Tokës."

Sateliti "Fengyun Tre numër 01" është satelit meteorologjik i orbitës polare, që së bashku me 2 satelitë meteorologjikë statikë kinezë që po funksionojnë në orbitë, do të vrojtojnë gjendjen e motit në gjithë Kinën dhe gjithë Tokën.

Yang Gjyn, drejtori i Qendrës Kombëtare Kineze të Meteorologjisë Satelitore, thotë se, për të ngritur nivelin e vrojtimeve, sateliti "Fengyun Tre numër 01" është pajisur me më shumë se 10 lloje aparatesh vrojtimi me nivel të përparuar ndërkombëtar, si monitor i mjedisit në hapësirën kozmike, kamera me mikrovalë etj.

Me ndihmën e këtyre aparateve, sateliti "Fengyun Tre" numër 01 jo vetëm mund të bëjë vrojtime të gjithësishme të tri përmasave në shkallë globale, por edhe mund të ndihmojë arashikimet e motit të 10 deri në 15 ditëve. Vrojtimet do të jenë më të sakta.

Zoti Yang Gjyn thotë se, krahas ngritjes së temperaturës në gjithë globin, shtohet edhe dendësia e tajfunit, e tufanit me rërë dhe e moteve të tjera ekstreme. Kur ndodhin ato, sateliti "Fengyun Tre numër 01" do të lëshojë të dhënat përkatëse, sipas të cilave qeveria do të marrë masat e duhura.

"Të dhënat nga sateliti 'Fengyun Tre numër 01' i marrim nëpërmjet 4 stacioneve marrëse të vendit tonë dhe një stacioni në rajonin e Polit Verior, që kemi ngritur në bashkëpunim me Suedinë. Këto stacione i marrin në kohë të dhënat nga sateliti 'Fengyun Tre numër 01' dhe i transmetojnë në Qendrën Kombëtare Kineze të Meteorologjisë Satelitore. Pastaj i trajtojmë ato dhe i bëjmë fryte meteorologjike që do t'u ofrohen sektorëve të ndryshëm."

Zonja Dong Çaohua, specialiste e Qendrës Kombëtare Kineze të Meteorologjisë Satelitore, thotë se sateliti "Fengyun Tre numër 01" është një satelit që e gëzon gjithë globi. Që sot e tutje, edhe një numër i madh konsumatorësh në vende të tjera mund t'i marrin drejtpërdrejt dhe t'i shfrytëzojnë më me saktësi të dhënat nga sateliti "Fengyun Tre numër 01".

"Satelitët meteorologjikë u shërbejnë të gjithëve dhe funksionojnë duke vrojtuar në hapësirën kozmike dhe duke çuar të dhënat në Tokë. Çdokush mund t'i marrë ato të dhëna, mjafton të ketë pajisje marrëse. Prandaj them se sateliti 'Fengyun Tre numër 01' është satelit që e gëzon gjithë globi."

Organizata Meteorologjike Botërore e përfshiu satelitin "Fengyun Tre numër 01" në rrjetin botëror të vrojtimeve meteorologjike me satelitë të orbitës polare. Ky satelit, bashkë me satelitët evropianë dhe amerikanë të të njëjtit lloj, do të kryejnë vrojtime meteorologjike të mjedisit në atmosferë, në oqeane dhe në sipërfaqen e Tokës.


Publikuar: 25.06.2008 02:12:59
Lexuar: 104 herė
Fjalėt kyēe: Satelit, meteorologjik, kinez, brezit, rri,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Studim mbi pėrvojat e prag-vdekjes Studim mbi pėrvojat e prag-vdekjes
NASA dhe projektet e saj pėr eksplorimin e hapėsirės NASA dhe projektet e saj pėr eksplorimin e hapėsirės
Eddie, programi qė dėshiron tė mendojė si  njė fėmijė Eddie, programi qė dėshiron tė mendojė si njė fėmijė
Stimuluesi trunor pėr mjekimin e depresionit Stimuluesi trunor pėr mjekimin e depresionit
Kromozomi  X  tek femrat shkaktar i shumė sėmundjeve Kromozomi X tek femrat shkaktar i shumė sėmundjeve
Riparime nė kapsulėn kozmike Sojuz Riparime nė kapsulėn kozmike Sojuz
Sistemi diellor Sistemi diellor
Pas Viagrės, shpiket njė tjetėr pilulė pėr meshkujt Pas Viagrės, shpiket njė tjetėr pilulė pėr meshkujt
Truri nuk ka mė sekrete, ja kodi qė lexon mendimet Truri nuk ka mė sekrete, ja kodi qė lexon mendimet
Vitamina A pakėson shanset e vdekjes tek foshnjet Vitamina A pakėson shanset e vdekjes tek foshnjet
Google Yahoo MSN