E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kosova, sfiduesit e pavarėsisė
Kosova, sfiduesit e pavarėsisė
Kosova, sfiduesit e pavarėsisė
Pėr 16 muaj me radhė, Rusia dhe Perėndimi janė ndeshur nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr shkak tė statusit tė Kosovės, por koncesioni i sė premtes i bėrė nga sekretari i pėrgjithshėm, Ban Ki Moon, duket se ka lėnė mėnjanė kundėrshtimet e Rusisė dhe ka hapur rrugėn pėr t'i dhėnė fund misionit nėntėvjeēar tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė.

Në nëntë vitet e fundit, kosovarët e kanë përshkruar vetveten si vëzhgues të fatit të tyre, ndërkohë që e ardhmja e tyre kontrollohej nga Moska, Washingtoni, Brukseli dhe New Yorku. Largimi i UNMIK-ut mbase do ta ndryshojë një qasje të këtillë.

Ban Ki Moon qartazi është afruar me pozicionin e atyre shteteve që e kanë njohur Kosovën, por nga këndvështrimi i serbëve, ata kanë fituar atë që kanë dashur, ata de facto e kanë marrë veriun e Kosovës.

Planet e serbëve të Kosovës për të formuar parlamentin e tyre, i cili megjithëse nga Perëndimi konsiderohet si i paligjshëm, do të koordinojë agjencitë serbe, policinë, sigurinë, e madje edhe zyrat e Ministrisë serbe të Mbrojtjes. Zvarritja e këtij problemi nuk do të ndihmojë aspak. Diplomatët nuk duan që Kosova të jetë një zonë e ngarkuar ndërkombëtare për vite të tëra.

Kosova është prioritet i dorës së dytë për Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin në përgjithësi, me krizën ndërmjet Iranit dhe Izraelit, luftën në Irak dhe Afganistan. Megjithatë, rasti i Kosovës ka vënë në konflikt parimet kyçe të marrëdhënieve ndërkombëtare – sovranitetin e shtetit kundër konceptit relativisht të ri të vetëvendosjes për kosovarët. Ky rast shihet si një test nëse Ballkani mund të integrohet në Evropë apo nëse anon drejt grupimeve nacionaliste.

Madje, edhe para një viti ka qenë e mundshme të bisedohet për një rezolutë paqësore, të rregullt dhe jo me një çmim të lartë për Kosovën. Me të do të përmbyllej edhe kapitulli i fundit i kaosit ballkanik, duke i dhënë fund kështu edhe një fushate të përgjakshme dhjetëvjeçare të Sllobodan Millosheviqit për "Serbinë e Madhe".

Por Kosova është hedhur në një kthesë të papritur nga Serbia. Askush nuk ka pritur që Serbia do të ishte e aftë ta fusë në kunfuzion Këshillin e Sigurimit, askush nuk ka pritur që Rusia të shkojë deri në fund për Serbinë. Dhe, mungesa e një rezolute vazhdon të nënkuptojë një tatëpjetë për Prishtinën.

Në vend të një misioni të NATO-s, i cili tani do të duhej të merrej me stërvitjen e forcave të rendit, NATO-ja vazhdon t'i mbajë larg të dyja palët. Në vend të një misioni evropian në terren, Brukseli vazhdon të merret me mosmarrëveshjet midis vendeve anëtare.

Në vend të një sistemi ligjor, ekzistojnë dy të këtilla, kosovar dhe serb. Dhe, në vend të një izolimi të pritur për Serbinë – Sllovakia, Greqia, Spanja dhe Rusia janë duke mbështetur përpjekjet e Beogradit për të sfiduar pavarësinë e Kosovës./shekulli



Publikuar: 25.06.2008 02:16:17
Lexuar: 86 herė
Fjalėt kyēe: Kosova, sfiduesit, pavarsisė,
  


Lajmet e fundit
Beteja pėr imazh Beteja pėr imazh
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit



Lajmet te ngajshme
Lufta e yjeve Lufta e yjeve
Shėn Naumi, njė ēėshtje e harruar nga shqiptarėt Shėn Naumi, njė ēėshtje e harruar nga shqiptarėt
Fakte historike nga lufta e shqiptarėve pėr flamur ne shekuj Fakte historike nga lufta e shqiptarėve pėr flamur ne shekuj
UNMIK-u me rol tė ri UNMIK-u me rol tė ri
Mėnyrat pėr tė shporrur diktatorėt Mėnyrat pėr tė shporrur diktatorėt
Shqipėri, kompanitė italiane, investime gjigande nė energjetikė Shqipėri, kompanitė italiane, investime gjigande nė energjetikė
Pėr Del Ponten dhe Sudetiqin shqiptarėt janė popull primitiv Pėr Del Ponten dhe Sudetiqin shqiptarėt janė popull primitiv
Nga Olimpi nė udhė pa krye Nga Olimpi nė udhė pa krye
Ēfarė t’i bėjmė armikut tė brendshėm? Ēfarė t’i bėjmė armikut tė brendshėm?
Teuta: Sot kujtoj me dhimbje vdekjen e Enverit, mbi tė u hodh baltė Teuta: Sot kujtoj me dhimbje vdekjen e Enverit, mbi tė u hodh baltė
Google Yahoo MSN