E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Nė gjumė, problemet zgjidhen mė mirė
Nė gjumė, problemet zgjidhen mė mirė
Nė gjumė, problemet zgjidhen mė mirė
ndrrat qė shohim mė shpesh, sqarojnė situata tė ndryshme, qė I pėrjetojmė nė edhe nė zgjim.Prandaj shpjegimi I tyre, ndonjėherė na ndihmon tė gjejmė ēelėsin e zgjidhjes, pėr shumė probleme nė jetėn reale.

Ju ka ndodhur që të shihni ëndrra, pjesën më të madhe të të cilave nuk e mbani mend. Por, janë disa prej tyre që duket sikur I shihni më shpesh. Nëse do të mbanit një ditar të rregullt me siguri, do të vinit re, që ëndrra të tilla, shpjegojnë më së miri gjendjen emocionale në jetën reale, probleme të të përditshmes, që ju shqetësojnë edhe pasi keni rënë në një gjumë të thellë.

Por, mos kujtoni se këto janë vetëm ëndrrat tuaja, sepse të gjithë njerëzit duket se frikën, stresin, pasigurinë, etj në ëndërr I përjetojnë njësoj.

Prandaj, në këtë shkrim shpjegohen, origjina e ëndrrave që shihen më shpesh nga të gjithë njerëzit, e që ndonjëherë sipas këtij shpjegimi gjenden edhe zgjidhjet e problemeve në jetën e vërtetë. Me siguri do të jeni dakord me ne, nëse themi se këto janë ëndrrat më të zakonshme që shohim.

Kur sheh që ju ndjek dikush

Këto lloj ëndrrash, vijnë si pasojë e ndonjë situate të vështirë që jeni duke përjetuar në realitet. Nëse në zgjim, jeni duke përjetuar ndjesi që lidhen me ankth, tension, frikë, është normale që t’u shfaqen ëndrra ku ju jeni duke vrapuar nga frika, për t’I shpëtuar dikujt që ju ndjek nga pas.

Të vrapuarit është një përgjigje instiktive për t’ia mbathur nga rreziku.

Zakonisht skenari i ëndrrave është pothuajse i njëjtë: ëndërruesi, ndihet I frikësuar nga dikush që po e përndjek dhe që kërkon ti bëjë keq.

psyho
psyho


Këto ëndrra, janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj frikës, stresit apo situatave të ngjashme që përjetohen në jetën e përditshme. Por, në vend që të përballeni me problemet, ju ia mbathni prej tyer, këtë e tregon mësë miri ëndrra juaj.

Pyeteni veten, kush apo çfarë e shkakton frikën tuaj, dhe nga kush poi a mbathni. Ndoshta do ta gjeni një përgjigje ndaj frikës që ju mundon në jetën përtej ëndrrave.

Ka shumë mundësi që “ndjekësi” I ëndrrës, mund të jeni vetë ju. Në këtë mënyrë ju përfaqësoni, zemërim, xhelozi, zili, frikë, ndonjëherë edhe dashuri, të cilat në ëndërr shfaqen nëpërmjet kërcënimit, prej të cilit jeni duke ia mbathur.

Kur shihni një ëndërr të tillë, do të bëni mirë të përballeni me rrezikun, madje ta pyesni përse ju ndjek. Kështu do të gjeni një përgjigje të asaj që ju shqetëson në të vërtetë.

Kur sheh që të bien dhëmbët

Kjo është një nga ëndrrat e zakonshme, që I shohin të gjihë njerëzit. Në përgjithësi, në ëndrra të tilla, duket sikur dhëmbët bien shumë lehtë me një prekje të dorës. Nuk janë ëndrra të frikshme, dhe nuk krijojnë gjëndje ankthi te ai/ajo që I sheh, por megjithatë imazhi I tyre, vazhdon të mbetet në mendjen e ëndërruesit, për një kohë të gjatë edhe pas zgjimit.

Dy janë shpjegimet kryesore për ëndrra të tilla:

E para ka të bëjë me pamjen e jashtme dhe seksualitetin. Dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen e njeriut.

Një buzëqeshje ku duken qartë shenjat e dhëmbëve të bukur dhe të shëndetshëm, është një prej armëve më të fuqishme të joshjes dhe të flirtimit.

Prandaj, të rënit e tyre në ëndërr, nënkupton frikën e të mos qenit të bukur, ose e frikës së të mos qenit seksualisht tërheqës dhe në rastin më të keq të ndonjë impotence seksuale.

Të zakonshme janë këto ëndrra, edhe kur ëndërruesit I duket sikur po plaket, dhe bashkë me plakjen është duke humbur rininë dhe bukurinë.

psyho
psyho


Kur sheh sikur rrëzohesh

Ëndrrat sikur rrëzoheni nga një lartësi, janë shumë të përhapura. Por, nuk është e vërtetë, ashtu siç besohet nga shumë, se nëse nuk zgjohesh në momentin pa goditur ende kokën,ëndërruesi do të vdesë.

Ëndrra të tilla, janë shenja pasigurie, ankthi dhe një gjendje të pastabilizuar.

Këto ndjesi mund t’i referohen marrëdhënieve në punë, apo marrëdhënieve të tjera, ku ju ndiheni të pasigurtë dhe keni ndjesinë se nuk keni mbështetje. Prandaj, edhe në ëndërr në njëfarë mënyre, ju rrëzoheni sepse krejt papritur keni humbur kontrollin. Kjo është një ndjesi, që në fakt është e njëjtë me atë që po përjetoni në jetën reale.

Një shpjegim tjetër, lidhet me inferioritetin apo dështime që ju mund të keni përjetuar në situtata të caktuara. Ndoshta, mund të jetë frika e humbjes së një provimi apo e një pozicioni të mirë pune, mund të jetë humbja e statusit actual, por ndoshta edhe frika e humbjes së një dashurie.

Sipas teorisë së Frojdit, kur shihni një ëndërr të tillë, në fakt ky thjesht tregon një impuls seksual të personit që është duke ëndërruar, një impuls që në këtë mënyrë gjen hapësirën për tu shfaqur paturpësisht.

Kur sheh sikur ngel në provim

Të ëndërrosh sikur jep një provim, tregon se nënjëfarë mënyre ju i jeni nënshtruar një lloj testimi, ku duhet të jepni më të mirën e vetes suaj.

Këto lloj ëndrrash janë të zakonshme, kur personat që I shohin janë duke kaluar një periudhë stresi.

Prandaj, edhe në ëndërr duket sikur nuk i përgjigjeni dot pyetjeve të provimit, për arsye të ndryshme, përshembull provimi është në gjuhë të huaj, ju paraqiteni me vonesë dhe pedagogët nuk ju lejojnë të hyni në provim, minutat kalojnë dhe ju nuk arrini ta mbaroni në kohë, ju thyhet stilolapsi e shumë pengesa të tjera që thjesht ndikojnë, që ju të mos e kaloni provimit.

Zakonisht, këto lloj ëndrrash kanë të bëjnë me vetvlerësimin dhe sigurinë që ju mungon gjatë kësaj periudhe. Ju shqetësoheni se nuk jeni në lartësinë e duhur të pritshmërive të njerëzve.

Njëkohësisht mund të jeni duke përjetuar frikën e ndonjë refuzimi, për shkak të përgatitjes suaj të dobët.

Ju ndiheni nervozë, të pasigurt dhe të gatshëm për t’u viktimizuar, duke arritur që vetvlerësimi juaj të jetë në shkallën 0.

Rrallëherë, ëndrra të tilla lidhen me vështirësitë që mund të paraqesë një provim.

Megjithatë, janë përjetime të drejtpërdrejta të emocioneve që keni treguar në raste provimesh.









Publikuar: 25.06.2008 03:11:56
Lexuar: 129 herė
Fjalėt kyēe: Gjumė, problemt, zgjidhen, mirė,
  


Lajmet e fundit
Si tė veprohet kundėr reumės? Si tė veprohet kundėr reumės?
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?



Lajmet te ngajshme
Gjestet flasin pėr ndjenjat dhe mendimet e meshkujve Gjestet flasin pėr ndjenjat dhe mendimet e meshkujve
Lamtumirė fjalė tė kota Lamtumirė fjalė tė kota
Rregulla tė arta mbi komunikimin nė ēift Rregulla tė arta mbi komunikimin nė ēift
Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė
Kėshilla tė eksperteve pėr tė shmangur stresin Kėshilla tė eksperteve pėr tė shmangur stresin
Tė jemi apo tė mos jemi prind? Tė jemi apo tė mos jemi prind?
Psikodiagnostika Psikodiagnostika
Jeta nė bashkėsi i mbetet sė kaluarės Jeta nė bashkėsi i mbetet sė kaluarės
10 mėnyrat pėr tė qenė e lumtur 10 mėnyrat pėr tė qenė e lumtur
Njih veten, pastaj martohu! Njih veten, pastaj martohu!
Google Yahoo MSN