Nė kohėn kur i tėrė interesimi ėshtė i koncentruar nė 4 pėrfaqėsueset mė tė mira nė EURO 2008, njė pjesė tjetėr e futbolldashėsve kishin organizuar njė garė tjetėr.
Gara tjetër ishte po ashtu në futboll mirëpo me robotë ndaj edhe e quajtën "EUROBY 2008"
Kampionati evropian i futbollit me robotë u mbajt në Linz. Çdo ekip kishte nga një drejtues të robotëve, ndërsa në fillim të ndeshjes kishte edhe arbitër.
Tifozët e pranishëm edhe pse nuk ishin të veshur me fanella të kombëtareve të tyre, ata me vëmendje të madhe ndiqni këto gara po thuajse me të njëjtin përkushtim sikurse ato të EURO 2008. Krahas asaj se përfaqësuesja e Austrisë në EURO 2008 kishte debutuar dhe u eliminua në fazën e parë, në kampionatin e robotëve austriakët erdhën deri në finale. Sllovenia në finale me rezultatin 9:1 e mundi Austrinë. Robotët gjatë garave përdorën inteligjencë artificiale dhe kamera që ndodhej në to e cila regjistronte pozitën e topit dhe lojtarit tjetër 120 herë në sekondë, para se të marrë hapin e ardhshëm. Rolin e vetëm në këtë kampionat njerëzit e kishin si spektatorët pasi që komandoi për ndeshjen i merrnin vetë robotët. Organizatorët e këtij turneu shpresojnë se në të ardhmen robotët mund të zhvillojnë një ndeshje kundër lojtarëve të vërtetë.
Në këtë kampionati morën pjesë inxhinier nga Gjermania, Rusia, Kroacia, Austria dhe Kanada./alsat-m